„Po, mund t’i realizosh ëndrrat e tua! Vetëm duhet të përpiqesh!” – këtë mesazh dëshiron t’u drejtojë vajzave të reja organizatorja e konkursit me të njëjtin titull Ema Hopkins, e cila është ambasadorja e Mbretërisë së Madhe tek ne. Apatia është diagnoza më e rëndë për shoqërinë tonë, mendon Nënpresidentja Ilijana Jotova që është bashkëorganizatore dhe qëllimi i konkursit kombëtar “Ambasadore për një ditë” është që t’i inkurajojë vajzat e reja në moshë midis 15 dhe 19 vjeç të jenë më aktive, të ëndërrojnë dhe t’i plotësojnë ëndrrat e tyre. U bëj thirrje të gjitha vajzave që të marrin pjesë në konkurs, sepse ai mund të ndryshojë pikëpamjet e tyre dhe është një mundësi për plotësimin e ëndrrave” – tha 17-vjeçarja Bllaga Popçeva – një nga fitueset e edicionit të parë të konkursit të vitit 2018.
Pjesëmarrëset duhet t’i përgjigjen një pyetjeje me maksimum 250 fjalë. Sivjet pyetja është: Si mendoni se mund të përdorni fuqinë tuaj personale si ambasadore për të inkurajuar një ndryshim pozitiv në shoqëri? “Qëllimi ynë kryesor është që vajzat e raja të bëhen më ambicioze për sa i përket së ardhmes dhe të thellojnë ndjenjën e tyre të përgjegjësisë sociale” – tha Ambasadorja Ema Hopkins.
“Konkursi “Ambasadorja për një ditë” është organizuar në bashkëpunim me ambasada të tjera në Sofje. Qëllimi është që të shënojmë në mënyrë të re Ditën Ndërkombëtare të Gruas. Nisma do të përfundojë më 7 mars, kurse fitueset, bashkë me ambasadoret dhe drejtueset e organizatave civile do të marrin pjesë në një aktivitet publik të nivelit të lartë. Do të zhvillojmë diskutime me pjesëmarrjen e lidereve të organizatave të ndryshme, përfshin këtu dhe Nënpresidenten Ilijana Jotova. Theksi do të jetë mbi rolin personal, motivacionin dhe pjesëmarrjen publike. Dëshirojmë t’u ndihmojmë grave të ardhshme që të kuptojnë sa e rëndësishme është që të besojnë në mundësitë e tyre për realizim dhe për ndryshim. Ato duhet të dinë se pavarësisht nga vijnë – nga qytetet apo nga fshatrat e thella, mund të jenë gjithashtu me probleme, apo me nevoja të posaçme, ato të gjithat janë të barabarta dhe në postet përgjegjëse mund të tregojnë potencialin e tyre. Nisma ka dhe një objektiv tjetër – t’ua tregojë vajzave mënyrën, në të cilën punojnë gratë-udhëheqëse. Pikërisht me këtë qëllim na ndihmojnë dhe ambasadoret e Azerbajxhanit, Indonezisë, Holandës dhe Shqipërisë.”
Ambasadorja Hopkins tregoi për përvojën e saj me edicionin e parë të këtij konkursi, kur një ditë të tërë e ka kaluar me një vajze 17-vjeçare nga qyteti Vërshec dhe kështu ka kuptuar shumë për problemet e vajzave bullgare. Sipas Ema Hopkins jo vetëm nxënëset kanë se çfarë të mësojnë nga gratë-diplomate. Nënpresidentja Ilijana Jotova gjithashtu tregoi përshtypjet e saj nga nisma “Ambasadore për një ditë”:
“Më bënë përshtypje jashtëzakonisht të madhe pikëpamjet e këtyre vajzave mbi problemet e dhimbshme shoqërore – për shembull për pabarazitë gjinore, për të rinjtë që kërkojnë vendin e tyre në jetë, kryesisht në vendbanimet e vogla dhe të larguara të Bullgarisë. Iniciativa jonë me ambasadoren Hopkins do të vazhdojë në muajt e ardhshme. Ajo është ndër njerëzit që punojnë fortë për mbrojtjen e drejtave të njeriut, luftimin e dhunës ndaj grave, trafikut të qenieve njerëzore dhe kundërvënien e kriminalitetit të organizuar – diçka që është një fushë fare të ndryshme nga diplomacia.”
Rregullat e konkursit “Ambasadore për një ditë” janë shpjeguar hollësisht në faqen e internetit të Ambasadës së Britanisë së Madhe.
Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova
Bullgarë nga 18 vende, 34 shkolla jashtë dhe 8 pedagogë bullgarë nga universitetet jashtë vendit janë pjesëmarrës në vitin e parë të Programit Kombëtar "Tregimet e pathëna të bullgarëve", i cili kërkon fakte pak të njohura për bullgarët e denjë apo ngjarje..
Nga raporti i Këshillit të Ministrave për zbatimin е "Strategjisë Kombëtare të Përditësuar për Zhvillimin Demografik të Popullsisë në Republikën e Bullgarisë" në vitin 2023 del qartë se për herë të parë në 38 vjet në Bullgari raporti ndërmjet rritjes..
Pak ditë më parë në Bllagoevgrad u pikturua një grafiti-mural shumëngjyrësh i krijuar në lidhje me 20-vjetorin e anëtarësimit të vendit tonë në NATO. Vepra e artit të rrugës u realizua me mbështetjen e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Bullgarisë,..
105 vjet më parë, më 27 nëntor 1919, në periferinë e Parisit, Neuilly-sur-Seine, u nënshkrua një traktat që i dha fund zyrtarisht pjesëmarrjes së Bullgarisë..
Uzurpimi i trashëgimisë kulturore dhe historike ka qenë dhe vazhdon të jetë një nga pasojat e shumta të pashmangshme të çdo konflikti ushtarak si në..
Në BE ka reagime të ndryshme në lidhje me vendimin e presidentit amerikan Joe Biden për të lejuar Ukrainën të godasë thellë brenda territorit rus me armët e..