Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Një sipërmarrje sociale në favor të njerëzve të moshës se tretë

Papuçet nga “Bli nga gjyshja” prekin njerëzit me nostalgji dhe dashuri

Nostalgjia për pushimet dimërore në mes të ngrohtësisë dhe rehatisë  së shtëpisë së gjyshes në fshat e frymëzoi dy të rinjtë që jo vetëm të  transferojnë pjesë prej kësaj atmosfere romanike në qytet, por edhe të shpërblejnë punën e disa grave të moshuara.

Para dy vjetësh Venelin Dobrevi dhe Aleksandër Ivanovi krijuan platformën “Bli nga gjyshja”, duke u dhuruar klientëve të tyre të ardhshëm një udhëtim emocionues në kohë me ndihmën e një palë papuçesh të thurura me dore. Për këtë qëllim ata zgjodhën disa modele papuçesh, gjetën prodhues bullgarë të leshit, u lidhën në  rrjetet sociale me gjashtë gjyshe “digjitale” që thurin dhe e përgatitën sajtin e tyre që t’ju joshë.

VenelinAleksandërIdeja lindi në prag të Krishtlindjeve, kur njëra prej gjysheve të mi për herë të radhës vendosi tua dhurojë  të gjitha grave të farefisit palë papuçe të thurura – tregon Venelini. – Atëherë lindi ideja, që emocionet që mban fëmijëria nga koha e kaluar me gjyshen dhe gjyshin në fshat mund të transferohen edhe në ditët tona me ndihmën e aksesoreve të bukura të thurura – papuçe, shalle etj. Por ne filluam me papuçet, sepse ato janë më të njohura për të gjithë.

Kur flet për bashkëpunimin e tij me zonjat  e moshuara, krijuesi i dyqanit virtual nënvizon, se nuk synon të shkaktojë një ndjenje mëshire ndaj tyre. Sepse atyre u pëlqen të thurin dhe e bëjnë me kënaqësi dhe dashuri.

Elementi social është më tepër “qershia mbi tortë - thotë Venelin Dobrevi. – Ne nuk dëshirojmë të prezantohemi si superheronj duke deklaruar, se zbatojmë ndonjë mision social – ne në fakt arritëm të krijojmë një biznes model me element të këndshëm socia. Kështu njerëzit dinë, se duke blerë papuçe pjesë prej mjeteve shkojnë te ndonjë grua e moshuar, së cilës i pëlqen thurja, në të njëjtën kohë kujtojnë kohën që kanë kaluar për festat në fshat  me gjyshen dhe gjyshin. Për këtë qëllim ne organizuam fushatën  tonë në prag të Krishtlindjeve që të forcojmë elementin nostalgjik dhe mendoj se e kemi arritur.

Duke ofruar thurje të bëra nga gjyshja gjithmonë do të ekzistojë ndjenja se kthehesh mbrapa në kohë. Autorët e idesë synojnë të kapërcejnë këtë element dhembshurie që edhe më shumë zonja të moshës së tretë të mund të sheshin prodhimet e tyre në këtë dyqan virtual dhe me çmime të mira.

Karakteristike për ne është, se arrijmë të tregojmë historinë në  mënyrë, e cila t’i prekë njerëzit dhe t’i transferojë në të kaluarën – shton Venelini. – Dëshirojmë të tejzhvillojmë idenë tonë me ndihmën e platformës, ku të gjitha gratë që dëshirojnë vet të publikojnë artikujt e prodhuar prej tyre që të fitojnë më shumë. Deri tani të ardhurat janë 50 me 50 për qind, por kur ne do të kufizojmë rolin tonë, do t’u japin atyre një përqindje më të lartë prej shitjeve. Klientët e platformës do të kenë një kontakt më të këndshëm jo vetëm me gjyshen dhe gjyshin e tyre, por edhe me fshatin bullgar në tërësi dhe ky do të jetë efekti anësor i  veprimtarisë sonë.

Papuçet e gjysheve bullgare gjatë festave të sivjetshme të Krishtlindjeve arritën deri në Gjermani, duke transferuar emocione të lidhura me atdheun bashkatdhetarëve tanë jashtë shtetit. Por themeluesit e “Bli nga gjyshja” janë të ndërgjegjshëm se hapen mundësi për rritje edhe në kuadrin e të gjitha vendeve të Ballkanit, për këtë arsye një prej qëllimeve të tyre gjatë këtij viti do të jetë  realizimi i partneriteteve strategjike me kompani logjistike. Ndërkohë po mendojnë mbi idenë si gjyshja  dhe gjyshi të bashkojnë përpjekjet në platformën online – një hallkë lidhëse midis njerëzve, që janë të aftë të prodhojnë gjëra të bukura dhe t’i publikojnë për shitje, dhe përdoruesve, që dëshirojnë të blejnë artikuj të tillë, të bërë me ngrohtësi dhe dashuri. E gjithë kjo bazohet mbi idenë fisnike, se ndihmon buxhetin mujor të ndonjë njeriu të moshuar.

Përgatiti në shqip: Sofia Popova

Foto: arkiv personal




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Galeria

Më shumë nga rubrika

Metroja e Sofjes është e dyta në një renditje ndërkombëtare

Hekurudha nëntokësore e qytetit të Sofjes doli të ishte ndër më të pëlqyerat në Evropë. Metroja e Sofjes renditet e dyta, e tejkaluar vetëm nga ajo në Oslo, njofton TV Euronews. Sondazhi u krye nga kompania Bounce dhe u morën parasysh një sërë..

botuar më 24-09-17 11.41.PD
Patriku bullgar Dniill

Patriku bullgar Daniill bekoi fëmijët për vitin e ri shkollor

Patriku bullgar dhe Mitropolit i Sofjes Daniill u dërgoi një mesazh për vitin e ri shkollor mësuesve, nxënësve dhe prindërve. Ai do të tingëllojë sot në hapjen e vitit të ri shkollor në të gjitha shkollat ​​në Bullgari. Në mesazhin e tij "me..

botuar më 24-09-16 10.46.PD

Udhëzues për prindërit: si të përcjellim në shkollë nxënësin e klasës së parë nga brezi "Alfa"

Më shumë se 55 mijë fëmijë bullgarë do të kalojnë për herë të parë pragun e shkollës, me frikë dhe emocione. Më 16 shtator nxënësit e klasës së parë do të hyjnë në dhomat e rinovuara të shkollave, të zbukuruara me tullumbace dhe lule. Dhe aty, të..

botuar më 24-09-16 7.05.PD