Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Biblioteka Kombëtare shënon 140 vjet nga themelimi i vet

БНР Новини

Për bibliotekën Kombëtare “Shenjtorët Kirill dhe Metodij” viti 2018 kaloi nën shenjën e aktiviteteve të ndryshme me rastin e 140-vjetorit nga themelimi i saj. Pika kulmore e festave është sot, kurse gjatë javës së kaluar 2 ngjarje tërhoqën vëmendjen e publikut. Më 5 dhjetor u promovua pulla postare “140 vjet Biblioteka Kombëtare “Shenjtorët Kirill dhe Metodij”, autor i së cilës është piktori Stojan Deçev. Edhe më parë janë krijuar pulla me pamjen e bibliotekës, por për herë të parë në pullë është përfshirë dhe fytyra e mësuesit Mihaill Bubotinov. Në bazë të idesë së tij më 10 dhjetor 1878  është formuar një komision me kryetar profesorin Marin Drinov, qëllimi i të cilit është themelimi  i Bibliotekës Kombëtare Bullgare.

Më 7 dhjetor u hap ekspozita “Thesaret e Bibliotekës Kombëtare”.

Снимка

Ekspozita prezanton artefakte të vlefshme prej letre, ku theksi kryesor është letra e poetit-revolucionar Hristo Botev drejtuar bashkëshortes së tij Veneta dhe familjes së tij, të shkruar në bordin e anijes “Radecki”. Letra ruhet në Arkivin historik bullgar. Më shumë hollësi të tjera tregon doktori Rumen Kovaçev, arkivist në Degën e Orientalistikës në Bibliotekën Kombëtare:

Letra lamtumirëse e Botevit drejtuar bashkëshortes së tij Veneta dhe familjes

“Ajo përfshin një pjesë të vogël nga botimet më të mira, përfaqësive për të gjitha degët tona. Për shembull Dega e Orientalistikës është prezantuar përmes “sixhileve të kadiut”. Këto janë regjistra dhe dokumente arkivore, në të cilat dokumentohen të gjitha proceset, të cilat janë zhvilluar në një gjykatë. Është shkruar se cilët janë pjesëmarrësit dhe cili është rezultati nga procesi gjyqësor, me fjalë të tjera se çfarë ka vendosur kadiu. Një interes përbëjnë dhe artefaktet nga arkivi historik bullgar. Vizituesit mund të shikojnë portrete dhe fotografi të familjes mbretërore, komiteti Suprem i Maqedonisë e të tjera.” Çdo një i cili ka dëshirë të shikoj ekspozitën e tanishme, duhet të nxitojë. Me qenë se këto janë dokumente origjinale, të cilat nuk duhet të eksponohen gjatë jashtë sallave ku ruhen në kushte të posaçme, ato do të mund të shikohen deri ditën e martë para dite”.

Përshëndetja drejtuar Mbretëreshës Joana nga fisnikëria italiane me rastin e martesës së saj me mbretin Boris III

Në prag të festës së bibliotekës hapet një hapësirë e re në katin e parë - “Historia e librit bullgar”. Ideja është që kjo të jetë një dhomë për historinë e shtypjes së librave. Në sallën e re do të tregohet dhe njëpiramidë 3D, e cila do të paraqesë historinë e librit, si dhe një model të minimizuar të presës së shtypit të Gutenbergut, të dhuruar nga Bashkimi i industrisë së botimit në Bullgari.

Fondi i pasur i Bibliotekës Kombëtare “Shenjtorët Kirill dhe Metodij” tërheq studiues dhe kritikë arti prej vendeve të ndryshme. Çfarë informate më shpesh kërkojnë, mësojmë nga docenti Ljubomir Gjeorgjiev, drejtues i Degës së trashëgimisë së dorëshkrimeve – dokumentare dhe letrare pranë bibliotekës:

Ka kolegë të shumtë nga Maqedonia, të cilët emocionohen nga historia e lëvizjes revolucionare të bullgarëve në Maqedoni dhe çështje të ndryshme politike, të lidhura me gadishullin Ballkanik. Po kështu studiues nga vendet e ndryshme sllave kërkojnë një informacion në dorëshkrimet tona sllave. Biblioteka e tërheq vëmendjen e specialistëve nga Turqia dhe shtetet islamike, të cilët gëzohen për mundësinë të njihen me arkivin osman - i tretë për nga madhësia në botë, i cili ruhet në bibliotekën tonë”.

„Pasqyra e botës“ nga Haxhi Halifa

Paralelisht me bashkëpunimin mbi projekte të ndryshme studimore, drejtoria e bibliotekës synon të tërheqë sa më shumë lexues të rinj. Kartë për bibliotekën tanimë mund të kenë dhe personat mbi 16 vjeç.

“Shumë të rinj vijnë si vullnetarë dhe punojnë me një adhurim dhe zell-tregon docenti Ljubomir Gjeorgjiev.Kur kemi mundësi iu ofrojmë karta falas  për bibliotekën  dhe disa prej tyre bëhen lexues të rregullt. Ditën e shtunë zhvillojmë iniciativën “Shkollë për prindër të ardhshëm”, e cila përsëri e tërheq publikun e ri. Mundohemi të ruajmë lexuesit tanë të moshuar e njëkohësisht – të tërheqim më shumë të rinj. Ky është qëllimi kryesor i aktivitetet me rastin e 140 vjetorit të Bibliotekës Kombëtare.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: BGNES, BTA dhe arkiv personal



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Foto: Ambasada e Republikës së Bulgarisë në Shqipëri

Ditët e Kulturës Bullgare u zhvilluan në Tiranë

Në kryeqytetin shqiptar të Tiranës u zhvilluan Ditët e Kulturës Bullgare, njoftoi Ambasada e Republikës së Bullgarisë në Shqipëri. “Të inkurajuar nga Dita e Iluministëve të Popullit që e festuam së fundmi, ne bëmë çmos për t'i njohur miqtë tanë..

botuar më 24-11-06 8.25.PD

“Abetarja e Peshkut” 200-vjeçare kujton për veten me një botim të ri

Në vitin 2024 mbushen 200 vjet nga shfaqja e së ashtuquajturës "Abetare me mësime të ndryshme" . Ky është titulli origjinal i librit i njohur më mirë si “Abetarja e Peshkut”, autor i së cilës është rilindësi i shquar Dr. Petër Beron. Bëhet..

botuar më 24-11-03 7.35.PD
Milena Selimi dhe Georgi Gospodinov

Milena Selimi përkthen romanin ”Kohëstrehim” të autorit bullgar Georgi Gospodinov

Shkrimtare, përkthyese, gazetare, përfaqësuese e bullgarëve në Komitetin për Pakicat Kombëtare në Shqipëri, Milena Selimi nuk rresht së promovuari kulturën, letërsinë, vlerat dhe traditat bullgare. Një nga arritjet e saj profesionale më të fundit është..

botuar më 24-10-28 2.10.MD