Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Gjendja financiare e bashkive mbetet shqetësuese, megjithëqë gjatë vitit 2017 u regjistrua një përmirësim

БНР Новини
Foto: arkiv

Ministria e Financave botoi të dhëna për gjendjen financiare të bashkive në Bullgari gjatë vitit 2017. Sipas tyre shihet një përmirësim. Niveli mesatar i borxheve bashkiake si përqindja e të ardhurve dhe subvencionimeve u ul  në 48.08 për qind në vitin 2017 përderisa në vitin 2016 ishte 49.16 për qind. Nga 7.25 për qind në 5.58 për qind u ulën detyrimet e vonuara. Nga lista e shërimit financiar në vitin 2018 u hoqën 21 bashki, por u shtuan 2 të reja. Që nga viti 2016 në këtë listë janë nëntë bashki pa shënuar asnjë përmirësim.

Përmirësimi në fjalë u konstatua edhe në mbledhjen e përgjithshme të Shoqatës së Bashkive – organizatës më të madhe joqeveritare në vend, që u mbajt para afro një muaji në Sofje. Udhëheqja e shoqatës pranoi, se gjatë vitit të fundit makro-suazat e financimit të bashkive ishin më të mira. U siguruan më shumë mjete për arsim, shërbime sociale, shëndetësi. Vëmendja u përqendrua edhe mbi disa fakte shqetësuese. Presidenti  Rumen Radev, i cili u ftua të asistojë në mbledhje, paralajmëroi, se në Bullgari akoma nuk aplikohet modeli evropian i decentralizimit të bashkive, i cili lëviz progresin në shumë shtete.

Sipas të dhënave të Institutit të Ekonomisë së Tregut gjatë vitit 2016 të ardhurat e pushtetit vendos si raport ndaj produktit të brendshëm bruto të Bullgarisë arrijnë mezi 7 për qind, pasi niveli mesatar për BE-në është 15.6 për qind. Pasi pushteti qendror refuzon të ndërmarrë hapa realë për decentralizim financiar, bashkitë bullgare shtojnë tatimet. Gjatë vitit 2017, për të cilën Ministria e Financave evidenton përmirësim në gjendjen financiare të bashkive, shihen 62 raste të rritjes së tatimeve dhe taksave vendore. Mezi 8 janë rastet e uljes së tatimeve dhe taksave. Sipas Institutit të Ekonomisë së Tregut modeli më i thjeshtë për sigurimin e mëvetësinë financiare të autoriteteve vendore është që të gjitha të ardhurat e tatimit të të ardhurve të hyjnë në thesarin e bashkive sipas parimit “paratë ndjekin kartën e identitetit”. Pasi në vitin 2015 u dështua prova të realizohet kjo ide, tema për transferimin e tatimit të përshtatshëm te bashkitë nuk diskutohet. Në praktikë pushtetarët propozojnë, që decentralizimi financiar të realizohet nëpërmjet shtimit të barrës tatimore, në vend që kjo të realizohet nëpërmjet ndarjes së tatimeve ekzistuese.

Si një shkak tjetër për problemet financiare të bashkive disa ekspertë tregojnë nevojën e sigurimit të bashkëfinancimit të projekteve evropiane, gjë që bëhet shkak për marrjen e huave dhe grumbullimin e borxheve. Në fakt bashkëfinancimi është një barrë suplementare për bashkitë. Ndaj kësaj shtohet edhe mbledhja e ulët e taksave dhe tatimeve.

Megjithëqë nuk është aktual debati për decentralizimin real dhe për transferimin e një pjese prej të ardhurve nga tatimet te bashkitë, puna e autoriteteve vendore vjen të sugjerojë se mungesa e decentralizimit është një problem real. Sipas Institutit të Ekonomisë së Tregut një ndryshim i tillë duhet të bëhet pas zmadhimit të bashkive dhe pas një ndarjeje të re territorial-administrative. Në se ekziston vullnet politik kjo mund të realizohet që në vitin 2018. Një qëndrim analogji shprehu në mbledhjen e përgjithshme të Shoqatës së Bashkive edhe presidenti Rumen Radev. Sipas tij përmirësimi i gjendjes së bashkive është një proces i mundshëm vetëm pas formimit të një politike efektive kombëtare për zhvillim regjional.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Komisioni Evropian do të zhvillojë fushata informuese për futjen e euros

Zëvendëskryeministrja në detyrë dhe ministrja e financave Ljudmilla Petkova, zëvendëspresidenti i Komisionit Evropian Valdis Dombrovskis dhe Komisioneri Evropian për Ekonominë Paolo Gentiloni nënshkruan në Luksemburg një Marrëveshje Partneriteti..

botuar më 24-04-12 11.34.PD
Bojko Borisov

Bojko Borisov: Shumë para u shpenzuan ilegalisht

“Shumë para u shpenzuan në mënyrë të paligjshme, gabimisht, duke shpërfillur raportin e Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe thirrjet e jokoalicionit për të shpenzuar me mençuri”, komentoi lideri i GERB-it, Bojko Borisov për gazetarët në Kuvendin Popullor...

botuar më 24-04-11 11.01.PD
Ljudmilla Petkova

Rezerva fiskale rezultoi të ishte më shumë se 3 miliardë leva (1.5 miliardë euro) më pak se sa u paralajmërua

Prioritetet kryesore për qeverinë e përkohshme në politikën financiare do të jenë hyrja e Bullgarisë në Eurozonë dhe qëndrueshmëria e financave publike. Këtë e njoftoi në një konferencë për shtyp zëvendëskryeministrja e re dhe ministre e financave,..

botuar më 24-04-09 6.19.MD