I përshkruajnë gratë në jetën e poetit gjenial Hristo Botev si të jashtëzakonshme dhe magjepsëse. Ato nuk janë vetëm të bukura dhe të mençura, por edhe të përkushtuara idealeve të larta. Cilat janë ato dhe pse kanë mbetur në hijen e poetit? Nga të dhënat e pakta biografike, të cilat kanë arritur deri më sot, njohim deri diku imazhin e bashkëshortes së tij, Veneta. Shumë vite me radhë na bindnin se poeti dhe revolucionari i madh ka qenë i preokupuar kaq shumë nga ideja për çlirimin e Bullgarisë nga zgjedha turke se në zemrën e tij nuk ka pasur aspak vend për dashuri ndaj ndonjë gruaje. Si dëshmi për këto pohime studiuesit theksojnë vjershën “Të dashurës sime të parë”, ku poeti i thotë së dashurës se nuk mund të mendojë për dashuri derisa populli i tij vuan. Mirëpo, po të shikojmë më thellë në krijimtarinë e Botevit do ta gjejmë dashurinë në të gjitha dimensionet e saj. Pikërisht e tillë është ideja e botuesit Pllamen Totev, i cili ribotoi përmbledhjen e vjershave të poetit të dashur bullgar të Rilindjes, që ta zbulojë dashurinë, e cila frymëzon shkrimin e çdo një vargu.
“Në librin, të cilin e titulluam “Të dashurës sime të parë”, siç titullohet vjersha e famshme e Botevit, ne publikuam të gjitha vjershat e tjera të poetit dhe treguam për rrethanat rreth shkrimit të tyre. Përfshimë edhe studimin e Ljudmilla Gabrovskës, ku rrëfejmë për femrat, të cilat i ka dashuruar Botevi. Ne u përpoqëm të paraqitim njeriun dhe jo imazhin e ftohtë nga manualet, sepse Botevi i ka pasur emocionet veta. Sqaruam edhe rrethanat, të cilat e kanë nxitur për t’u nisur në këtë rrugë dhe t’i shkruajë këto vjersha.”
Sipas fjalëve të Pllamen Totevit ndër biografitë e Botevit nuk ka botim, ku të tregohet për femrat, të cilat e kanë frymëzuan poetin, dhe ta nënvizojë rëndësinë e tyre për zhvillimin kulturor të Bullgarisë. Në përmbledhjen e re Ljudmilla Gabrovska, nëpërmjet burimeve historike autentike, krijon me një saktësi të madhe imazhet e grave që kanë lënë gjurmë në zemrën e Botevit:
“Ne e prezantojmë Botevin në një mënyrë më të ndryshme, si një burrë, i cili ka dashur dhe për të cilin dashuria ka qenë frymëzim. Ljudmilla Gabrovska arriti të zbulojë fakte pak të njohura. Libri është një botim i vogël dhe i bukur. Ilustrimet me ngjyra përbëjnë piktura të Ralica Dençevës, një piktore e njohur bashkëkohore. Në libër ka shumë fotografi autentike dhe fotografi të grave të dashuruara nga Botevi. Lexuesi jo vetëm se mund të shohë se si janë dukur, por edhe të mësojë për marrëdhëniet e tyre me poetin. Tri janë gratë, të cilat kanë lënë gjurmë në jetën e tij. E para është Parashkeva Shushullova, mësuese, e cila e ka mbaruar arsimin e saj në Rusi. Ajo ka qenë jashtëzakonisht inteligjente dhe e mençur dhe ndoshta këto janë vetitë të cilat e kanë tërhequr Botevin. Të dy u njohën në Rusi, më vonë u takuan në Kallofer, ku ajo ishte mësuese. I kanë parë shpeshherë së bashku, gjë që nuk i ka bërë përshtypje të mirë shoqërisë së mbyllur patriarkale të Kalloferit në atë kohë. Që atëherë marrëdhëniet mes tyre kanë dhënë shkas për dyshime se cilës ia ka përkushtuar Botevi vjershën “Të dashurës sime të parë”. Nëse kjo ka qenë Parashkeva Shushullova, apo e dashura tjetër e Botevit, Maria Goranova, ose Mina, siç e kanë quajtur të afërmit e saj.”
Sipas hipotezave të sotme kjo ka qenë Mina, sepse pikërisht ajo e ka pasur atë “zë të ëndërrt”, për të cilin bëhet fjalë në vjershë. Mina e ka marrë arsimin e vet në Pragë dhe megjithëse atje e ka pritur një karrierë të ndritshme muzikore, ajo ka preferuar të kthehet në Bullgari, sepse ka menduar se misioni i saj ka qenë për ta ndihmuar arsimimin dhe emancipimin e grave në atdhe, gjë që në atë kohë – gjatë gjysmës së dytë të shekullit XIX, madje është dukur skandaloze.
Femra e tretë ka qenë Veneta, një grua shumë e fuqishme, e cila megjithë rregullat e shoqërisë konservatore është ndarë me të shoqin e parë dhe ka shkuar bashkë me fëmijën e vet në Rumani. Atje ajo e ka takuar Hristo Botevin dhe e ka përkrahur krejtësisht. I ka pranuar idetë e tij dhe e ka ndihmuar në rrugën e tij. “Ndoshta ky është ëndrra e realizuar për të dashurën e vjershës “Të dashurës sime të parë”, shënon Pllamen Totev dhe shton:
“Në të vërtetë ne përpiqemi të dalim jashtë imazhit standard të Botevit, që të mund të trajtohet si një njeri prej mishi dhe gjaku. Ne nuk kërkojmë sensacion, por logjikë, fije të zhvillimit. Ky nuk është një vëllim i zakonshëm i fakteve të mbledhura, por është një tregim, nëpërmjet historisë së Botevit dhe dashurive të përjetuara nga ai.”
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Foto: Darina Grigorova dhe arkiv
Pjesë prej vjershës “Të dashurës sime të parë” në përkthim të Olimbi Velajit , publikuar në “Antologjinë e poezisë ballkanike”, Athinë 2006:
Lëre atë këngë dashurie
zemrës sime helmin mos ia shto
i ri jam, por harruar rinie
e po t’i kujtohem s’ rrëmojë
për çfarë urreva dikur i velur
e para teje me këmbë kam shkelur
Harro ato kohë kur unë qava
për tëndin shikim e psherëtimë
skllav isha atëherë, nën pranga
për një buzëqeshje tënden, një grimë
pa mend botën përçmova
ndjenjat në balt i krodha
Harro ato marrosje ti
në gjoksin tim dashuria është shuar
e s’mund ta zgjodh përsëri,
këtë humnerë të pikëlluar
plagët e kanë zënë
dhe zemrën ligsht marazi ia ka ngrënë!
Ti ke një zë të ëndërrt – je e re,
po a dëgjon si pylli po këndon?
I ndjen të mjerët si qajnë atje?
Këtë shpirti më kërkon
aty më çon zemra e plagosur
aty ku çdo gjë është gjakosur!...
Filmi "Triumfi" i tandemit regjisorial Petër Vëllçanov dhe Kristina Grozeva fitoi çmimin e madh për film artistik në Festivalin e 42-të të Kinemasë Bullgare "Trëndafilin e Artë" në Varna. Filmi mori edhe çmimin për skenarin e shkruar nga dy..
Prof. i Asociuar Marco Scarpa hulumton trashëgiminë e Krilit dhe Metodit dhe rolin e qendrave sllavo-jugore ku janë shkruar librat në të kaluarën (të ashtuquajturat skriptoriume) dhe të letrarëve që kanë punuar në to për lulëzimin e kulturës së..
Modë që nuk vishet, por të frymëzon. Fustane të bukura, por jo prej dantelle apo mëndafshi, por prej metali. Skulpturat e krijuesit Zivko Sedlarski janë në pronësi të muzeve, galerive dhe koleksioneve private në 3 kontinente, duke i dhënë atij..
Në vitin 2024 mbushen 200 vjet nga shfaqja e së ashtuquajturës "Abetare me mësime të ndryshme" . Ky është titulli origjinal i librit i njohur më..