Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Dy ekspozita paralele në Sofje tregojnë tmerrin e “Aushvicit” dhe të hebrenjve të shpëtuar nga Bullgaria

БНР Новини
Foto: institutpolski.org

#WeRemember është titulli, me të cilin sivjet Ministria e Punëve të Jashtme zgjodhi të tregojë simpatinë e vet ndaj Ditës ndërkombëtare për përkujtimin e viktimave të Holokaustit - 27 janar. Në iniciativë u përfshinë mbi 120 nëpunës nga të gjitha drejtoritë e Dikasterit diplomatik, të cilët postuan në faqet e veta në rrjetet sociale  një fotografi të përbashkët me mesazhin “Ne mbajmë mend!”. Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e punëve të jashtme Ekaterina Zaharieva rikujtoi ngjarjet rreth shpëtimit të 48 000 izraelitëve bullgarë gjatë periudhës së Luftës së Dytë Botërore. Sipas fjalëve të saj kjo vepër e popullit bullgar gjithmonë do të mbahet mend dhe do të përmendet nga e gjithë bashkësia ndërkombëtare.

Në këtë ditë më e rëndësishmja është të japim shembull me veprimet tona personale, se gjuha e urrejtjes dhe e dhunës janë absolutisht të papranueshme” – me këto fjalë ministrja Ekaterina Zaharieva hapi në godinën e Ministrisë së Punëve të Jashtme ekspozitën “Përtej detyrës”, kushtuar Ditës ndërkombëtare për kujtimin e viktimave nga “kampet e vdekjes”. Ajo prezantoi veprimtarinë e 36 diplomatëve prej 21 shteteve, të cilët kanë shpëtuar qindra izraelitë me rrezik për jetën e tyre personale gjatë Luftës së Dytë botërore. Ekspozita është përgatitur nga Ambasada e Izraelit dhe është në bazë të projektit të Qendrës botërore për rikujtimin e viktimave të Holokaustit “Yad Vashem”. Në lidhje me këtë Organizata e izraelitëve në Bullgari “Shallom” dalloi bullgarët e merituar në kuadrin e fushatës së vet “75 vjet - personat dhe fytyrat e paharrueshme të shpëtimit”.

Në momentin, kur Bullgaria po shënon 75 vjet nga shpëtimi i hebrenjve të vet, në Sofje ndodhet dhe një ekspozitë tjetër, e siguruar nga Muzeu shtetëror “Auschwitz-Birkenau” në Poloni, i cili sivjet feston 70 vjet nga krijimi i vet. Kampi gjerman i përqendrimit “Auschwitz-Birkenau” është simboli i Holokaustit dhe vendi më i njohur i gjenocidit në botë. Gjatë vitit 2005, gjatë kohës së 60 vjetorit nga çlirimi i kampit, Asambleja e Përgjithshme e OKB-së shpall 27 janarin për ditën ndërkombëtare për përkujtimin të viktimave të Holokaustit. Që të prezantojë ekspozitën “Njerëzit dhe ngjarjet. 70 vjet një veprimtari të Muzeut shtetëror “Auschwitz-Birkenau” në Sofje mbërriti personalisht zëvendës drejtori i tij Anxhej Kacozhik. Ai rikujtoi se, ky muze është hapur si rezultat i përpjekjeve  të ish të burgosurit në kampet e përqendrimit, kurse akti formal, me të cilin bëhet kjo është ligji i posaçëm i pranuar nga Kuvendi i Polonisë gjatë vitit 1947. Atëherë një pjesë nga kompleksi i kampit është kthyer në muze, i cili është një farë monumenti dhe dëshmi për krimet naziste në Poloni. Misioni kryesor i muzeut është të zhvillojë veprimtari arsimuese dhe të ruajë dëshmitë e atyre, të cilët janë shpëtuar, si dhe konservimi dhe mirëmbajtja e çdo gjëje, që ka mbetur nga ish-kampi i vdekjes. Ekspozita “Njerëzit dhe ngjarjet” është mund të shihet Institutin kulturor polak në Sofje dhe do të mbetet aty deri më 15 shkurt.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Personaliteti i Vasill Levskit vazhdon të lidhë bashkatdhetarët tanë jashtë vendit

152 vjet pasi Bullgaria humbi birin e saj të dashur, luftëtar për një shtet të lirë, të pavarur dhe tolerant - Vasill Levski, personaliteti i tij vazhdon të emocionojë dhe të frymëzojë zemrat e bullgarëve të të gjitha brezave. Historianët vazhdojnë të..

botuar më 25-02-19 5.10.MD
Kirill Vëllçev

BTA prezanton një font unik me rastin e përvjetorit të saj

Më 16 shkurt 2025 bëhen 127 vjet nga botimi i buletinit të parë të Agjencisë Telegrafike Bullgare (BTA), të nënshkruar nga drejtori i parë i saj Oskar Iskander. Agjencia u krijua në vitin 1898 me një dekret të Princit Ferdinand I, i modeluar sipas Agjencisë..

botuar më 25-02-16 7.55.PD

Gëzuar 89 vjet, Radio Bullgaria!

Më 16 shkurt Radio Bullgaria feston 89 vjetorin e saj. Gjatë gjithë këtyre viteve, media jonë shumëgjuhëshe ka qenë jo vetëm një kanal informacioni, por ka krijuar një lidhje të paçmuar me audiencën tonë në mbarë botën. Sot Radio Bullgaria ofron përmbajtje..

botuar më 25-02-16 6.45.PD