Ndër thesaret letrare të Bullgarisë është arkivi osman-turk i cili ruhet në fondet e Bibliotekës Kombëtare “Shenjtorët Kiril dhe Metodij”. Themelet e tij janë vënë që me inaugurimin e Bibliotekës Kombëtare (atëherë Popullore) – institucioni i parë kulturor, i krijuar pas Çlirimit përpara 140 vjetëve. Në vitin 1909 me dekret të mbretit Ferdinand Dega orientale është veçuar zyrtarisht.
Qëllimi i studimit të arkivit është të hidhet dritë mbi të kaluarën e popullit bullgar në kuadrin e Perandorisë Osmane, tregon Milena Zvënçarova – njëra prej gjashtë punonjësve që sot kujdesen për këtë pasuri:
“Ideja për krijimin e arkivit është që në të tëpërfshihet tërë letërsia me alfabetin arab, e mbetur në trojet bullgare pas tërheqjes së osmanlinjve – dorëshkrime, libra të vjetër të botuar, dokumente të ndryshme. Filloi një kërkim sistematik i këtyre materialeve. Në themelet e arkivit janë koleksionet e disa prej bibliotekave të mëdha osmane – të Hysrev pashait nga Samokovi, të bibliotekave nga Sofja, Vidini, Ruse, Kjustendili.”
Në vitin 1931 arkivi u pasuar me një sasi të madhe materialesh. Pronari i fabrikës së letrës në Knjazhevo – Bullgari, bleu në Stamboll 22 tonë letër për shkrirje. Pas mbërritjes së letrës në Bullgari u bë e qartë, se ajo përfshin arkivin osman dhe është dorëzuar në Bibliotekën Popullore.
“Pas kësaj blerjeje, koleksioni ynë dokumentar në gjuhën osmane-turke është vlerësuar si të tretin më të madh në botë. Këtu ruhen mbi 1 mln dokumente me alfabetin arab, kryesisht osmane-turke, por edhe në gjuhët arabe dhe perse, që kanë të bëjnë me pjesë të ndryshme të Perandorisë Osmane, dhe përfshijnë shekujt XV – XX. Nga ana e tij koleksioni i dorëshkrimeve përfshin rreth 4000 kodekse, 2000 libra” – na tregon Milena Zvënçarova.
Dokumentet e mbërritura nga Stambolli janë një sfidë e madhe nga pikëpamja arkivore, jo vetëm për shkak se janë në gjuhë të huaj, por edhe për këtë se kjo ishte letër e hedhur si mbeturinë. Krijimi i një arkivi të organizuar mirë kërkonte aftësi, dije dhe punë të brezave të tëra arkivistësh. Ekspertët bullgarë shpresonin kryesisht në forcat e veta, që e çoi osmanistikën bullgare në vend prijës në botë në atë kohë. Aktualisht tendenca është krejtësisht tjetër. Shteti nuk ka strategji afatgjatë në drejtim të arkivit, me gjithë vlerën e tij si trashëgimi kulturore-historike, thekson Milena Zvënçarova:
“Ka një deficit të madh jo vetëm në drejtim të numrit të kuadrove në ekipin tonë, por edhe të përgatitjes. Nuk ka mundësi për kualifikime në kuadrin e institucionit. Dijet dhe aftësitë u transmetohennë bazë të vullnetit të mirë nga kolegët më me përvojë kolegëve më të rinj. Puna arkivore dhe përpunimi i dokumenteve kërkon njohje të mirë të gjuhës osmane-turke, e cila është gjuhe e vdekur. Por edhe kjo nuk mjafton. Kërkohet njohje e mirë për Perandorinë Osmane – për ndarjen e saj administrative në periudhat e ndryshme, për zhvillimin të saj ekonomik dhe politik, për disiplinat e ndryshme si paleografia, kodikologjia, diplomatika. Përveç kësaj, për ruajtjen e dorëshkrimeve dhe librave të vjetër të botuar janë të nevojshme kujdese të veçanta”.
Një prej arsyeve, pse arkivi nuk zë vend në planet e menaxhimit të kulturës në Bullgari, është damka e qëndrimit tonë ndaj robëruesit, e cila është aq e rëndë se bile bie mbi një gjë që duhet të konsiderohet prej nesh si trashëgimi kulturore, thotë Milena dhe shton: “Specifika e këtij arkivi kërkon nivel të caktuar të pjekurisë shoqërore, nivel të cilin, ne, për fat të keq, nuk e kemi arritur.”
Studimi i dokumenteve bëhet mbi bazën e prioriteteve të caktuara shkencore. P.sh., gjatë viteve 40 të shekullit XX në thasët nga Stambolli kanë kërkuar dokumente të lidhura me luftërat nacional-çlirimtare – për Levskin, Botevin, lëvizjen e kreshnikëve. Më pak janë studiuar dokumentet që nuk janë lidhur me trojet bullgare. Ndër dokumentet më të kërkuara dhe më të studiuara janë të ashtuquajturit “defterë” – regjistra që përmbajnë informacione të ndryshme për popullsinë.
Në mediat mund të gjejmë informacione, se pjesë prej arkivit osman është marrë nga ushtarët rusë në kohën e Luftës çlirimtare ruse-turke. Milena Zvënçarova hedh poshtë kategorikisht një pohim të tillë.
“Në kohën e Luftës çlirimtare ruse-turke ende nuk mund të flasim për arkiv. Nga koha e ekzistencës së këtij arkivi askush nuk ka marrë asgjë prej tij. Fakt është, se çdo ushtri, sidomos ushtritë e mëdha perandorake, kanë pasur me vete korpuse me shkencëtarë, të cilët kanë mbledhur trofe ushtarake. Ka dorëshkrime, të marrë nga ushtritë çlirimtare si trofe ushtarake nga territoret bullgare. Por edhe ne kemi trofe ushtarake nga ushtritë tona që i kishin pushtuar pjesët jugore të Gadishullit të Ballkanit”.
Përgatiti në shqip: Sofia Popova
Foto: Miglena Ivanova
Në vitin 2007, më 11 qershor, presidenti amerikan Xhorxh Bush – i riu vizitoi Sofjen. Sipas protokollit të kohës, konferenca për shtyp që ai dha për mediat u mbajt mes eksponateve të Muzeut Arkeologjik Kombëtar. Dreka zyrtare për të ftuarin u dha më vonë..
Perperikon – qyteti shkëmbor i trakëve pranë qytetit Kërxhali, Bullgaria Jugore, është futur në top 10 të objekteve botërore që duhen parë, sipas renditjes së gazetës “Guardian”. Vendi është vendosur së bashku me strukturat neolitike në Spanjë dhe Francë,..
Më 6 dhjetor Kisha jonë Ortodokse nderon kujtimin e Shën Nikollaj Mrekullibërësit. E quajnë atë shenjtorin e mëshirës, sepse e gjithë jeta e tij iu kushtua mbështetjes së të varfërve, të vuajturve, të pafajshmëve dhe të padrejtëve. Fjalët e tij..