Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Stilijan Kirovi: “Kërkimi nuk mbaron kurrë dhe kjo është bukuria e profesionit tonë”

Foto: arkiv personal

Me gjithë se është në moshë pak mbi 30 vjeç, Stilijan Kirovi ka një biografi shume të pasur profesionale. Nga vjeshta e vitit 2017 është Drejtor Muzikor i Illinois Philharmonic - Chicago's Southland. Me një pozicion të tillë është në akoma dy orkestra në SHBA. Gjatë po këtij viti fitoi çmimin e parë të Debut Berlin Concert Competition dhe debutoi në Berlin Philharmonic Hall. Më 17 janar në sallën “Bëllgaria” Stilijani për herë të parë do të dirigjojë Filarmoninë e Sofjes. Në program janë përfshirë uvertura “Leonora 3” nga Ludvig van Bethoven, Koncert për piano dhe orkestër nr.2 nga Franc List dhe Simfonia nr.4 e Johannes Brahms. Soliste në koncert është Petra Hollaender – Pogády – “një nga pianistet më premtuese të brezit të saj me virtuozitetin dhe  praninë skenike të jashtëzakonshme", sipas kritikëve të cituar nga organizatorët.

Prova e parë (më 14 janar) me Filarmoninë e Sofjes ishte një përjetim shumë i këndshëm – një ansambël i mrekullueshëm, një atmosferë e jashtëzakonshme e punës. Gëzohem shumë se jam këtu, në shtëpi. Diku, çdo të enjte frekuentoja koncertet e  Filarmonisë. Kam kujtime të paharrueshme, shume frymëzime kam marrë në këtë sallë” – tregon dirigjenti i ri.

Stilijani filloi të luajë në piano në moshë shumë të re – ishte vetëm 5 vjeçar. “Kisha disa mësuese. Të gjitha ato kontribuuan shumë  për formimin tim, por më shumë i detyroi prof.  Milena Kurtevës, tek e cila mësoja deri në moshën13-14 vjeç” – kujton  Stilijani. Pas kësaj u regjistrua në Shkollën Kombëtare Muzikore, ku mësoi piano, oboe dhe dirigjim.

Një prej simfonive të para që dirigjova ishte  ajo nr.100 e Jozef Hajdenit – kujton ai. – Kisha fat, sepse mësuesit e mi përkrahnin provat e mia të dirigjoja “Orkestrën rinore” si dhe “Orkestrën e dhomës” pranë shkollës. Kjo ishte eksperienca ime e parë në profesion. Pas mbarimit të shkollës dy vjet kam mësuar në Akademinë Kombëtare Muzikore. Në të njëjtën kohë fitova një konkurs pianistik në Paris dhe vazhdova të mësoj piano paralelisht edhe në kryeqytetin francez. Më vonë shkova për të jetuar në Paris dhe atje mbarova dirigjim në Ecole Normale de Musique te Dominique Rouits.Pak më vonë u bëra asistent dirigjent në Opera de Mass. Në një moment pedagogu im më këshilloi të paraqes dokumentet e mia në shkollat më prestigjioze në SHBA. Pata fat dhe më pranuan në Juilliard School, ku mbarova dirigjim të orkestrës në klasën e maestros James DePreist. Pas mbarimit në vazhdim të një viti isha në Nju Jork si pedagog, luaja në piano dhe organo. Nuk ishte lehtë, të jesh në “qendrën e botës” dhe të kërkosh punë. Arrita të fitoj pozicionin asistent dirigjent në Memfis Tenesi, pas dy vjetësh u transferova në Orkestrën e Seattle Symphony – një prej orkestrave të mëdha.”

Atje Stilijan Kirovi mbeti tre vjet, pas kësaj është miratuar për Drejtor Muzikor të Orkestrës “Symphony in C” në New Jersey, ku zëvendësoi dirigjentin e njohur bullgar Rosen Milanov. Fitoi të nijetin pozicion edhe në Orkestrën Simfonike të Bakersfield.




Është kënaqësi e veçantë të bësh muzikë me muzikantë kaq të mirë. Me gjithë se udhëtoj vazhdimisht dhe “jetoj në avion”, kjo me jep kënaqësi të madhe. Secila orkestër është si një personalitet i veçantë dhe është jashtëzakonisht e dobishme të punohet mbi muzikë të ndryshme dhe kaq të bukur. Gjithmonë mbështetem në parimin, se ne kërkojmë së bashku. Mendoj, se ky është qëndrimi i drejtë. Kryesorja është të lëmë mendjen  tonë të hapur për atë që dëgjojmë. Gjithmonë duhet të kërkohen drejtime të reja. Por kryesja është të kënaqesh me mundësinë që ke të punosh  me muzikantë të mrekullueshëm aty, ku je në këtë moment. Unë aktualisht gjendem në një etapë të tillë – të bëjë muzikë, të vazhdojë të zhvillohem si artist. Kjo është bukuria e profesionit tonë Sepse edhe shumë  mirë  ta njohësh veprën, që ekzekuton, gjithmonë zbulosh diçka të re.

Përgatiti në shqip: Sofia Popova

Më shumë nga rubrika

Muzikanti Dimitër Atanasov: Le t’u bëjmë një bilanc veprave të mira që kemi bërë për të tjerët

Krishtlindja ka ardhur! Jemi të lumtur nëse kemi ngrohtësi dhe arrijmë t'u dhurojmë dashuri dhe buzëqeshje njerëzve që na rrethojnë. Dhe fryma e Krishtlindjeve - është në zemrat, në dritat, dekorimet dhe .... në këngët. “Për të gjithë ne ditët e ndritura të..

botuar më 24-12-27 6.30.PD

"Ngjitës për mjekrën" - kënga për Krishtlindje që këndohet edhe gjatë verës

"Më ngadalë" ... këndon Stefan Vëlldobrev, dhe refreni prej disa vitesh përsëritet nga bullgarët brenda dhe jashtë vendit me shpresën për të ulur shpejtësinë me të cilën lëvizim akrepat e orës së përditshmërisë sonë... Stefan Vëlldobrev njihet..

botuar më 24-12-26 7.10.PD
Kirill Mariçkov

Një Vatër e re e Kulturës në kryeqytet do të mbajë emrin e muzikantit Kirill Mariçkov

Fondacioni "Natalia Simeonova" dorëzoi dokumentet për regjistrimin e një vatre të kulturës, e cila do të mbajë emrin e legjendës së muzikës rock bullgare Kirill Mariçkov . Këtë e bëri të ditur për BNR ish-prezantuesja e një prej emisioneve të..

botuar më 24-12-25 4.14.MD