Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Dita e Shën Andreut – legjendat, besimet dhe zakonet

БНР Новини

Dita e Shën Andreut është një festë e madhe. Më 30 nëntor kisha nderon Shën Apostullin Andrej i Parëthiruri. Në kishat ortodokse shërbehet një meshë festive, një pjesë prej saj është psali, drejtuar apostullit të shenjtë. Si i parëthirrur midis apostujve dhe vëlla i më të lartit prej tyre, lutu, Andre, Zotit Krisht: për t'i dhënë paqe universit dhe shpirtrave tanë një mëshirë të madhe.

Për bullgarët Shën Apostulli Andrej i Parëthiruri është një shenjtor shumë i respektuar, i zgjedhur në të kaluarën për përkrahës të familjes. Ka dëshmi se apostulli gjithashtu ka predikuar nëpër tokat e sotme bullgare. E kanë nderuar dhe bullgarët, të cilët kanë migruar në Itali gjatë shekullit të 7, shënojnë disa historianë. Më 30 nëntor festojnë ditën e emrit Andrea, Andreja, Andrian, Adriana, Përvan...Në gjuhën greke Andrej do të thotë njeri i guximshëm, trim, mashkullor. Prandaj në këtë ditë festojnë dhe njerëzit të cilët mbajnë emrat Hrabër, Hrabrin, Hrabrina. I vendosur në kufirin midis vjeshtës dhe dimrit, dita e Shën Andreas lidhet me tradita dhe rite të cilat bëhen për shëndet dhe begati.

Në përfytyrimet folklorike bullgare Shën Andrea është i lidhur me ariun - grabitqari më i madh, i cili jeton në pyjet tona. Një nga legjendat më të njohura tregon se si ai është larguar në mal në agjërim dhe lutje. Rreth tij shpesh është vërtitur një arushë. Shenjtori e ka zbutur dhe një ditë i ka hipur kafshës, që të mund të shkojë deri në manastirin e afërt dhe të marrë kungim.

Sipas një historie tjetër, po kështu të shpërndarë gjerësisht, në një mëngjes të herët Shën Andreu ka mbrehur një ka në plug dhe ka filluar të lërojë tokën. Por nga pylli i afërt ka ardhur arusha dhe e ka ngrënë kaun i cili ka qenë i mbrehur në plug. Atëherë shenjtori e ka kapur fort kafshën, e ka mposhtur dhe e ka mbrehur në plug. Në këtë mënyrë me arushën në vend të kaut ai ka përfunduar punën e tij.

Traditat folklorike të Shën Andres i janë kushtuar arushës, si dhe përfytyrimit se dita fillon të shtohet me një kokërr misri çdo ditë. Prandaj festa quhet akoma Meçkinden /dita e arushës/, Edrej, Edrevden e të tjera. Në traditën bullgare arusha është simboli i begatisë dhe i pjellorisë. Kjo shpjegon dhe ndalimin që nuset e reja të mos të marrin pjesë në festë. Qime të marra nga arusha i kanë përdorur për shërimin e trembjes. Më shpesh kanë paguar për pak nga qimja e kafshëve të dresuar, me të cilat pronarët e tyre kanë shkuar nëpër fshatra deri vonë në vjeshtë. Vizita e arushës dhe e pronarit të saj është konsideruar si një shenjë e mirë - do të ketë shumë dëborë, një rendiment i mirë dhe shumë shëndet për njerëzit dhe për kafshët. Njerëzit i kanë paguar pronarit të kafshës “ të mund t'i shtypë pak arusha për shëndet”. Arushë dhe pronar të saj ka dhe mes personazheve të lojërave të kukerve dhe të traditave të lidhura me karnavalet. Populli thotë se, arusha vritet vetëm në qoftë se është bërë e egërsuar. Për ndryshe ajo është kafsha më e fortë dhe prej saj ka frikë edhe ujku. Kuptohet, asnjë  nuk do të donte ta takojë arushën në mal. Prandaj ka dhe një anekdotë folklorike. Një gjyshe  i ka propozuar një fshatari t'i bëjë një magji, në mënyrë që të mos e prek arusha në qoftë se e takon. Kurse ai është përgjigjur: më mirë o gjyshe më bëj magji që ajo asnjëherë të mos të më takoj!”

Në këtë ditë në shumë vendbanime të ndryshme dhe sot zihen  në një kazan të përbashkët drithëra. Më mirë ato bëhen në një poçe prej balte. Kjo bëhet  që të mund të ketë bereqet dhe çdo gjë e cila mbillet të mund të shtohet . Është e shpërndarë dhe tradita të hidhet misër i zier nga oxhaku. Misri është i caktuar për arushën: “Ha, o arushe një kukuruz të zier, që të mos të hash njerëz të gjallë dhe të mos të hash mallin e njerëzve!” Etnografi i madh bullgar Dimitër Marinov shkruan, se në krahinat e veçanta të Bullgarisë kanë ekzistuar tradita të ndryshme, të cilat nuk janë të përbashkëta. Për shembull në rrethin e Nova Zagorës në këtë ditë kanë bërë kokoshka dhe kanë zier grurë - po kështu në emër të arushës dhe për bereqet. Në vende të tjera kanë zier vetëm grurë dhe u kanë dhënë për të ngrënë fqinjëve dhe njerëzve të njohur.

Në krahinën e qytetit Teteven, përveç misrit, në poçe kanë vënë dhe fruta-dardhë, kumbulla, fara kungulli...Kurse në rrethin e Panagjurishtes derisa kanë hedhur nga oxhaku kanë brohoritur me forcë: ”Të kesh shëndet gjyshe arushë!” Në disa vende në këtë ditë kanë pastruar grurin, të cilin më vonë e kanë bluer - që të jetë gruri kokërrmadh dhe të mund të japë më shumë miell.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Lojëra, beteja dhe atraksione - festivali antik "Nike - loja dhe fitorja" pranë Veliko Tërnovos

Gjatë gjithë të shtunës, më 25 maj, rezervati arkeologjik Nikopolis ad Istrum pranë Veliko Tërnovos do të presë edicionin e shtatë të Festivalit Antik "Nike - loja dhe fitorja" . Këtë vit në ngjarje do të ketë pjesëmarrës nga Austria, Gjermania,..

botuar më 24-05-25 5.05.PD

Festojmë Ditën e Shën Llazarit

Në ditën e tetë para Pashkëve, ne festojmë Ditën e Shën Llazarit. Është e para nga tre festat kryesore të krishtera që lidhen me mrekullinë e Ringjalljes, e ndjekur nga e Diela e Palmave dhe Pashkët. Festa festohet çdo vit në data të ndryshme, por..

botuar më 24-04-27 8.05.PD

Tradita e daullexhinjve ose ndryshe kush i zgjon myslimanët gjatë Ramazanit

Dita e Arafatit është dita e fundit nga ditët e shenjta për myslimanët në muajin e Ramazanit. Në Islam, kjo është dita më fisnike e vitit, dhe lidhet me privimet e rënda 30-ditore - "agjërimin". Ngrënja e bukës dhe pirja e lëngjeve dhe e ujit bëhet vetëm..

botuar më 24-04-09 9.05.MD