Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Komisioni buxhetor hodhi poshtë veton e presidentit mbi ligjet tatimore

Menda Stojanova
Foto: BGNES

Komisioni parlamentar buxhetor hodhi poshtë veton e presidentit Rumen Radev mbi Ligjin për Ndryshimin dhe Shtimin e Ligjit për Tatimin e të Ardhurve të Korporatave. Neni më i diskutuar ishte lidhur me rritjen e tatimit për automobilat e vjetër. Kryetarja e komisionit buxhetor Menda Stojanova arsyetoi hedhjen poshtë të votës duke shpjeguar se në se për automobilat 20-vjeçar me fuqi 65 kW deri tashti paguhej 15 euro tatim, sipas metodikës së re do të paguhet 35 euro. Sipas presidentit Radev rregullat e reja për tatimet e automobilave do të ngarkojnë njerëzit me të ardhura të ulëta dhe të mesme, si dhe biznesin e vogël dhe të mesëm dhe në të njëjtën kohë nuk do të stimulojnë ndërrimin e automobilave të vjetër me të rinj.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Vizitat e të huajve në Bullgari në vitin 2023 arritën nivelet para COVID-19

Numri i vizitave të shtetasve të huaj në Bullgari u rrit me 16.0 për qind në vitin 2023, me kontributin më të madh nga Turqia dhe Rumania. Kjo theksohet në pasqyrën ekonomike të treguesve makroekonomikë të ekonomisë bullgare të Bankës Kombëtare..

botuar më 24-05-19 9.10.PD

Parashikimi i motit për fundjavën

Të shtunën temperaturat minimale në vend do të lëvizin ndërmjet 8 dhe 13°, në Sofje 10°. Në mëngjes nëpër lugina do të ketë mjegull. Gjatë ditës do të jetë me diell. Pas mesditës mbi malet do të ketë vranësira dhe vende-vende do të ketë reshje..

botuar më 24-05-17 7.20.MD

Shumica e mbështet demokracinë, por ka pikëpamje kontradiktore për të

63 për qind e bullgarëve të rritur besojnë se demokracia është forma më e mirë e qeverisjes. 19 për qind janë të mendimit të kundërt, sipas një sondazhi përfaqësues të agjencisë “Trend”, të porositur nga Instituti “Shoqëria e Hapur” - Sofje. Besimi te..

botuar më 24-05-17 11.37.PD