Thirrjet për bashkimin e popullit bullgar, të cilët vazhdimisht angazhojnë vëmendjen e shoqërisë, shpeshherë shndërrohen në slogane të vendosura në ndonjë transparant të madh në protestën e radhës kundër korrupsionit dhe mosrespektimit të ligjit. Mirëpo, fjala “bashkim” nuk është nga dje dhe nuk është diçka që harrohet në momentin e parë të përshtatshëm, por është hapi i parë drejt realitetit që na rrethon. Prandaj nuk është e rastit se ai është në thelbin e iniciativës së shoqatës “Azbukari” për ndërtimin e monumentit të Gjyshit Dobri në kryeqytetin bullgar Sofje. Qëllimi është që ai të bëhet monumenti i parë i së mirës te ne.
Pse simboli është pikërisht i “Shenjtorit nga Bajllovo” – për këtë na tregon Borisllav Radosllavov, një prej bashkëmendimtarëve, të cilët e kanë përkrahur kauzën në fjalë:
“Mund të themi se Zoti e zgjodhi Gjyshin Dobri si ambasador të vet, si një njeri, i cili të na mësojë se çfarë është e mira, përulësia, durimi dhe pendimi. U njoha me të para 5 vitesh në oborrin e kishës në Bajllovo, ku folëm afro një orë për besimin, lutjen dhe mundësitë që të bëhemi më të mirë . Mesazhi i tij tjetër, që nuk do të harroj, ishte: bëj mirë, pa pritur mirë për vetveten. Herët ose vonë kjo do të kthehet te ti në një ose tjetër mënyrë.”
Për jetën e Gjyshit Dobri nuk dihet shumë. Ai donte të flitej për të si njeriu i mirë, i cili grumbullon para për rimëkëmbjen e tempujve dhe manastireve. Ai ka lindur në vitin 1914 në fshatin Bajllovo në Pyllin e Mesme të Ihtimanit. Njeriu me zemër të madhe u nda nga jeta në moshën 104 vjeçe më 13 shkurt të këtij viti. Deri në çastin e tij të fundit ai jetonte sipas rregullave të krishtera dhe mbeti në zemrat e njerëzve si simbol i vetëmohimit në emrin e besimit.
Dëshira e iniciatorëve është që monumenti të ndërtohet nga nxënësit e shkollës së punimit të gurit në fshatin e Vracës Kunino, me ndihmën e pedagogut të tyre – skulptori Krasimir Mitov. Ai tashmë ka përgatitur një maket prej allçie, por pritet diskutimi i tij dhe ka të ngjarë që të ketë disa ndryshime. Mirëpo, me siguri monumenti do të jetë në gjatësi të plotë, rreth 1.70 metra. Po zhvillohen bisedime edhe me Bashkinë e Kryeqytetit se ku të vendoset. Ata shpresojnë që ai ta zërë vendin e vet në sheshin para tempullit “Aleksandër Nevski”. Mjetet e domosdoshme për ndërtimin e tij derdhen në një llogari të posaçme bankare. Deri tani janë grumbulluar mbi 3000 leva, ndërsa çdonjëri, i cili do që të dhurojë para për kauzën mund ta bëjë, duke blerë librin “Gjyshi Dobri – shenjtori nga Bajllovo”. Atje autori i librit Borisllav Radosllavov, ka mbledhur tregimet dhe kujtimet e plakut, të cilat deri në këtë moment kanë mbetur të fshehura për shoqërinë. Shkaku është zotimi i dhënë nga të afërmit e tij – të mos flasin asgjë në vazhdim të 20 viteve. Në saje të tyre libri u bë një kronikë, e cila ndjek jetën e një njeriu në tri shtete bullgare. Sipas disa njerëzve titulli mund të jetë i tepruar, por le të mendojmë se sa janë njerëzit, të cilët gjatë tërë jetës së tyre tokësore kanë ndihmuar për rimëkëmbjen e ndonjë prej tempujve të krishterë pa pritur asgjë për vetveten. Me ndihmën e një gruaje nga qyteti Elin Pelin autori ka mësuar numrin e saktë të tempujve, të cilëve Gjyshi Dobri u ka dhuruar mjete, si dhe përmasën e mjeteve të grumbulluara. Emri i saj është Conka Panteleeva. Njeriu i plakur ia ka dhënë gruas paratë e grumbulluara gjatë ditës. Pas kësaj ajo i ka derdhur në llogarinë e tij bankare. Pas grumbullit të shumës së domosdoshme gruaja e ka tërhequr dhe ia ka dhuruar tempullit të zgjedhur nga Gjyshi Dobri. Shumat më të mëdha Gjyshi Dobri iu ka dhënë tempujve, ku ruhen ikona çudibërëse, ose lipsanat e shenjtorëve. Një prej dhuratave, të shpallura si dhurata më e madhe personale e bërë për kishën – 35 700 leva, është për tempullin “Shën Aleksandër Nevski” në kryeqytet. Mirëpo, e vërteta është se plaku ka dhuruar shumë më tepër. Shumë herë ai ka vendosur paratë e grumbulluara gjatë ditës direkt në thesarin e tempullit. Nga libri mësojmë gjithashtu për dhurata të mëdha, të bëra nga ai për një manastir afër Ruses dhe për Pyllin e Kryqit, si dhe për shumë dhurata të tjera më të vogla, të cilat kanë ndihmuar për rimëkëmbjen dhe mirëmbajtjen e tempujve në mbarë vendin.
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Foto: arkiv
Ambasada e Francës dhe Instituti Francez i Kulturës mblodhën së bashku shkencëtarët për të prezantuar eksperiencën e tyre mbi sfidat shkencore në Antarktidë dhe luftën kundër ndryshimeve klimatike. Partnerë të aktivitetit ishin Instituti Polar Francez..
Organizata për mbrojtjen e natyrës WWF - Bullgaria nis fushatën "Abonohu për natyrën". Zhdukja e kafshëve të egra është një film me seri në të cilin ne luajmë rolin kryesor. Në më pak se një jetë njerëzore, 73% e vertebrorëve kanë humbur në natyrë...
Shpesh thuhet me ironi se njerëzit në Maqedoninë e Veriut marrin nënshtetësinë bullgare vetëm për qëllime egoiste. Prandaj, në regjistrimin e fundit zyrtar në shtetin fqinj u regjistruan vetëm 3504. Demografi Doc. Spas Tashev është i bindur se ky nuk..
105 vjet më parë, më 27 nëntor 1919, në periferinë e Parisit, Neuilly-sur-Seine, u nënshkrua një traktat që i dha fund zyrtarisht pjesëmarrjes së Bullgarisë..
Në BE ka reagime të ndryshme në lidhje me vendimin e presidentit amerikan Joe Biden për të lejuar Ukrainën të godasë thellë brenda territorit rus me armët e..