Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

“Radiofëmijët” bashkë me muzikantë të njohur prezantojnë program pranveror me muzikë xhaz

БНР Новини
Foto: arkiv

Muzikantët më të vegjël në “Shtëpinë e vjetër”, siç është e njohur Radioja Kombëtare Bullgare, na ftojnë në një koncert të larmishëm më 23 prill, në Studion numër një të radios. Pjesa më e madhe e këngëve, të cilat do ti dëgjojmë, janë të autorëve bashkëkohor bullgarë. “Radiofëmijët” kanë në biografinë e vet disa projekte të muzikës xhaz. Para viteve ata incizuan album me orkestrën “Big Bend” të Radios Kombëtare Bullgare, kur dirigjent i saj ishte Vili Kazasjan.

Në repertorin tonë gjithmonë kanë marrë pjesë këngët e shkëlqyera të kompozitorëve Krasimir Miletkov, Borisllava Taneva, Vlladimir Xhambazov, Dora Draganova e të tjerë. “Radiofëmijët” pëlqejnë të interpretojnë muzikë, në të cilën ka diçka të lidhur me xhazin – sqaron Ilina Todorova, themeluesja dhe dirigjentja e grupit. Dihet se, Luis Armstrong është i pari që përfshin zërin e fëmijës në një këngë të vet. Kjo u bë në koncertin e tij në Berlin gjatë vitit 1959 në “Ninullën e xhaxha Saçmos”, të cilën ne po kështu e interpretojmë në koncert.





Kompozitorët bullgarë nga gjeneratat e mëparshme po kështu kanë shkruar në krijuar në këtë stil. Do të tingëllojnë krijime të tjerë për fëmijë të kompozitorëve bullgarë Bencion Eliezer, Aleksandër Brëzicov, Kirill Cibullka. Përveç se të bukura, sipas meje ato janë dhe shumë të dobishme. Për shembull këngët e Ljubomir Denevit – “Macja”, “Miza” dhe “Regjimi ditor” janë krijuar kështu, që të mund t’i njohin fëmijët me veçoritë e stileve të xhazit. Do të këndojmë po kështu këngë të kompozitorëve Emill Strunxhev , Todor Jankullov etj.




Në skenë “Radiofëmijët” do të jenë bashkë me Atanas Haxhievin /saksofon dhe klarinetë/, Atanas Milladinov /piano/ dhe solistët e tjerë të “Big Band”-it të Radios Kombëtare Bullgare, si dhe me një nga muzikantët më të kërkuar modern bullgarë – trombisti Rosen Zahariev-Roko.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

"I pathyer"

Pop akustik me rrënjë në folklorin bullgar - kjo është muzika me të cilën jemi mësuar të lidhim dyshen Dimitër dhe Hristo. Ata janë Dimitër Atanasov dhe Hristo Mlladenov dhe mezi presin të prezantojnë këngët e tyre të reja nga albumi i tyre i ri "I pathyer..

botuar më 24-11-26 6.25.PD

"Ferri"

25 nëntori u shpall Dita Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave me iniciativën e Kombeve të Bashkuara qysh në vitin 1999. Ideja është që qeveritë, organizatat ndërkombëtare dhe organizatat joqeveritare të përqendrojnë vëmendjen e shoqërisë në këtë..

botuar më 24-11-25 6.10.PD

D2 dhe Grafa i japin jetë të re këngës "Sa e bukur je"

Një grup yjor dhe një këngëtar yjor u bashkuan për të ringjallur një këngë të shkruar gati një çerek shekulli më parë. D2 dhe Grafa incizuan këngën e tyre të përbashkët "Sa e bukur je", e cila u publikua këtë të diele në kanalin zyrtar të D2 në..

botuar më 24-11-22 6.55.PD