Të Lidhurit e Djathit është një festë, e cila gjithnjë bie ditën e diele shtatë javë para Pashkës së Madhe. Bullgarisht ka emra të ndryshëm si për shembull Sirni Poklladi, Proshçani Poklladi, Proshka, Proçka, Orata, Sirni Zaproshka... Këtë ditë njeriu duhet të kërkojë ndjesë nga të afërmit dhe të falë fajin dhe gabimet e të tjerëve. Në të kaluarën riti i kërkimit të ndjesës zgjatej që nga e diela e Të Lidhurit të Mishit deri te e diela e Të Lidhurit e Djathit, pra një javë të tërë. Të rinjtë frekuentuan të moshuarit, ndërsa çiftet familjare – kumbarët, për të kërkuar ndjesë për gabimet е bëra. Ata u përulën dhe pasi ua puthnin dorën e të moshuarve thuan: “Me falni!” dhe pritën përgjigjen “Të falet!”. Tradita është, se pas kërkimit të ndjesës të gjithë të ulin pranë trapezës festive. Kjo është tryeza e fundit, në të cilën lejohen produktet e qumështit, përfshi dhe djathi, nga vjen emërtimi Të Lidhurit e Djathit. Një javë para kësaj ndalohet mishi – në të dielën e Të Lidhurve të Mishit.
Një rrip i kuq, një vezë e zier dhe hallvë e bardhë – këto janë gjërat e nevojshme për momentin më të gëzuar të festës së Të Lidhurit të Djathit.
Këtë e dinë edhe fëmijët, sepse riti “micërim” zbatohet deri në ditët tona në Bullgari. Me siguri hallva është një dukuri e re dhe ka hyrë ndër ushqimet rituale më vonë. Dikur mbi trapezë lidhnin një rrip të kuq ose një verore. Në fundin e lirë të rripit vinin një vezë, një copë djathi dhe një qymyr. Pastaj e tundnin rripin dhe ai lëvizej në rrotull afër secilit që është ulur në trapezë. Ai që e kapte me gojë, do të ishte i shëndoshë dhe i lumtur gjatë tërë vitit. Riti mbaronte me ndezjen e rripit. Njerëzit besonin se po të digjte mirë, do të kishte të lashta të pasura.
Një nga zakonet është të ndizen zjarre të mëdha, kurse fëmijët të hedhin pishtarë të ndezur që të dëbojnë të keqen dhe dimrin. Kapërcimi i zjarrit bëhet për shëndet dhe për mbrojtje. Sipas besimeve popullore, ai që e kapërcen zjarrin, bëhet i paprekshëm. Në mbrëmjen festive të Të Lidhurit të Djathit këndohen këngë dhe hidhen valle.
Në shumë fshatra pas ndezjes së zjarreve djemtë hidhnin shigjeta të ndezura në oborrin e vajzës, të cilën e pëlqenin. Prandaj ditën para Të Lidhurit të Djathit prindërit e vajzave të pamartuara mbusheshin enë me ujë dhe mbulonin çatitë me stofra të lagura për të pritur ato “shpjegime të zjarrta në dashuri”.
Djemtë kryenin dhe një zakon tjetër – derisa i hidhnin shigjetat, thoshin vjersha të posaçme, disa prej të cilave madje me një kuptim të pahijshëm. Por prindërit nuk e vënin re këtë sjellje. Në këtë ditë lejoheshin fjalë dhe veprime më të lira. Sepse gjatë kreshmëve nuk do të kishte as valle festive, as trapeza të pasura.
Ditën e hëne pas së dielës së Të Lidhurit të Djathit, të quajtur Kukerovden (Dita e Burrave të Maskuar), në shumë vendbanime shtëpi më shtëpi vajtën burra të veshur me petka grash. Edhe më sot tringëllima e zileve të tyre me përmasa të ndryshme dhe maskat e tmerrshme, janë simbol i forcës pastruese, e cila dëbon të keqen dhe hap rrugën e së mirës.
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Foto: BGNES
Në rrëzë të parkut pyjor të qytetit të Momçillgradit në malin е Rodopeve, zhvillohet edicioni i dytë i Farmfestës "Momçillgrad". Festivali i fermerëve u ofron vizitorëve të tij pjata të shijshme nga Rodopet, njohje me kafshët dhe racat vendase,..
Gjatë gjithë të shtunës, më 25 maj, rezervati arkeologjik Nikopolis ad Istrum pranë Veliko Tërnovos do të presë edicionin e shtatë të Festivalit Antik "Nike - loja dhe fitorja" . Këtë vit në ngjarje do të ketë pjesëmarrës nga Austria, Gjermania,..
Në ditën e tetë para Pashkëve, ne festojmë Ditën e Shën Llazarit. Është e para nga tre festat kryesore të krishtera që lidhen me mrekullinë e Ringjalljes, e ndjekur nga e Diela e Palmave dhe Pashkët. Festa festohet çdo vit në data të ndryshme, por..