Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Emill Çollakov: “Orkestra për fëmijë gajdexhinj është krenaria e jetës sime”

БНР Новини
Foto: arkiv

Rodopet është një prej maleve më të bukura të Bullgarisë. Një prej këndeve të tij më tërheqëse është rajoni i qytetit Devin. Ai disponon mbi 15 burime kuruese minerale, ndërsa pamjet e Shpellës “Jagodinska”, “Urave të mrekullueshme”, “Grykës së Trigradit”, “Grykës së Djallit” dhe të monumenteve arkeologjike të kulturës trake ndalojnë frymën e çdo një turisti dhe adhuruesi të natyrës. Jo më e vogël është edhe magjia e muzikës së Rodopeve dhe e kaba-gajdes tipike për këtë regjion. Ky është instrumenti tradicional i Rodopeve, i cili dallohet për tingëllimin e tij të ulët. Është interesante se haset vetëm këtu. Tradita e ekzekutimit me kaba-gajden si nga të rinjtë, ashtu dhe nga të moshuarit, është shekullore. Gajdja gjithmonë është e pranishme në këngët e Rodopeve. Para disa dekadash në Rodope u krijua orkestra me famë botërore “100 kaba-gajde”, ku bëjnë pjesë muzikantë nga rajoni. Emill Çollakov është udhëheqës i “Orkestrës për fëmijë gajdexhinj” dhe ka kontribut të madh për provokimin e interesit të fëmijëve bashkëkohorë ndaj kësaj vegle muzikore.


Ai na solli hollësi për orkestrën:

Orkestra për fëmijë gajdexhinj” u krijua në vitin e largët 1956 nga Apostoll Kisjov, themeluesi i “100 kaba-gajdeve”. Në të njëjtën kohë ai vendosi fillimin e shkollës së parë në Devin, ku fëmijët mësohen t’i bien jo vetëm gajdes, por edhe fyellit, tamburasë – instrumente, të cilat gjithahtsu hasen në Rodope. Më vonë muzikanti u vendos në Smoljan, ku gjithashtu krijoi një shkollë, si dhe ansamblin “Rodopa”. Ndërsa në Devin udhëheqësi i formacionit u bë Stojan Jurukov. Gjatë viteve “Orkestra për fëmijë gajdexhinj”  është udhëhequr edhe nga gajdexhiu i njohur Vasill Bebelekov, i cili më vonë u nis për në SHBA dhe para pak kohe u nda nga jeta. Paun Kushlev gjithashtu ka qenë pedagog, si dhe Manoll Tashkov. Nga ai unë e trashëgova orkestrën e gajdexhinjve në fillim të viteve 90 të shekullit të kaluar, kur mbarova Shkollën Kombëtare të Arteve Folklorike – Shiroka Llëka. E udhëheq edhe sot e kësaj dite. Mund të them me krenari se nuk e kemi ndërprerë veprimtarinë tonë deri më sot. Shpresoj se do të jetë kështu edhe në të ardhmen, që ta ruajmë dhe ta popullarizojmë artin e gajdes në vendin tonë. Marrim pjesë në të gjitha tubimet e Rozhenit dhe Koprivshticës. Kemi vizituar Greqinë, Spanjën. Kemi marrë pjesë në Rekordin e Ginesit – “303 kaba-gajdet” dhe jemi shumë krenarë për këtë. Një prej arritjeve tona më të mëdha është çmimi i Ministrisë së Kulturës për kontribut për ruajtjen dhe popullarizimin e identitetit kulturor kombëtar dhe regjistrimin tonë në listën kombëtare të trashëgimisë jomateriale kulturore gjatë vitit 2016.


Në saje të devotshmërisë së vet Emill Çollakov po vazhdon të popullarizojë ndër fëmijët e Devinit kaba-gajden e vjetër. Vetë ai është mësuar nga mjeshtërit e mëdhenj – Manoll Radiçev, Mihaill Kallfov, Dafo Trendafillov. Në shkollën muzikore në Shiroka Llëka Emill Çollakov ka përvetësuar edhe xhura-gajden e lartë, ka mësuar një sërë disiplinash teorike – dituri të dobishme, të cilat tani i mësojnë fëmijët e shkollës dhe orkestrës.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Shkencëtarët francezë do të studiojnë trashëgiminë kulturore të ruajtur në "Etëra"

Shkencëtarët nga Universiteti Sorbonne në Paris do të studiojnë trashëgiminë kulturore në Muzeun Etnografik Rajonal të Etërit në ajër të hapur, raportoi Televizioni Kombëtar Bullgar (BNT). Në mars të këtij viti, shkencëtarët francezë, së bashku me ekspertë..

botuar më 25-02-07 5.58.MD

Festa e Trifon Krasitësit sjell humor të mirë dhe gëzim

Festa ortodokse për nder të Shën Trifonit kremtohet më 1 shkurt sipas stilit të ri. Në kalendarin folklorik kjo festë përbën një cikël prej 3 ditësh radhazi - 1, 2 dhe 3 shkurt, të quajtura Trifunci. E quajtur nga populli ynë Trifon Zarezan –..

botuar më 25-02-01 7.20.PD

Për Surva në Ellovdoll

Të gjitha ritualet bullgare të maskaradës e kanë origjinën nga rituali koleduvane dhe lindja e diellit në Janar. Me adoptimin e krishterimit, për të mos hedhur hije mbi Zotin e porsalindur, zakoni filloi të zbehej. Në Bullgarinë Perëndimore, në kohën kur..

botuar më 25-01-23 7.30.PD