Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Mungesa e mjeshtërve të rinj i çon artizanatet drejt zhdukjes

БНР Новини

Bullgari gjithmonë ka pasur një ndjenje të veçantë të së bukurës dhe megjithëse gjithmonë ka jetuar në mënyrë modeste, në jetën e vet të përditshme ka përdorur shumë sende të bukura, të prodhuara nga ai apo nga dora e ndonjë mjeshtri të përsosur. Gratë nga ana e tyre sjellin elegancë dhe kolorit në shtëpi me rrugicat, batanijet dhe qilimat e punuar nga to me ngjyra të shumta dhe elemente piktoreske.

Снимка

Duke kuptuar domosdoshmërinë për ruajtjen e zanateve për brezat e ardhshme në vitin 1967 me dekret të Këshillit të Ministrave është krijuar Shoqata kombëtare e mjeshtërve të artizanateve, kurse një vit më vonë – në vitin 1968 zanatçinjtë e qytetit Ruse (Bullgari Veriore) gjithashtu bashkohen me qëllim prezantimin e artit të tyre në konkurse dhe ekspozita kombëtare dhe ndërkombëtare. Më vonë në të njëjtin qytet është krijuar shoqata jofitimprurëse me qëllim ruajtjen dhe prezantimin e traditave vendase, kulturës dhe trashëgimisë jomateriale të regjionit buzë lumit Danub. Kështu në vitin 2013 është themeluar “Shoqata danubiane e artizanateve popullore”. Në të marrin pjesë mjeshtër të veglave muzikore, piktorë të ikonave, , mjeshtër të qeramikës, thurjes, gdhendjes së drurit, dantellës së qytetit Kalofer.

Снимка

СнимкаShoqata disponon me një kompleks prej atelieve. Me shumë mundime e restauruam dhe e përdorim për zhvillimin e turizmit kulturor. Objekti tashmë është përfshirë në një nga itineraret turistike të Ministrisë së turizmit dhe rezultatet e punës sonë janë të shkëlqyera” – tregon një nga themeluesit e Shoqatës gdhendësi i sendeve prej druri Angell Mitrofanov.

Në vitin 2016 bashkia e qytetit Ruse ofron 55 mijë leva ndihmë financiare, e cila vjen pas 15 viteve të pritjes. Më këto mjete janë rinovuar atelietë e mjeshtërve Qendra “Siones” – organizata, e cila vepron në favor të shoqërisë, e ka rinovuar me mjetet e saj financiare shtëpinë e vjetër në oborrin e kompleksit, tavanet e së cilës të drunjta janë punuar para 2 shekujve nga mjeshtër të shquar nga qyteti Trjavna (Bullgari Veriore). Sot në të ka disa atelie të Shoqatës. Sipas zotit Mitrofanov e ardhmja e zanateve është që të gjejnë vendin e tyre në një muze të improvizuar në ambient të hapur sipas shembullit të kompleksit etnografik “Etara” afër qytetit Gabrovo (Bullgari Qendrore) , ku mjeshtërit do të tregojnë produktet e tyre para turistëve bullgarë dhe të huaj. “Në punishte nën qiell të hapur” vizituesit do të mësojnë më shumë për përpunimin artistik të lëkurës, hekurit dhe bakrit – artizanate, me të cilat qyteti është i shquar. Por për realizimin e kësaj ideje ka nevojë për mjete financiare dhe për njerëz:

Ka interes nga ana e të rinjve, por pasi shikojnë se realizimi i punës së tyre është tepër i vështirë ata demotivohen – thotë Angell Mitrofanov. Pasi vdes mjeshtri me të vdes dhe zanati i tij, sepse pas nesh s’ka të rinj që janë gati të vazhdojnë.

Por pavarësisht nga perspektiva jo e mirë e profesioneve të ytre mjeshtërit nuk pushojnë të prezantojnë Bullgarinë dhe të fitojnë çmime prestigjioze në festivale të ndryshme. Shembulli i fundit është nga kjo verë. Gjatë korrikut dhe gushtit ata morën pjesë në festivalin e XXXI të qëndisjeve tradicionale në qytetin turk Shile dhe në festivalin e XIX të kulturës në Byykçekmexhe (Büyükçekmece).

Снимка

Në forumin e dytë morën pjesë 1350 artistë nga 64 shtete, 160 prej të cilëve – zanatçinj. Bullgari Veselin Fesçiev tërhoqi vëmendjen me tezgjahun e tij me rrugica të përsosura, kurse Borjana Moçeva dhe Krasimir Sivov prezantuan gravurat e tyre mbi lëkurë.

Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova

Foto: dunavskazadruga.weebly.com



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Këdrinka Këdrinova

Këdrinka Këdrinova zyrtarisht mori detyrën si anëtare e Këshillit të Mediave Elektronike

Anëtarja e re e Këshillit të Mediave Elektronike, Këdrinka Këdrinova, nga kuota e presidentit, u prezantua zyrtarisht në mbledhjen e Rregullatorit të Mediave më 12 shtator, njoftoi reporterja e BNR, Maria Kostova. Me dekret të kreut të shtetit..

botuar më 24-09-13 10.22.PD
Drejtori i BNR-së Milen Mitev (majtas) me Akademikun Julian Revallski

Radioja Kombëtare Bullgare dhe Akademia Bullgare e Shkencave do të bashkëpunojnë në promovimin e botimeve për bashkatdhetarët tanë jashtë vendit

Radioja Kombëtare Bullgare (BNR) dhe Akademia Bullgare e Shkencave nënshkruan një Memorandum mbi bazën e të cilit do të bashkëpunojnë dhe do të ndërmarrin iniciativa të përbashkëta për të promovuar veprimtarinë shkencore dhe kërkimore të..

botuar më 24-09-12 4.49.MD

A është zëvendësimi i një kandidature mashkullore me një femër një çelës për marrjen e resorit të dëshiruar në Komisionin e ri Evropian?

Këtë javë pritet që presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen , të prezantojë zyrtarisht propozimin e saj për strukturën dhe përbërjen e KE-së së re , në të cilën ajo kërkon të arrijë një ekuilibër gjinor në mandatin e saj të dytë në..

botuar më 24-09-11 8.15.PD