Presidenti turk shpalli kontrollin e plotë mbi qendrën e Afrinit
Presidenti i Turqisë Rexhep Erdogan shpalli, se nënreparte të Ushtrisë së Lire Siriane të përkrahur nga Forca të Armatosura Turke morën kontrollin e plotë mbi qendrën e Afrinit. Pushtimi i qytetit ishte qëllimi kryesor i operacionit ushtarak turk “Dega e Ullirit”, të cilin Ankaraja e nisi më 20 janar për të pastruar rajonin kufitar midis Sirisë dhe Turqisë nga repartet kurde për mbrojtjen e popullit. Pasi turqit e ashpërsuan ofensivën ditët e fundit më se 200 mijë civilë e braktisën Afrinin.
Para vizitës në Maqedoni ministri i jashtëm grek mori një letër plotë kërcënime
Vetëm disa ditë para vizitës zyrtare në Maqedoni ministri i jashtëm grek Nikos Koxijas mori një letër kërcënimi me një plumb përbrenda. Gjatë kësaj jave pritet, që ministri të prezantojë në Shkup një projekt marrëveshje për zgjidhjen e problemit me emrin. Sipas një informacioni jozyrtar të burimeve greke, ministri përfshiu në projekt pesë emra të reja të vendit. Ndër to ai preferon “Maqedonia e Re” dhe “Maqedonia e Sipërme”. Kushtet e palës greke për finalizimin e marrëveshjes janë ndryshimi i kushtetutës maqedonase dhe një tekst special për heqjen dorë nga pretendime territoriale.
Kryeministri i Maqedoni ka ndërmend të bëjë ndryshime në kabinet
Kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev njoftoi, se do të bëjë ndryshime në qeveri gjë pas së cilës pret që përkrahja për koalicionin në pushtet të shtohet. Supozohet se do të zhvillohen bisedime me të gjitha formacionet opozitare politike me përjashtim të VMRO-DPMNE-së. Ndryshimet në kabinet do të kontraktohen me ato forca dhe deputetë, të cilët pranojnë programin qeveritar për përfshirje në shumicën parlamentare.
Thirrje e presidentit serb drejt kombit
Në një thirrje të jashtëzakonshme drejt kombit lidhur me problemin kosovar dhe situatën e rëndë demografike në Serbi, presidenti serb Aleksandër Vuçiç tha, se në se shqiptarët nuk do të bëjnë kompromis, atëherë nuk do të ketë zgjidhje. Një projekt për zgjidhjen e çështjes kosovare presidenti do të shpallë muajin e ardhshëm. Kreu i shtetit paraqiti të dhëna shqetësuese për uljen e natalitetit, duke theksuar, se në se Serbia do të vazhdojë ashtu, ajo do të zhduket si komb. Për këtë arsye qeveria ndërmori masa për shtimin e natalitetit. Disa prej tyre do të hyjnë në fuqi nga 1 korriku, ndërsa të tjerët në fillim të vitit të ardhshëm.
Në Shqipëri u zbuluan 7 grupe të strukturave kriminale për falsifikimin e dokumenteve
Drejtori i përgjithshëm i policisë së Shqipërisë Ardi Veliu njoftoi, se pas një hetimi të vazhdueshëm ndërkombëtar policor u zbuluan 7 grupe kriminale, të cilat vepruan në territorin e 10 shteteve dhe ndihmuan shqiptarë të hyjnë në BE-në me dokumente të falsifikuara udhëtimi dhe identiteti. Për dokumentet e falsifikuara secili paguante nga 9 750 deri në 30 000 dollarë. Deri tashti në këtë mënyrë në SHBA-në, Kanadanë dhe Britaninë e Madhe hyrën përafërsisht 1 000 shqiptarë. Gjatë operacionit u arrestuan 39 veta, ndër të cilët edhe dy shtetas bullgarë.
Përpiloi: Stoimen Pavllov
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Në mes të janarit të këtij viti tetë shoqata kulturore dhe arsimore bullgare nga Bosilegradi, Caribrodi, Zvonci, Vranja, Pirot dhe Niš i dërguan një letër të hapur Presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiq, Avokatit të Popullit Zoran Pašalić, Delegacionit të..
Në ekspozitën-konferencë High Security Printing EMEA-2025 në Bazel të Zvicrës, karta bullgare e identitetit fitoi vendin e parë për kartën më të mirë të identitetit në Evropë për vitin 2024, njoftoi Ministria e Brendshme. Përveç dizajnit të saj modern dhe..
Një ekip prej 12 nxënësish bullgarë të klasës së 11-të, i udhëhequr nga Elica Pavllova, fitoi vendin e parë midis pjesëmarrësve nga e gjithë bota në konkursin prestigjioz të projektimit të kolonive hapësinore të organizuar nga Shoqëria Kombëtare e Hapësirës..
Në ekspozitën-konferencë High Security Printing EMEA-2025 në Bazel të Zvicrës, karta bullgare e identitetit fitoi vendin e parë për kartën më të mirë të..
Një ekip prej 12 nxënësish bullgarë të klasës së 11-të, i udhëhequr nga Elica Pavllova, fitoi vendin e parë midis pjesëmarrësve nga e gjithë bota në..
Në mes të janarit të këtij viti tetë shoqata kulturore dhe arsimore bullgare nga Bosilegradi, Caribrodi, Zvonci, Vranja, Pirot dhe Niš i dërguan një letër të..