Më se 200 stripa të krijuar nga 80 piktorë brenda disa viteve të fundit mund të shihen në Galerinë e Lidhjes së Piktorëve Bullgarë. Ata janë të bashkuar nën emrin “Sofja Komiks Ekspo 2017”. Kjo është ekspozita e dytë kombëtare pas asaj në vitin 2013, në të cilën piktorë nga të gjitha brezat prezantuan stilet dhe pamjet e ndryshme të vizatimeve bullgare – stripa. Në thelbin e të dy ekspozitave është projekti “Dëga” (Ylber) i cili bashkon krijues nga revista me të njëjtin emër dhe nga Lidhja e Piktorëve Bullgarë.
“Para kohe kishte vetëm një reviste stripi – ajo franceze “Pif”, e cila vështirë blihej, sepse sosej shumë shpejtë – kujton piktori Petër Stanimirov. – Kur në vitin 1979 në revistën “Dëga” dolën tregime në vizatime, sepse fjala “stripi” komiki, atëherë ishte e ndaluar, fëmijët i mirëpritën. Për këtë arsye revista jonë kishte një tirazh shumë të lartë. Fëmijët e sotëm gjithashtu pasionohen pas stripit, sepse mjetet e tij shprehëse janë universale.”
Në vitet e socializmit revista shumë shpejtë iu dha jetë historive aventureske. Mirëpo, vitet e fundit stripi më shpesh realizohet si porosi të ndonjë fondacioni, i cili dëshiron të propagandojë idetë e tij. Lidhur me këtë Petër Stanimorov shpjegon:
“Është e domosdoshme të ketë stripi me tema historike. Me më shumë rëndësi është se si realizohen ato, me çfarë qëllim bëhen. Vizatimet në stripi nuk duhet t’u shërbejnë interesave politike. Në revistën “Dëga” gjithashtu kishte vizatime historike me temën “Eleman – ushtari i khanit Tervell”. Ky ishte një tregim pa pretendime për vërtetësi historike, sepse nuk dimë mirë historinë tonë të lashtë. Për fat të keq tani ka botime me emra të khanëve bullgarë, për të cilët asnjeri nuk mund të garantojë se historitë për ata pushtetarë janë të vërteta. Sipas meje gjëja e vetme e cila përputhet me realitetin është emri i khanit.”
Për fat të keq për tregimet me vizatime (stripi) të cilat linden spontan në imagjinatën e krijuesve nuk ka botues. Kështu piktorët e rinj janë të detyruar të vizatojnë për skenaristë të huaj dhe për botime të huaja, si dhe për industrinë e lojërave evropiane dhe amerikane.
“Vizatimi i stripi-t është një punë me vete – pranon Petër Stanimirovi. – Është mirë se në se skenari do të jetë gati paraprakisht. Mirëpo, shpesh piktorët vet mendojnë edhe skenarin. Atëherë puna bëhet edhe më e vetmuar. Për të krijuar një stripi njeriu duhet të ketë dituri në fushën e regjisë, mjeshtërisë prej operatori, dhe të jetë në gjendje të përfytyrojë se si do të duken vizatimet si një film. Nuk mjafton të jesh shkrimtar i mirë, më tepër është e domosdoshme të mendosh si regjisor. Nuk jam i mendimit, se secili mund të shkruajë skenar për stripi-n. Vizatimi është procesi më i lehtë, në se njeriu disponon përvojë dhe talent.”
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Fotografi: Diana Cankova
Pak ditë më parë në qytetin tonë të Detit të Zi Burgas u hap një hapësirë ku arti, shkenca dhe magjia i japin dorë njeri tjetrit. Mysafirët e Muzeut të ri të së Pamundshmes transportohen në botët paralele për të mësuar më shumë rreth universit...
Institucioni më i madh i arsimit të lartë në Portugali ka 252 000 studentë, 20 000 prej të cilëve janë nga kombësi të tjera. Në këtë konglomerat të veçantë kulturash, një vend të veçantë për më shumë se 30 vjet ka edhe kultura bullgare. Lektorati i..
“Njeriu e kupton se çfarë është atdheu kur e humb atë. Nëse je në shtëpi, ndez radion, dëgjon muzikën popullore, flet bullgarisht, shkon në teatër edhe atje flitet bullgarisht. Vetëm kur humbet gjithë këtë mund tia kuptosh mungesën” – thotë Radosllava..