Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Zërat bullgarë në koncertin e “London Film Music Orchestra”

Foto: arkiv personal

Më 21 dhjetor  në Covent Garden, është koncerti i fundit për këtë vit i “London Film Music Orchestra”, me një mik të posaçëm Chris Nicolaides. Në program janë përfshirë disa kompozime të kompozitorit të njohur të muzikës së filmave, do të tingëllojnë dhe akoma shumë krijime të tjera të njohura nga kjo gjini.

Orkestra është themeluar gjatë vitit 2014 prej 2 bullgareve – motrat Rosica Dusheva dhe Ivelina Dusheva, të cilat dhe sot janë producente të tri koncerteve për vit. Rosica është violonçeliste, kurse Ivelina – pianiste. Jetojnë në Londër prej afro 10 vjetëve. Kanë lindur në qytetin Pomorie. Kanë përfunduar shkollën Kombëtare për art muzikor dhe skenik në qytetin Burgas, Akademinë Kombëtare Muzikore në Sofje dhe Ecole Normale de Musique de Paris.Pse kanë marrë vendimin të krijojnë orkestër, si dhe hollësira për koncertin e ardhshëm mësojmë nga Rosica:

Për shumë njerëz është e çuditshme dhe shumë shpesh më pyesin se që ku ka ardhur ideja për këtë orkestër. Jeta në Londër është shumë e përshpejtuar, si kudo. Mbaj men se ishte një ditë tepër e nxehtë vere, po shkoja të shikoj motrën time, e cila sapo kishte lindur fëmijën e vet të parë. Në rrugë po mendoja  se çfarë do të bëjmë, që të mund të dalim nga përditshmëria e mësimdhënies dhe angazhimeve monotone. Doja që të bëjmë një orkestër, por ajo të jetë krejt e ndryshme nga orkestrat e tjera dhe t’i përkushtohet krejtësisht muzikës së filmave. Ia tregova këtë Ivës dhe akoma gjatë së njëjtës ditë filluam punë mbi projektin. Ajo bëri një sajt, shpallëm prova dëgjimi dhe 3 muaj më vonë mbajtëm koncertin e parë. “London Film Music Orchestra” ka marrë pjesë në X Factor-in britanik, vitin e kaluar në Wireless Festival (përpara më shumë se 50 000 veta) ka një veprimtari të rregullt incizuese. Realizojmë dhe projekte të muzikës së dhomës.


Prej kohe dëshirojmë të interpretojmë muzikë, në të cilën të tingëllojë folklori bullgar. Kur e përgatitëm programin gjatë periudhës së verës, dëgjova përsëri muzikën e filmit “300”. Dëgjova motive bullgare, zëra bullgarë, fyell bullgar. U kujtova për gjyshin tim në Bullgari  ....Mjerisht ai vdiq përpara disa ditëve, por ne i përkushtojmë këtë interpretim atij. Soliste është Maria Gjeorgjieva, e cila mëson në Londër. Kënga tjetër me zëra bullgarë është një prodhim i Hollivudit “Never Give Up”. Aranzhimi është për kor dhe orkestër, përveç Maries soliste janë akoma tri bullgare më zëra të shkëlqyera – Zhasmina Zhivkova, Kristina Todorova, Gergana Sirkarova. Mbase kjo këngë do të jetë pika kulmore e të gjithë koncertit.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Më shumë nga rubrika

Muzikanti Dimitër Atanasov: Le t’u bëjmë një bilanc veprave të mira që kemi bërë për të tjerët

Krishtlindja ka ardhur! Jemi të lumtur nëse kemi ngrohtësi dhe arrijmë t'u dhurojmë dashuri dhe buzëqeshje njerëzve që na rrethojnë. Dhe fryma e Krishtlindjeve - është në zemrat, në dritat, dekorimet dhe .... në këngët. “Për të gjithë ne ditët e ndritura të..

botuar më 24-12-27 6.30.PD

"Ngjitës për mjekrën" - kënga për Krishtlindje që këndohet edhe gjatë verës

"Më ngadalë" ... këndon Stefan Vëlldobrev, dhe refreni prej disa vitesh përsëritet nga bullgarët brenda dhe jashtë vendit me shpresën për të ulur shpejtësinë me të cilën lëvizim akrepat e orës së përditshmërisë sonë... Stefan Vëlldobrev njihet..

botuar më 24-12-26 7.10.PD
Kirill Mariçkov

Një Vatër e re e Kulturës në kryeqytet do të mbajë emrin e muzikantit Kirill Mariçkov

Fondacioni "Natalia Simeonova" dorëzoi dokumentet për regjistrimin e një vatre të kulturës, e cila do të mbajë emrin e legjendës së muzikës rock bullgare Kirill Mariçkov . Këtë e bëri të ditur për BNR ish-prezantuesja e një prej emisioneve të..

botuar më 24-12-25 4.14.MD