“Koncerti i është kushtuar Sinatrës dhe rolit të tij në Vegas në fillim të viteve 60 të shekullit të kaluar – thotë Vasill Petrov. – Në atë kohë shou biznesi u ringjall, kurse personat kryesorë ishin Sinatra dhe kompania e tij The Rat Pack, ose banda “Minjtë”, siç i quanin - Dean Martin, Sammy Davis Jr., Peter Lawford and Joey Bishop. Ata ishin njëkohësisht komikë, valltarë, aktorë, këngëtarë...Në të njëjtën kohë corps de ballet u përfshi në shou. Në spektaklin tonë gjithashtu ka balet. Posaçërisht për shfaqjen tonë do të marrë pjesë si solist Bruce Johnson nga SHBA-ja – një miku im, i cili ka një bas bariton të jashtëzakonshëm. Bashkë me të do të paraqitim një arie të Ol' Man River – një prej mjuzikëllave të parë të Jerome David Kern dhe Oscar II Hammerstein II. Në skenë do të jenë gjithashtu Vesella Boneva, Hilda Kazasjan, Valeria Stojanova. Ka gjithashtu një këngë drejtuar Las Veagist etj. Me këtë koncert desha ta tërheqë vëmendjen e publikut ndaj një periudhe të mrekullueshme në historinë e shou biznesit.”
Nga Vasill Petrovi mësuam disa prej titujve në program. Ndër ta kuptohet janë këngët – emblemë të Francis Sinatrës - "My way", "Fly me to the moon", "Come fly with me", "Something stupid", "New York, New York" … si dhe shumë të tjera – nga swing-u përmes baladave xhaz e gjer te bossa nova. Koreografët e baletit janë Stanisllava Goçeva dhe Ani Gançeva, regjisorë të spektaklit – Rumen Grigorov dhe Aleks Bornaz.
Përgatiti në shqip: Vesella MançevaNjë nga këngët pjesëmarrëse në Konkursin "Burgas dhe Deti" 2024 është "Ti më premtove" në interpretim të Ansamblit Vokal “HighLight”. Në të u mblodhën 20 këngëtarë të rinj të talentuar nga HighLight Singing Academy. Disa prej tyre tashmë janë fitues..
Dy autorë dhe interpretues të talentuar u bashkuan në një duet. Robi dhe Dara Ekimova krijuan bashkë muzikën dhe tekstin e këngës "Nëse telefonon". Aranzhimin e bënë Robi dhe Martin Nikollov. Robi tregon për krijimin e këngës: "Një mbrëmje i..
Shtëpia e Kulturës "Sredec" në Sofje shënon 50 vjetorin e saj me një sërë ngjarjesh muzikore nën titullin "Ishulli i Muzikës". Në këtë mënyrë, Shtëpia e Kulturës "Sredec" u jep një skenë profesionistëve të dëshmuar dhe të rinj - këngëtarë dhe..