Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgaria feston Ditën e Evropës

БНР Новини

Jean Monnet dhe Robert Schuman / Foto: wikipedia.orgEvropa kurrë nuk ka ekzistuar. Evropa e vërtetë do të krijohet në të ardhmen” – këtë e tha në vitin 1950 francezi Jean Monnet, një prej etërve të Bashkimit Evropian, atëherë Komisionar për Planifikimin i Francës. Ai nuk ishte përkrahës i idealeve abstrakte, të cilat do ta bashkojnë Kontinentin e Vjetër, por shpresonte tek ekonomia si motori i integrimit. Bashkëmendimtar i Monnet u bë Ministri francez i Punëve të Jashtme Robert Schuman. Më 9 maj 1950 ai paraqiti një deklaratë për krijimin e Bashkësisë Evropiane për Qymyr dhe Çelik (themeluar në vitin 1951). Bashkë me të që në vitin 1952 hyri në fuqi gjithashtu “një treg i përbashkët” i këtyre produkteve. Kështu pas integrimit ekonomik filloi ai politik dhe shpirtëror i Evropës së re, të themeluar mbi vlerat e përgjithshme. Që nga viti 1986 9 maji shënohet zyrtarisht si Dita e Evropës.

Më 14 dhjetor 1996 Parlamenti bullgar votoi vendim të Republikës së Bullgarisë për të paraqitur kërkesë zyrtare për anëtarësim me të drejta të plota në Bashkimin Evropian. Filloi një proces i gjatë bisedimesh. Më 25 prill 2005 në një ceremoni solemne në Luksemburg Bullgaria dhe Rumania nënshkruan marrëveshje për aderim në Bashkimin Evropian që nga data 1 janar 2007.

Aderimi i Bullgarisë në BE pritej me entuziazëm të madh në vend. Milionë njerëz e shikuan live në televizor ceremoninë më 25 prill 2005. Himni i Evropës, simfonia e 9 e Bethovenit, u interpretua në bullgarisht nga kori “Misteri i Zërave Bullgarë”. Për bullgarët Bashkimi Evropian ishte para se gjithash bashkim social, i cili na jepte siguri dhe prosperitet në drejtimet më të rëndësishme – ekonomia, punësimi, standardi i jetesës, të drejtat e njeriut, ndihma sociale, mundësitë për arsim. Me kalimin e viteve entuziazmi ndryshoi në një drejtim më realist, madje u dukën shenjtat e para të euroskepticizmit. Një pjesë e bullgarëve kuptuan se anëtarësia e Bullgarisë në BE nuk është panace dhe se BE-ja është jo vetëm një bashkësi sociale, por një hapësirë liberale, ku suksesi personal është me rëndësi të parë. Në përgjithësi përkrahja e bullgarëve ndaj anëtarësisë sonë në BE mbetet e lartë – 55 për qind. Ajo është me 6 për qind më e lartë sesa gjatë vitit 2016, tregon Eurobarometri. Pritjet e bashkatdhetarëve tanë gjithashtu mbeten të larta. Fushat kryesore me prioritet, ku bullgarët kërkojnë më shumë veprime nga ana e BE-së, janë luftimi i terrorizmit (61 për qind), i varfërisë dhe përjashtimit social (40 për qind), i migracionit të pakontrolluar (38 për qind). Pas tyre është problemi i papunësisë (33 për qind), i radikalizmit fetar (26 për qind) dhe i kriminalitetit të organizuar (24 për qind). Pa dyshim përkrahja më e lartë për BE-në në fund të vitit 2017 është lidhur me Presidencën Bullgare të Këshillit të BE-së, por edhe me politikën evropiane për përballimin e rrezikut nga terrorizmi dhe migracioni i pakontrolluar.

Снимка

2018-ta është viti i Presidencës Bullgare të Këshillit të BE-së. Atmosfera më 9 maj – Dita e Evropës, sivjet do të jetë në të vërtetë shumë festive. Në mbrëmje, në orën 21.30, do të paraqitet mapping-u 3D i godinës së Këshillit të Ministrave. “Kjo është një mënyrë jo standarde e shënimit të Ditës së Evropës” – komentoi Teodor Stojçev, i cili udhëheq Zyrën Informative të Parlamentit Evropian në Sofje. Në qendër të vëmendjes do të jetë Viti Evropian i Trashëgimisë Kulturore. Parashikohet gjithashtu zhvillimi i Natës së Letërsisë në Sofje. Aktiviteti organizohet bashkë me institutet kulturore të vendeve-anëtare të BE-së dhe ka qëllim popullarizimin e kulturës evropiane. Nata Evropiane e Letërsisë do të mbahet në akoma 11 qytete bullgare, përfshi këtu qytetet më të mëdha pas Sofjes – Plovdivi, Varna, Ruse, kryeqyteti i vjetër Veliko Tërnovo etj.

Të shtunën dhe të dielën (më 12 dhe 13 maj) festa do të vazhdojë. Atëherë Parku Jugor i Kryeqytetit do të jetë mikpritës i festës “Famillathlon”, me stendë të Komisionit Evropian. Ajo është pjesë e lëvizjes franceze “Famillathlon” dhe në Bullgari do të organizohet për të dhjetin vit me radhë nga asociacioni “Prindërit”. Ngjarja i është kushtuar familjes, sportit dhe mënyrës shëndetësore të jetesës dhe përfshin shumë aktivitete për fëmijët dhe prindërit. Një prej tyre do të jetë loja “Evropa e Vogël”, ku çdo një anëtar i familjes mund të mësojë fakte interesante për vendet-anëtare të Bashkimit Evropian.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Foto: europarl.bg



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Mitropoliti i Vidinit Daniill

Daniill është emri i patrikut të ri bullgar

Mitropoliti i Vidinit Daniill është patriku i ri bullgar. Ai u zgjodh me 69 vota kundër 66 për Mitropolitin e Vracës Grigorij. Kishte edhe tre fletë votime të pavlefshme. Mitropoliti Daniill - me emrin laik Atanas Trendafillov Nikollov, lindi në..

rinovuar më 24-06-30 1.45.MD

Kisha Ortodokse Bullgare do të zgjedhë patriark të ri

Më 30 qershor është mbledhur Këshilli Zgjedhor Patriarkal i Kishës, ku duhet të zgjidhet përfaqësuesi i Kishës Ortodokse Bullgare dhe Mitropoliti i Dioqezës Shpirtërore të Sofjes. Froni mbeti bosh më 13 mars, kur patriarku i ndjerë bullgar dhe mitropolit..

botuar më 24-06-30 6.05.PD

Bullgaria dhe Rumania po punojnë për të përmirësuar lundrimin në Danub

Kushtet për lundrim në lumin Danub do të përmirësohen përmes projektit evropian DISMAR me vlerë 10 milionë euro, njoftoi BTA, duke cituar drejtorin ekzekutiv të agjencisë ekzekutive "Kërkimi dhe mirëmbajtja e lumit Danub" (IAPPD) në Ruse, Ivelin Zanev...

botuar më 24-06-29 10.30.PD