Gjimnastika ritmike është një nga sportet më të vështira, me të cilat një njeri i ri mund të merret, por kjo nuk është pengesë që interesi ndaj tij në Bullgari të jetë jashtëzakonisht i madh. Prezantimi i skuadrës kombëtare në gara të shumta botërore, ndërkombëtare dhe olimpike është në një nivel shumë të lartë, gjë për të cilën dëshmojnë dekoratat e shumta të arta, të argjendta, dhe të bronzta, me të cilat kthehet skuadra kombëtare në shtëpi. Në prag të njërës prej ngjarjeve më të rëndësishme sportive tek ne për vitin - Kampionati Botëror i Gjimnastikës Ritmike, i cili do të zhvillohet midis datave 10 dhe 16 shtator në Sallën e kryeqytetit “Arena Armeec” në Kopshtin e Qytetit të Sofjes, u hap një ekspozitë me foto, kushtuar skuadrës sonë të tanishme prej vajzave “të arta”.
A janë gati ato përsëri, si dhe shumë herë deri tani, të mbrojnë emrin dhe nderin e atdheut përpara botës, pyetëm kryetaren e Federatës Bullgare të Gjimnastikës Artistike Iljana Raeva:
„Mendoj se do të bëhemi dëshmitarë të një kampionati shumë të fortë botëror. Konkurrentët janë shumë të fortë dhe shumë mirë të përgatitur, sepse që të gjithë ata kanë në vetvete një impuls të veçantë i cili vjen nga fakti se vijnë në Bullgari. Vendi ynë nuk ka qenë mikpritës i një Kampionati Botëror prej shumë vjetëve dhe që të gjithë e dinë se gjimnastika artistike tek ne gëzon një nder të veçantë dhe është vënë në një piedestal dhe për çdo një konkurrent do të jetë çështje nderi ta mundë Bullgarinë përpara publikut të saj.“
Forumi sportiv e ka himnin e vet, të krijuar nga grupi “Deep Zone Project” si dhe një video speciale reklamuese, në të cilën merr pjesë gjimnastja Radina Filipova. Ajo është zgjedhur për një talisman të skuadrës personalisht nga Iljana Raeva. Përveç se në video, Radina merr pjesë dhe në një film prej 8 minutave, në të cilin ajo personifikon Sofjen, si dhe bukurinë dhe fuqinë e mbretëreshave bullgare. Ajo do të jetë njëfarë kartëvizite, me të cilën Bullgaria do të prezantohet në hapje. Delegacionet, të cilët mbërrijnë për Kampionatin Botëror në Sofje më 10 shtator, përfshijnë mbi 900 veta prej 54 vendeve.
Sa i përket ekspozitës, e cila vazhdon deri më 5 shtator, kryetarja e Federatës tha akoma se 28 fotografitë e Anna Nedkovës, të përmbushura me bukuri dhe emocion, janë një frymëzim jo vetëm për vajzat, por dhe për të gjithë adhuruesit, të cilët do t'i përkrahin gjatë kohës së Kampionatit. Përveç tyre janë treguar fotografi të Petër Peshevit, të përdorur për një kalendar, i cili do të shpërndahet me qëllim bamirësie. Të ardhurat nga shitja do të shkojnë për përkrahjen e sportit bullgar.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: fbgr.org dhe BGNES
Karllos Nasar u bë kampioni i botës në peshëngritje në kategorinë deri në 89 kg. në Kampionatin Botëror të Meshkujve në Manama me dy rekorde botërore - në hedhjen e 183 kg. dhe në dyluftim me 405 kg. Ai gjithashtu u përpoq të përmirësonte rekordin e..
Krenaria bullgare e boksit për peshat e rënda Kubrat Pulev fitoi titullin e rregullt të Shoqatës Botërore të Boksit (WBA) në ndeshjen me Mahmud Çar në "Arena Sofja" para një publiku prej mbi 12 mijë vetash. Pulev ia mori rripin e Çarit pas një beteje të..
Talenti sportiv bullgar, 20-vjeçar Karllos Nasar, i cili u bë kampion olimpik në peshëngritje, është fitues i çmimit “Ikari Sportiv” të Fondacionit “Sporti Bullgar” për vitin 2024. Nasar fitoi medaljen e artë në Lojërat e Parisit në kategorinë 89 kg,..
Më 25 janar, shtëpia malore Aleko në malin Vitosha pranë Sofjes bëhet qendër e sporteve dhe argëtimit dimëror me rastin e Ditës Botërore të Borës ...
Sportistja më e mirë bullgare në skermë, Joana Ilieva, fitoi një medalje të artë në Kupën e Botës për Skermë për femra në Plovdiv. Në finale në sallën..