Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

“Gjurma të kulturës afrikano-braziliane” në Sofje – edicioni i tretë i “Javës së Kulturës Braziliane”

БНР Новини

СнимкаNga 21 deri më 28 tetor në Sofje mbahet edicioni i tretë i festivalit me moto “Gjurma të kulturës afrikano-braziliane”. Organizatorë janë Ambasada e Brazilit në Bullgari dhe Qendra Kulturore Braziliane “Zenon”.

Ideja është që me filma, muzikë, letërsi, valle, art figurativ, fotografi edhe kulinari të vihet theksi mbi kontributin e afrikano-brazilianëve në gjithë kulturën braziliane. Dihet, se popullsia e Brazilit është me prejardhje indiane, portugeze, afrikano-braziliane. Kur flasim për kontributin e afrikano-brazilianëve, zakonisht kujtojmë muzikën, sambën, por ata kanë dhënë kontribut në të gjitha fushat e jetës në vend, duke përfshirë edhe kulturën” – mendon Rumen Stojanov, koordinator dhe organizator i takimeve letrare në kuadrin e javës. Publikut do t’i prezantohen filma të llojllojshëm artistikë dhe me metrazh të shkurtër në “Qendrën Kulturore G8” dhe Evrosinema”. Hapësira për ekspozitat e ndryshme si të artit figurativ, ashtu edhe të artit fotografik siguruan galeri të njohura të kryeqytetit, ndër të cilat “Njuans”, “Pentimento” “Fotosintezis”.

Më 26 tetor parashikohen veprimtari interesante në Akademinë Kombëtare Muzikore “Panço Vlladigerov”. Do të prezantohet “Arkivi Muzikor Brazilian”. Ky është një koleksion arkivor, fillimin e të cilit e vuri dhurata e kompozitorit Marko Padilja (Marco Padilha) me partitura dhe incizime të veprave të tij. Pas kësaj do të mbahet një leksion të shoqëruar me koncert të pianistit brazilian xhaz Diogo Monzo. Më shumë hollësi sjell Presllav Stojanov – kitarist, i cili mbaroi arsim muzikor në Brazil dhe është koordinator i aktiviteteve në Akademinë Kombëtare Muzikore:

Diogo Monzo do të flasë për muzikën braziliane dhe për larminë e saj. Në pjesën praktike do të prezantojë aplikimin e saj në xhaz. Në fakt improvizimi në muzikën braziliane nuk mund të lidhet plotësisht me xhazin, sepse vet muzika është specifike. Megjithëkëtë më shpesh e radhitin në këtë gjini, duke e quajtur “xhaz brazilian”. Leksioni është me temë “Larmia në muzikën braziliane: veçori dhe ndikime, të shqyrtuara nga ana teorike dhe praktike”. Diogo Monzo do të ekzekutojë vepra prej autori nga albumi i tij i fundit, të cilat ilustrojnë më mirë leksionin.


Siç thonë Brazili është një shtet – kontinent dhe aty ka shumë për të parë dhe për të mësuar. Njerëzit janë shumë të përzemërte, kanë sjellje të mirë ndaj të tjerëve dhe kjo më bëri përshtypje të madhe. Përsa i përket muzikës nuk mund të them vetëm disa fjalë, por mësova shumë dhe zbulova të paktën një pjesë prej kulturës dhe ndjeshmërisë së tyre, të cilat janë shumë të ndryshme dhe të largëta për ne.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Galeria

Më shumë nga rubrika

Një kuintet ndërkombëtar me Vasko Vasilev do të luajë në Kullën Eifel

Violinisti bullgar me famë botërore Vasko Vasilev dhe solistët nga Orkestra e Operës Mbretërore “Kovent Garden” do të mbajnë një koncert klasik akustik më 26 maj në sallën “Gustav Eiffel” të Kullës Eifel. Muzikantë nga 5 kombësi do të jenë së bashku në..

botuar më 24-05-17 3.12.MD
Doc. Natalija Njagollova

Doc. Natalija Njagollova nga Roma: Në Itali ka interes për të studiuar gjuhën bullgare

"La Sapienza" në Romë është një nga universitetet më të vjetra dhe më prestigjioze italiane, i themeluar në vitin 1303. Në ditët e sotme është universiteti më i madh në Evropë për nga numri i studentëve që studiojnë me kohë të plotë. Ashtu si në..

botuar më 24-05-14 7.20.PD

Hapet platforma BERON në internet për burimet në gjuhën bullgare

Agjencia Bullgare e Shkencave prezantoi një platformë për burimet në gjuhën bullgare në internet BERON. BERON është një shkurtim (nga shkronjat e para të Burimeve Gjuhësore Bullgare Online në bullgarisht), por gjithashtu na kujton enciklopedistin..

botuar më 24-05-11 10.20.PD