Bullgari gjithmonë ka pasur një ndjenje të veçantë të së bukurës dhe megjithëse gjithmonë ka jetuar në mënyrë modeste, në jetën e vet të përditshme ka përdorur shumë sende të bukura, të prodhuara nga ai apo nga dora e ndonjë mjeshtri të përsosur. Gratë nga ana e tyre sjellin elegancë dhe kolorit në shtëpi me rrugicat, batanijet dhe qilimat e punuar nga to me ngjyra të shumta dhe elemente piktoreske.
Duke kuptuar domosdoshmërinë për ruajtjen e zanateve për brezat e ardhshme në vitin 1967 me dekret të Këshillit të Ministrave është krijuar Shoqata kombëtare e mjeshtërve të artizanateve, kurse një vit më vonë – në vitin 1968 zanatçinjtë e qytetit Ruse (Bullgari Veriore) gjithashtu bashkohen me qëllim prezantimin e artit të tyre në konkurse dhe ekspozita kombëtare dhe ndërkombëtare. Më vonë në të njëjtin qytet është krijuar shoqata jofitimprurëse me qëllim ruajtjen dhe prezantimin e traditave vendase, kulturës dhe trashëgimisë jomateriale të regjionit buzë lumit Danub. Kështu në vitin 2013 është themeluar “Shoqata danubiane e artizanateve popullore”. Në të marrin pjesë mjeshtër të veglave muzikore, piktorë të ikonave, , mjeshtër të qeramikës, thurjes, gdhendjes së drurit, dantellës së qytetit Kalofer.
“Shoqata disponon me një kompleks prej atelieve. Me shumë mundime e restauruam dhe e përdorim për zhvillimin e turizmit kulturor. Objekti tashmë është përfshirë në një nga itineraret turistike të Ministrisë së turizmit dhe rezultatet e punës sonë janë të shkëlqyera” – tregon një nga themeluesit e Shoqatës gdhendësi i sendeve prej druri Angell Mitrofanov.
Në vitin 2016 bashkia e qytetit Ruse ofron 55 mijë leva ndihmë financiare, e cila vjen pas 15 viteve të pritjes. Më këto mjete janë rinovuar atelietë e mjeshtërve Qendra “Siones” – organizata, e cila vepron në favor të shoqërisë, e ka rinovuar me mjetet e saj financiare shtëpinë e vjetër në oborrin e kompleksit, tavanet e së cilës të drunjta janë punuar para 2 shekujve nga mjeshtër të shquar nga qyteti Trjavna (Bullgari Veriore). Sot në të ka disa atelie të Shoqatës. Sipas zotit Mitrofanov e ardhmja e zanateve është që të gjejnë vendin e tyre në një muze të improvizuar në ambient të hapur sipas shembullit të kompleksit etnografik “Etara” afër qytetit Gabrovo (Bullgari Qendrore) , ku mjeshtërit do të tregojnë produktet e tyre para turistëve bullgarë dhe të huaj. “Në punishte nën qiell të hapur” vizituesit do të mësojnë më shumë për përpunimin artistik të lëkurës, hekurit dhe bakrit – artizanate, me të cilat qyteti është i shquar. Por për realizimin e kësaj ideje ka nevojë për mjete financiare dhe për njerëz:
“Ka interes nga ana e të rinjve, por pasi shikojnë se realizimi i punës së tyre është tepër i vështirë ata demotivohen – thotë Angell Mitrofanov. Pasi vdes mjeshtri me të vdes dhe zanati i tij, sepse pas nesh s’ka të rinj që janë gati të vazhdojnë.”
Por pavarësisht nga perspektiva jo e mirë e profesioneve të ytre mjeshtërit nuk pushojnë të prezantojnë Bullgarinë dhe të fitojnë çmime prestigjioze në festivale të ndryshme. Shembulli i fundit është nga kjo verë. Gjatë korrikut dhe gushtit ata morën pjesë në festivalin e XXXI të qëndisjeve tradicionale në qytetin turk Shile dhe në festivalin e XIX të kulturës në Byykçekmexhe (Büyükçekmece).
Në forumin e dytë morën pjesë 1350 artistë nga 64 shtete, 160 prej të cilëve – zanatçinj. Bullgari Veselin Fesçiev tërhoqi vëmendjen me tezgjahun e tij me rrugica të përsosura, kurse Borjana Moçeva dhe Krasimir Sivov prezantuan gravurat e tyre mbi lëkurë.
Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova
Foto: dunavskazadruga.weebly.com
Më 17 janar, Kisha jonë Ortodokse përkujton Shën Antoni i Madh - një mbrojtës i zellshëm i krishterimit. Në moshë të shtyrë, ai mori pjesë në luftën e kishës kundër herezisë ariane, duke hyrë në Aleksandri në mosmarrëveshje të hapur me heretikët dhe..
Tema e cilësisë në arsimin parashkollor dhe arsimin bazë është kyçe për Bullgarinë, por Ligji për arsimin parashkollor dhe arsimin bazë nuk ka një standard të zhvilluar të cilësisë. Krijimi i tij është detyrë e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës dhe..
Mbledhja e akademikëve dhe anëtarëve korrespondentë të Akademisë Bullgare të Shkencave, e cila bashkon të gjithë anëtarët nga drejtimet shkencore dhe krijuese të Akademisë, miratoi një deklaratë në mbështetje të Kishës Ortodokse Bullgare - Patrikanës..
Kreu i shtetit Rumen Radev ia dorëzoi Shenjën e Nderit Radios Kombëtare Bullgare (BNR). Distinktivin e nderit e mori drejtori i përgjithshëm i BNR-së, Milen..
Gjimnazi Aprillovska në qytetin e bukur malor Gabrovo shënon 190 vjetorin e themelimit të tij në vitin 2025. Duke iu bazuar traditave të Shkollës së..