Nostalgjia për pushimet dimërore në mes të ngrohtësisë dhe rehatisë së shtëpisë së gjyshes në fshat e frymëzoi dy të rinjtë që jo vetëm të transferojnë pjesë prej kësaj atmosfere romanike në qytet, por edhe të shpërblejnë punën e disa grave të moshuara.
Para dy vjetësh Venelin Dobrevi dhe Aleksandër Ivanovi krijuan platformën “Bli nga gjyshja”, duke u dhuruar klientëve të tyre të ardhshëm një udhëtim emocionues në kohë me ndihmën e një palë papuçesh të thurura me dore. Për këtë qëllim ata zgjodhën disa modele papuçesh, gjetën prodhues bullgarë të leshit, u lidhën në rrjetet sociale me gjashtë gjyshe “digjitale” që thurin dhe e përgatitën sajtin e tyre që t’ju joshë.
Ideja lindi në prag të Krishtlindjeve, kur njëra prej gjysheve të mi për herë të radhës vendosi tua dhurojë të gjitha grave të farefisit palë papuçe të thurura – tregon Venelini. – Atëherë lindi ideja, që emocionet që mban fëmijëria nga koha e kaluar me gjyshen dhe gjyshin në fshat mund të transferohen edhe në ditët tona me ndihmën e aksesoreve të bukura të thurura – papuçe, shalle etj. Por ne filluam me papuçet, sepse ato janë më të njohura për të gjithë.
Kur flet për bashkëpunimin e tij me zonjat e moshuara, krijuesi i dyqanit virtual nënvizon, se nuk synon të shkaktojë një ndjenje mëshire ndaj tyre. Sepse atyre u pëlqen të thurin dhe e bëjnë me kënaqësi dhe dashuri.
Elementi social është më tepër “qershia mbi tortë - thotë Venelin Dobrevi. – Ne nuk dëshirojmë të prezantohemi si superheronj duke deklaruar, se zbatojmë ndonjë mision social – ne në fakt arritëm të krijojmë një biznes model me element të këndshëm socia. Kështu njerëzit dinë, se duke blerë papuçe pjesë prej mjeteve shkojnë te ndonjë grua e moshuar, së cilës i pëlqen thurja, në të njëjtën kohë kujtojnë kohën që kanë kaluar për festat në fshat me gjyshen dhe gjyshin. Për këtë qëllim ne organizuam fushatën tonë në prag të Krishtlindjeve që të forcojmë elementin nostalgjik dhe mendoj se e kemi arritur.
Duke ofruar thurje të bëra nga gjyshja gjithmonë do të ekzistojë ndjenja se kthehesh mbrapa në kohë. Autorët e idesë synojnë të kapërcejnë këtë element dhembshurie që edhe më shumë zonja të moshës së tretë të mund të sheshin prodhimet e tyre në këtë dyqan virtual dhe me çmime të mira.
Karakteristike për ne është, se arrijmë të tregojmë historinë në mënyrë, e cila t’i prekë njerëzit dhe t’i transferojë në të kaluarën – shton Venelini. – Dëshirojmë të tejzhvillojmë idenë tonë me ndihmën e platformës, ku të gjitha gratë që dëshirojnë vet të publikojnë artikujt e prodhuar prej tyre që të fitojnë më shumë. Deri tani të ardhurat janë 50 me 50 për qind, por kur ne do të kufizojmë rolin tonë, do t’u japin atyre një përqindje më të lartë prej shitjeve. Klientët e platformës do të kenë një kontakt më të këndshëm jo vetëm me gjyshen dhe gjyshin e tyre, por edhe me fshatin bullgar në tërësi dhe ky do të jetë efekti anësor i veprimtarisë sonë.
Papuçet e gjysheve bullgare gjatë festave të sivjetshme të Krishtlindjeve arritën deri në Gjermani, duke transferuar emocione të lidhura me atdheun bashkatdhetarëve tanë jashtë shtetit. Por themeluesit e “Bli nga gjyshja” janë të ndërgjegjshëm se hapen mundësi për rritje edhe në kuadrin e të gjitha vendeve të Ballkanit, për këtë arsye një prej qëllimeve të tyre gjatë këtij viti do të jetë realizimi i partneriteteve strategjike me kompani logjistike. Ndërkohë po mendojnë mbi idenë si gjyshja dhe gjyshi të bashkojnë përpjekjet në platformën online – një hallkë lidhëse midis njerëzve, që janë të aftë të prodhojnë gjëra të bukura dhe t’i publikojnë për shitje, dhe përdoruesve, që dëshirojnë të blejnë artikuj të tillë, të bërë me ngrohtësi dhe dashuri. E gjithë kjo bazohet mbi idenë fisnike, se ndihmon buxhetin mujor të ndonjë njeriu të moshuar.
Përgatiti në shqip: Sofia Popova
Foto: arkiv personal
Jordan Minkov mbërriti në Bruksel me familjen e tij në vitin 2007, kur vendi ynë u bë anëtar i plotë i Bashkimit Evropian, pasi gruaja e tij mori një kontratë të përhershme me institucionet evropiane dhe kjo ndryshoi jetën e gjithë familjes. "Në..
Inteligjenca artificiale tani është krijuar tërësisht nga kompjuterët klasikë me algoritme, ndërsa inteligjenca artificiale e bazuar në kompjuterë kuantikë do të jetë shumë më e shpejtë dhe më funksionale, thotë doktoranti Ivo Mihov nga Qendra për..
Pikërisht 3 vjet më parë, më 24 shkurt, filloi pushtimi rus i Ukrainës - një ngjarje që zgjoi Evropën 77 vjet pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore dhe vuri në pikëpyetje një nga synimet kryesore të BE-së - parandalimin e një konflikti të ri në..
Një ekspozitë interesante në Kuvendin Popullor në Sofje prezanton jetën dhe veprën e Ekzarkut Stefan I Bullgar - një figurë kozmopolite që hyri në..
At Ljubomir Bratoev ishte pjesëmarrës i drejtpërdrejtë në ngjarjet e themelimit të bashkësisë së kishës ortodokse bullgare në Berlin. Ai mbërriti në..