Nga 21 deri më 28 tetor në Sofje mbahet edicioni i tretë i festivalit me moto “Gjurma të kulturës afrikano-braziliane”. Organizatorë janë Ambasada e Brazilit në Bullgari dhe Qendra Kulturore Braziliane “Zenon”.
“Ideja është që me filma, muzikë, letërsi, valle, art figurativ, fotografi edhe kulinari të vihet theksi mbi kontributin e afrikano-brazilianëve në gjithë kulturën braziliane. Dihet, se popullsia e Brazilit është me prejardhje indiane, portugeze, afrikano-braziliane. Kur flasim për kontributin e afrikano-brazilianëve, zakonisht kujtojmë muzikën, sambën, por ata kanë dhënë kontribut në të gjitha fushat e jetës në vend, duke përfshirë edhe kulturën” – mendon Rumen Stojanov, koordinator dhe organizator i takimeve letrare në kuadrin e javës. Publikut do t’i prezantohen filma të llojllojshëm artistikë dhe me metrazh të shkurtër në “Qendrën Kulturore G8” dhe Evrosinema”. Hapësira për ekspozitat e ndryshme si të artit figurativ, ashtu edhe të artit fotografik siguruan galeri të njohura të kryeqytetit, ndër të cilat “Njuans”, “Pentimento” “Fotosintezis”.
Më 26 tetor parashikohen veprimtari interesante në Akademinë Kombëtare Muzikore “Panço Vlladigerov”. Do të prezantohet “Arkivi Muzikor Brazilian”. Ky është një koleksion arkivor, fillimin e të cilit e vuri dhurata e kompozitorit Marko Padilja (Marco Padilha) me partitura dhe incizime të veprave të tij. Pas kësaj do të mbahet një leksion të shoqëruar me koncert të pianistit brazilian xhaz Diogo Monzo. Më shumë hollësi sjell Presllav Stojanov – kitarist, i cili mbaroi arsim muzikor në Brazil dhe është koordinator i aktiviteteve në Akademinë Kombëtare Muzikore:
“Diogo Monzo do të flasë për muzikën braziliane dhe për larminë e saj. Në pjesën praktike do të prezantojë aplikimin e saj në xhaz. Në fakt improvizimi në muzikën braziliane nuk mund të lidhet plotësisht me xhazin, sepse vet muzika është specifike. Megjithëkëtë më shpesh e radhitin në këtë gjini, duke e quajtur “xhaz brazilian”. Leksioni është me temë “Larmia në muzikën braziliane: veçori dhe ndikime, të shqyrtuara nga ana teorike dhe praktike”. Diogo Monzo do të ekzekutojë vepra prej autori nga albumi i tij i fundit, të cilat ilustrojnë më mirë leksionin.
Siç thonë Brazili është një shtet – kontinent dhe aty ka shumë për të parë dhe për të mësuar. Njerëzit janë shumë të përzemërte, kanë sjellje të mirë ndaj të tjerëve dhe kjo më bëri përshtypje të madhe. Përsa i përket muzikës nuk mund të them vetëm disa fjalë, por mësova shumë dhe zbulova të paktën një pjesë prej kulturës dhe ndjeshmërisë së tyre, të cilat janë shumë të ndryshme dhe të largëta për ne.”
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Ora e Teatrit të Kukullave është prej 48 vitesh një nga emblemat e qytetit Stara Zagora . Ajo u vu në shfrytëzim në vitin 1977 dhe është e vetmja e këtij lloji në Gadishullin Ballkanik. Për këtë shkruan nga Teatri në faqen në Facebook, pasi..
Projekti i fundit i regjisorit Stefan Komandarev - "Universi Bllok" - është një nga 35 të përzgjedhurit në forumin më të rëndësishëm botëror për bashkëprodhimet filmike, Berlinale Co-Production Market. Çdo vit ka qindra kandidatë, procesi i..
Filmi më i ri bullgar "Para se të harroj" mund të shihet që nga sot në kinema. Ai rikrijon realitetin e trishtuar të një prej sëmundjeve më të zakonshme moderne - demencës. Skenaristja Teodora Stoillova-Donçeva është frymëzuar nga ngjarje reale. Filmi..
VFU (Visionary Font Ultra) – ky është emri i shkronjave me të cilat studenti i vitit të tretë në Universitetin e Lirë në qytetin Varna, Vollodimir..