Vdiq akademiku Nikollaj Kaufman - një muzikolog i njohur, folklorist dhe kompozitor, një hulumtues i devotshëm me produktivitet të lartë dhe një njeri tepër modest.
Kaufman ka lindur më 23 shtator të vitit 1925 në qytetin Ruse. U rrit në qytetin Gabrovo ku i mori njohuritë e para muzikore. Ai përfundoi studimet e tij në Akademinë Kombëtare Muzikore me specialitet trumbetë dhe teori muzikore. Pothuajse menjëherë shkoi në Institutin për muzikë pranë Akademisë Bullgare të Shkencave, ku mësues i tij në punën në terren ishte folkloristja jonë e madhe Rajna Kacarova.
Më vonë ai u bë pjesë e Institutit për Folklor pranë Akademisë Bullgare të Shkencave. Që në vitin 1979 u bë profesor në Akademinë Kombëtare Muzikore kurse që në vitin 2003 - akademik. Ai është dhe mbajtës i dekoratave të larta. Ka incizuar mbi 40 000 këngë popullore dhe melodi instrumentale. Gjatë vitit 1990, albumi i dytë “Misteri i zërave bullgarë” në të cilin janë përfshirë 3 këngë të tij prej autori, fitoi “Grami”. Kompozicioni i tij “Bezrodna nevesta” ("Nusja pa fis") e cila është bërë emblematike për korin e njohur, hyri në një nga albumet e grupit “U2”.
Studimet teorike të akademikut Kafman, si dhe puna e tij në terren janë me rëndësi të madhe për shkencën moderne bullgare. Ai ka punuar në fusha unikale shkencore, mes të cilave janë kënga popullore bullgare me shumë zë, folklori i bashkësive bullgare jashtë kufijve të vendit tonë, këngë popullore që interpretohen në fushë, vajtimet dhe këngët e varrimit e të tjera. Ai është autor i librave, përmbledhjeve, studimeve dhe shumë artikujve, si dhe i më shumë se 2000 këngëve korale, 240 krijimeve orkestrale, muzikës për valle, pjesëve dhe këngëve për piano. Mes përpunimeve të këngëve popullore janë dhjetëra shembuj të ashkenazëve dhe të hebrenjve sefarьdikë tek ne. Ai qe dhe studiuesi i vetëm serioz i kësaj muzike tek ne.
Bashkëpunimi i tij me Radion Kombëtare Bullgare është i gjatë si autor i punimeve kushtuar folklorit muzikor bullgar.
Këngët e tij të dashura të interpretuesve dhe publikut, gjithmonë kanë qenë të pranishme në repertorin e “Misterit të zërave bullgarë”, të korit “Vanja Moneva”, të ansambleve “Filip Kutev”, “Pirin”, të korit të fëmijëve të Radios, si dhe të akoma qindra grupeve profesionale dhe amatore.
Është një gëzim i madh të dëgjosh sesi një këngë, e cila e ka ngrohur shpirtin tënd, i ngroh shpirtrat e këngëtarëve dhe të publikut - kështu thonte akademiku Kaufman. Me të ikën dhe një epokë e tërë nga shkenca muzikore bullgare.
Zoti e faltë!
Përgatiti në shqip: Nataniela VasilevaRreth dhjetë vjet më parë, një vajzë e vogël me një zë të madh u shfaq në një shfaqje televizive. 15-vjeçarja e atëhershme Mihaella Marinova tani është një këngëtare e njohur që vazhdon të zhvillohet si artiste. Gjatë kësaj kohe, ajo arriti të fitojë një..
Besnike ndaj stilit të saj karakteristik etno me një tingull bashkëkohor, Dimana Mirçeva, e njohur si DIA, na prezanton këngën e saj më të fundit - "Është vonë". Në të, këngëtarja dhe kantautorja bazohet në mesazhet e saj, si gjithmonë duke u mbështetur në..
Dita e Shën Valentinit zë një vend të veçantë në programin e Operës së Varnës. Pikërisht më 14 shkurt publiku do të ndjekë historinë e madhe muzikore të dashurisë për princeshën kineze Turandot, në operën me të njëjtin emër të Puccinit. Rolin e Princit..
Më 16 shkurt, një nga kantautorët më të dashur bashkëkohor – Stefan Diomov – mbush 80 vjeç. Shpirti i tij djaloshar u ka dhënë jetë dhjetëra hiteve të..