Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Një koncert përpara Krishtlindjeve të korit “Vanja Moneva” në kishën e vjetër “Shën Sofia”

Foto: arkiv personal

Me bekimin e Shenjtërisë së Tij Neofit – Mitropolit i Sofjes dhe Patriark Bullgar, ngjarja organizohet nga mitropolia e Shenjtë e Sofjes. Koncerti është më 16 dhjetor nga ora 18 në kishën e vjetër “Shën Sofia”– një bazilikë me tre nefe me një vend të pazëvendësueshëm në historinë dhe kulturën tonë.

Me vajzat prej kohe donim të zhvillojmë një koncert të ngjashëm – tregon Vanja Moneva, dirigjente e korit. Mendoj se jemi kori i vetëm i grave, i cili guxon të prezantojë një program, i përbërë krejtësisht prej këngëve kishtare. Çdo vit Mitropolia e Shenjtë e Sofjes organizon një koncert para Krishtlindjeve në këtë kishë të shkëlqyer e të lashtë. Tani ne jemi të lumturit, të cilëve u qe ngarkuar të prezantojnë një program të tillë. Ftesën e morëm në sajë të administratorit Kirill Popov, i cili e njeh shumë mirë artin koral tek ne, si dhe të gjitha koret, të cilat përfshijnë muzikën ortodokse në repertorin e tyre.

Kalendari përpara festës i dirigjentes së njohur dhe të korit të saj  është mjaft i ngarkuar – vetëm para 1 jave përfundoi turneu i shkurtër i zonjës Moneva dhe të 3 këngëtareve të saj në Japoni, ku morën pjesë në një festival prestigjioz të xhazit dhe zhvilluan disa koncerte.

Për herën e pestë jemi në Japoni, por për herë të dytë këndojmë në Blue Note. Krahas me koncertet në këtë xhaz klub elitar në Tokio, morëm pjesë në Montreux Jazz Festival Japan, po kështu për herë të dytë – tregon akoma Vanja Moneva. Ky festival është një farë replike e xhaz forumit prestigjioz zviceran me të njëjtin emër, por është i paracaktuar për pjesën lindore të rruzullit tokësor. Ftesën e morëm në sajë të punës tonë me kompozitorin Xhun Mijake në një projekt të tij, të cilin e kemi prezantuar disa herë në Evropë dhe Azi. Koncertet përsëri qenë shumë interesante dhe në një nivel shumë të lartë. Patëm 4 spektakle në Blue Note. Në mes të çdo një pjese nga programi është përfshirë një pjesëmarrje tonë e gjallë. Krenohemi shumë me këtë, sepse pas koncerteve gjithmonë vijnë muzikantë, njerëz nga rrethet artistike, të cilët ndajnë përshtypjet e veta nga zyrat bullgar dhe nga gërshetimi dhe përshtatja e tyre në projektin e Xhun Mijake. Turneu ynë i shkurtër filloi me një koncert në qytetin Jokohama, në afërsi të Tokios, në një teatër shumë të bukur, në të cilin prezantohen arte të ndryshme. Në Japoni gjithmonë kemi kushte jashtëzakonisht të mira në prapaskenë, qëndrimin e njerëzve, të cilët përgjigjen për aspektet e ndryshme nga shfaqjet tona artistike gjithmonë është i shkëlqyer. Shpresoj që kjo të rastis shumë shpejt dhe tek ne.


Kuptohet se emocionet të cilat më pushtojnë mua dhe vajzat e mia kozmike janë krejtësisht të ndryshme në prag të koncertit lidhur me Krishtlindjen. E pres me padurim. Emocionohem vetëm duke u menduar dhe duke përfytyruar se vet Patriarku bullgar Neofit do të marrë pjesë dhe unë, duke dalë në skenë, do të lus për bekimin e tij, që të fillojë koncerti. Jam e bindur se, vet atmosfera në kishë, e cila do të na rrethojë, akustika e shkëlqyer, pema e bukur të cilën po e përgatisin organizatorët, do ta kthejnë këtë koncert në të paharrueshëm – dhe për ne dhe për publikun.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Më shumë nga rubrika

"Ti më premtove" – një këngë nga Konkursi "Burgas dhe Deti" 2024

Një nga këngët pjesëmarrëse në Konkursin "Burgas dhe Deti" 2024 është "Ti më premtove" në interpretim të Ansamblit Vokal “HighLight”. Në të u mblodhën 20 këngëtarë të rinj të talentuar nga HighLight Singing Academy. Disa prej tyre tashmë janë fitues..

botuar më 24-07-26 2.45.MD

"Nëse telefonon" – një duet i dy interpretuesve të rinj

Dy autorë dhe interpretues të talentuar u bashkuan në një duet. Robi dhe Dara Ekimova krijuan bashkë muzikën dhe tekstin e këngës "Nëse telefonon". Aranzhimin e bënë Robi dhe Martin Nikollov. Robi tregon për krijimin e këngës: "Një mbrëmje i..

botuar më 24-07-25 8.15.PD

Muzikantët e Grupit “Jupiter 7” prezantojnë këngën e tyre më të re

Shtëpia e Kulturës "Sredec" në Sofje shënon 50 vjetorin e saj me një sërë ngjarjesh muzikore nën titullin "Ishulli i Muzikës". Në këtë mënyrë, Shtëpia e Kulturës "Sredec" u jep një skenë profesionistëve të dëshmuar dhe të rinj - këngëtarë dhe..

botuar më 24-07-24 7.35.PD