Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Buzëqeshje të shumta dhe frymë festive

Para Krishtlindjeve me korin e fëmijëve “Bodra pesen”

БНР Новини
Foto: arkiv personal

Për këngëtarët e vegjël nga kori i fëmijëve “Bodra pesen” nga qyteti Shumen muaji dhjetor është i përmbushur me ngjarje të shumta. Kori është themeluar përpara 55 vjetëve nga profesoresha Veneta Viçeva, dhe kori ka pranuar si datë për ditëlindjen e vet – 5 dhjetorin. Atëherë është dhe prova e parë, në të cilën vijnë 110 fëmijë. Dita gjithmonë është shkak për një përkulje në shenjë nderi përpara veprimtarisë së dirigjentit të parë, si dhe për një festë të gëzueshme të fëmijëve. Që nga viti 2011 në krye të korit është Denica Uzunova–deri në këtë moment dirigjente e dytë, nxënëse dhe trashëgimtare e profesoreshës Viçeva. Nën drejtimin e saj kori “Bodra pesen” fiton suksese jo të pakta. Bile dhe bilanci i shkurtër për dy stinët e fundit është me të vërtetë mahnitës:

Viti, të cilin po e përcjellim i është kushtuar 55 vjetorit të korit dhe ishte plot me ngjarje të shumta, programe të larmishme prej koncerteve dhe angazhimeve, me të cilat mund të krenohemi.


Në fakt ne nuk kishim pushim. Po e filloj pak “nga mbrapa-përpara”, që të mund të përmend dekoratat tona më të rëndësishme. Në edicionin e 11 të Festivalit Ndërkombëtar të Koreve në Ohër morëm pjesë dhe në konkursin dhe në programin folklorik të festivalit. Mes koreve prej 13 shteteve dhe 25 grupeve fituam “Grand prix”, çmim të parë në kategorinë “Koret e Fëmijëve”, si dhe dekorata për interpretim më të mirë të muzikës kishtare. Përpara kësaj, gjatë stinës 2017-2018, incizuam një disk shumë të bukur me këngë kushtuar Krishtlindjeve. Me sukses u prezantuam dhe në festivalin e dytë të këngës me rastin e Krishtlindjeve dhe të Vitit të Ri në qytetin Haskovo.


Veprën “Missa Brevis” të Benjamin Britten e paraqitëm në koncertin tonë me rastin e Pashkëve me orkestrën simfonike “Simfonieta” të qytetit Shumen. Këtë krijim e përgatitëm me ftesën e posaçme të drejtuar nga kompozitori Millko Kollarov, i cili drejtonte dirigjimin e interpretimit tonë të “Missa brevis” në kuadrin e festivalit ndërkombëtar “Vera e Varnës”. Dihet se, “Vera e Varnës” është festivali më i vjetër për muzikë klasike tek ne dhe prandaj që të gjithë ishim shumë të emocionuar. Ishte një kënaqësi e madhe të punojmë me Millko Kollarovin, i cili tani vonë na lajmëroi se ka shkruar një këngë për koristët tanë më të vegjël. Për ne, si trashëgimtarë të Dobri Vojnikovit /një rilindës i njohur, mësues, njeri i teatrit, dhe muzikant nga qyteti Shumen/ shumë të rëndësishme ishin dy koncertet, kushtuar 90-vjetorit të kompozitorit të njohur Aleksandër Tanev. I lidhur thellë me historinë bullgare, profesori Tanev ka krijime, kushtuara bashkatdhetarit tonë të njohur. Kënduam këngën “Dobri Vojnikov”. Tingëlloi dhe një suitë , e krijuar nga profesori Tanev në bazë të këngëve të edukatorit rilindës. Në këtë mënyrë i përkushtuam nderimin e duhur dhe Dobri Vojnikovit, nga lindja e të cilit mbushen 185 vjet. Me të vërtetë viti 2018 qe i përmbushur me ngjarje të shumta muzikore për qytetin Shumen dhe për ne.


Gjatë verës së vitit 2018 kori “Bodra pesen” përgatiti një program të pasur dhe mjaft emocionues por dhe pak nostalgjik i titulluar “Këngët e arta për fëmijë të Bullgarisë” dhe kushtuar “fëmijëve nga të gjitha brezat”. Projekti qe i prezantuar në Teatrin Dramatik të Kukullave “Vasill Drimev” me pjesëmarrjen e “Simfonietës” së qytetit Shumen.

Nuk ka sesi të përmendim të gjitha ngjarjet e rëndësishme nga programi tepër i pasur i korit “Bodra pesen”, por nuk duhet të lëmë pa përmendur dhe Koncertin tradicional me rastin e Krishtlindjeve. Sivjet ai është më 19 dhjetor. Fëmijët përsëri do të jenë në skenë bashkë me “Simfonietën”. Në program janë përfshirë këngë të njohura për Krishtlindjet dhe Vitin e Ri por në aranzhime të reja. Por, po kështu - buzëqeshje të shumta, gëzime, hare dhe frymë festive.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Muzikanti Dimitër Atanasov: Le t’u bëjmë një bilanc veprave të mira që kemi bërë për të tjerët

Krishtlindja ka ardhur! Jemi të lumtur nëse kemi ngrohtësi dhe arrijmë t'u dhurojmë dashuri dhe buzëqeshje njerëzve që na rrethojnë. Dhe fryma e Krishtlindjeve - është në zemrat, në dritat, dekorimet dhe .... në këngët. “Për të gjithë ne ditët e ndritura të..

botuar më 24-12-27 6.30.PD

"Ngjitës për mjekrën" - kënga për Krishtlindje që këndohet edhe gjatë verës

"Më ngadalë" ... këndon Stefan Vëlldobrev, dhe refreni prej disa vitesh përsëritet nga bullgarët brenda dhe jashtë vendit me shpresën për të ulur shpejtësinë me të cilën lëvizim akrepat e orës së përditshmërisë sonë... Stefan Vëlldobrev njihet..

botuar më 24-12-26 7.10.PD
Kirill Mariçkov

Një Vatër e re e Kulturës në kryeqytet do të mbajë emrin e muzikantit Kirill Mariçkov

Fondacioni "Natalia Simeonova" dorëzoi dokumentet për regjistrimin e një vatre të kulturës, e cila do të mbajë emrin e legjendës së muzikës rock bullgare Kirill Mariçkov . Këtë e bëri të ditur për BNR ish-prezantuesja e një prej emisioneve të..

botuar më 24-12-25 4.14.MD