„Vjeshta xhaz festival“ ekziston prej pak kohësh, por me sukses renditet ndër forumet e mira ndërkombëtare tek ne. Seleksionuesi i dy edicioneve të deritanishme të tij është platforma “Alarma Punck Jazz” e Radios Kombëtare Bullgare, mbas së cilës qëndron drejtuesi i rubrikës me të njëjtin emër Cvetan Cvetanov. Ideja e tij është të tregojë rrënjët e krijimit të muzikës së lirë dhe rrymat moderne të xhazit.
Organizatori kryesor është Bashkia e Plevenit (Bullgari Veriore), e cila siguroi mjetet financiare. Sipas traditës çdo mbrëmje e festivalit fillon me muzikë dhe bisedime të transmetuara në valët e Radios Kombëtare Bullgare nga studioja e lëvizshme pranë skenës së hapur në oborrin e Muzeut Historik Regjional.
Festivali filloi vitin e kaluar – shpjegoi Cvetan Cvetanov. Para kësaj kishte një festival tjetër, të financuar gjithashtu nga Bashkia e Plevenit, emri i të cilit ishte “Xhaz në Galeri”. Autorja e idesë për të ishte Gergana Bojçeva, themeluesja e qendrës kulturore “Shtëpia Kafe” – një vend që mbledh njerëzit avangardë. Pak nga pak lindi dhe ideja për këtë festival 3-ditësh në ambient të hapur. Edicioni i parë kaloi me sukses të madh, prandaj menjëherë pas përfundimit filluam të flasim për të dytin. Ua propozova bashkorganizatorëve disa nga grupet, që i dëgjuam sivjet.
Edicionin e dytë e hapën muzikantët e trios ndërkombëtar e “Hako”, pas saj publiku i Plevenit dëgjoi trion e perkusionistit, këngëtarit dhe kompozitorit Mamadu Diabate nga Burkina Faso. Ai prej disa vitesh jeton në Vjenë, kurse në Bullgari vjen për herë të parë në vitin 2007.
Në programin e festivalit ishin përfshirë dy prej bandave të Rosen Zaharievit – “Metamorfoza” dhe “Fly Me To The Moon”. Ajo e fundit është themeluar para 10 vjetësh. Pavarësisht se nganjëherë jemi detyruar të ndryshojmë muzikantët, nuk ndryshojmë qëllimin – të ekzekutojmë lirisht, sikur fluturojmë – thotë Roseni. Instrumentet e tij janë trombë, flugelhorn, disa vegla me goditje.
“Guiro” quhet një nga instrumentet e mia me goditje – ai vjen nga Amerika Latine – vazhdon muzikanti. – Nganjëherë më duket se ai më flet – në këtë formacion gjithmonë “flasim” me njëri-tjetrin. Përdor gjithashtu kastanjeta nga Maroku, pan flaute, një bori – vegla, të cilat më ndihmojnë “të fluturoj më lartë”. Kërkoj tinguj të ndryshëm. Tërë muzika e Evropës Perëndimore na vendos brenda kufijve. Po të ekzekutosh midis intervaleve, të cilat i kemi pranuar për kryesore, hyn në botën e mikro-toneve, e cila ka shumë nivele. Prej shumë kohësh më tërheq tradita afrikane dhe muzika ime është ndikuar nga ajo. Këtë verë disa herë pata mundësi të ekzekutoj me Ayuune Sule – kjo është një përvojë e vlefshme për mua.
Muzikanti origjinal, të cilin e përmend Roseni është nga grupi “King Avisoba’s Band” nga Gana dhe ai mbylli festivalin, kurse një ditë më vonë dha një koncert në Studion e Parë të Radios Kombëtare Bullgare në Sofje.
Në kuadrin e xhaz-festivalit të vjeshtës në Pleven ishin organizuar disa mësime për kërcime afrikane me Maria Kossa për fëmijë dhe për të rritur. Ajo bile mori ftesë të zhvillojë mësime të tilla në Pleven.
Kërcimtarja e bukur na tregoi se është ndër organizatorët e një festivali të muzikës afrikane në Sofje dhe po merret me mësime në qytetin Veliko Tërnovo (Bullgari Qendrore).
Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova
"Më ngadalë" ... këndon Stefan Vëlldobrev, dhe refreni prej disa vitesh përsëritet nga bullgarët brenda dhe jashtë vendit me shpresën për të ulur shpejtësinë me të cilën lëvizim akrepat e orës së përditshmërisë sonë... Stefan Vëlldobrev njihet..
Fondacioni "Natalia Simeonova" dorëzoi dokumentet për regjistrimin e një vatre të kulturës, e cila do të mbajë emrin e legjendës së muzikës rock bullgare Kirill Mariçkov . Këtë e bëri të ditur për BNR ish-prezantuesja e një prej emisioneve të..
Krishtlindjet janë një festë shumë e veçantë për këngëtaren Rumjana Koceva. Për vite, ajo mbledh familjen dhe miqtë në shtëpinë e saj - momente të dashura që i ngrohin ditët e saj deri në Krishtlindjet e ardhshme. Këngëtarja e estradës këtë vit i dha..
Krishtlindjet janë një festë shumë e veçantë për këngëtaren Rumjana Koceva. Për vite, ajo mbledh familjen dhe miqtë në shtëpinë e saj - momente të..
Fondacioni "Natalia Simeonova" dorëzoi dokumentet për regjistrimin e një vatre të kulturës, e cila do të mbajë emrin e legjendës së muzikës rock..
"Më ngadalë" ... këndon Stefan Vëlldobrev, dhe refreni prej disa vitesh përsëritet nga bullgarët brenda dhe jashtë vendit me shpresën për të ulur..