Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Zllatina Ruseva para premierës së dokumentarit “Kujtime të humbura”

“Ky film është një kërkim shumë, shumë i gjatë”

Një fragment nga filmi “Kujtime të humbura”

Mendime dhe krahasime mes historisë – e tillë, siç na e tregojnë, dhe mes ngjarjeve dhe proceseve – të tilla, të cilat në të vërtetë kanë qenë. Thënë shkurtimisht kjo është ideja e filmit dokumentar të Zllatina Rusevës “Kujtime të humbura”. Premiera e tij botërore është sonte në edicionin e 27 të “Sofia Film Fest”.

“Ky është një film për kujtesën tonë. – Në fakt kujtesa dhe historia janë dy gjëra krejtësisht të ndryshme. Historia është diçka, të cilën e shkruajmë dhe e krijojmë, që të na shërbejë. Ajo ka funksione sociale. Kujtesa është diçka që është thellë brenda nesh dhe na lejon “të jemi në kohë”. Në film përdor ujin dhe lumin si simbol. Ka shumë studime se uji ka kujtesë, madje ruan emocione. Muzika gjithashtu është kujtesë – ajo është një perceptim ritmik i botës. Ideja e filmit është se kujtesa e muzikës e ngjall kujtesën e ujit dhe ai fillon “të na dërgojë” kujtimet e veta. Në fakt kemi një udhëtim njëkohësish në të tanishmen dhe në të kaluarën. Krijohet ndjenja se në anije hipin dy lloje pasagjerësh – bashkëkohorë tanët dhe një grup nga përpara 70-80 vitesh për shembull. Fillon udhëtimi, ndërsa muzikantët, duke e parë ujin, fillojnë t’i tregojnë kujtimet e veta, uji – gjithashtu. Për mua ky film ishte shumë i rëndësishëm, sepse kam ndjenjën se sot ne e kemi harrur kujtesën tonë. Brezat para nesh kanë qenë të lidhur shumë fortë me historinë. Ajo na jep identitet dhe na bën që të ndihemi krenar si popull. Një prej protagonistëve në film thotë: “Në e pranojmë historinë në mënyrën në të cilën na e kanë treguar. Ndërsa uji ndoshta e di historinë e vërtetë.” Në fakt ne mund të vëzhgojmë se si historia përsëritet dhe shumë prej gjërave të cilat ndodhin rreth nesh na kujtojnë për ngjarje, të cilat kanë ndodhur gjatë viteve 30, 40 të shekullit XX. Nëpërmjet filmit ne “udhëtojmë” përmes tërë historisë evropiane, bahskë me muzikantë të shkëlqyeshëm dhe një grup udhëtarësh, të cilët janë në “festën e tyre të pafund”. Në fund mbetet çështja ku po shkojnë, çfarë është jeta, që duam ta përjetojmë, çfarë janë mësimet nga ngjarjet e kaluara." 

Le të rikujtojmë se para disa vitesh Zllatina Ruseva organizoi dy edicione të një festivali të pazakonshëm të quajtur “Kundër rrjedhës”. Skena ishte një kroçer, i cili nisej nga bregu bullgar i Danubit kundër rrjedhës së lumit. Në vendet ku akustonte kroçeri hipnin muzikantë, përfaqësues të kulturës përkatëse kombëtare. Që atëherë regjisorja na tha se video-materiali i këtij udhëtimi është i madh për nga vëllimi. Cilët janë protagonistët: "Në film ka muzikantë fantastikë – më shumë se 30 interpretues virtuozë, personalitete, të cilat ndikojnë mbi proceset muzikore dhe shpirtërore. Nga Bullgaria të tillë janë Petër Rallçev, Teodosi Spasov.... Kemi ndoshta grupin më të mirë rom në Evropë “Romengo”, Zoltan Lantosh, i cili është ndër dhjetë muzikantët më të mirë në botë Posaçërisht për premierën në Sofje mbërriti Misirli Ahmet – virtuoz i darbukës. Ai është një nga interpretuesit më të mirë i këtij instrumenti. Emrat janë kaq shumë se nuk mund t’i përmend. Muzika në film është e shumëllojshme dhe ky ishte një prej problemeve në montazh. Mendoj se arritëm ta kryejmë mirë punën tonë. Mund të them se ky film është një poemë muzikore. Tingulli i filmit krijon një realitet suplementar, marrëdhënie mes së kaluarës dhe së tanishmes dhe protagonisti kryesor mbetet lumi. Ne kërkonim zërin e lumit. Ky film ishte një kërkim i gjatë.”

Producenti i filmit është Ljubomir Georgiev – i shoqi i Zllatinës, me të cilin gjatë vitit 1989 themeluan në Belgjikë një qendër kulturore dhe kompaninë e producentit “Diogen”, organizuan Festivalin Ndërkombëtar të Kinemasë Dokumentare “Milenium”, Festivalin e Kulturës Bullgare në Bruksel etj. Në ekipin e dokumentarit “Kujtime të humbura” janë kamermani Pllamen Gerasimov, Marieta Çukovska – montazhiere, Mariana Vëllkanova – dizajn muzikor. Sonte më 8 mars pas premierës së filmit në kinemanë “Lymier” do të ketë një party muzikore me pjesëmarrjen e disa prej protagonistëve të filmit dhe miq të tyre.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

“Abetarja e Peshkut” 200-vjeçare kujton për veten me një botim të ri

Në vitin 2024 mbushen 200 vjet nga shfaqja e së ashtuquajturës "Abetare me mësime të ndryshme" . Ky është titulli origjinal i librit i njohur më mirë si “Abetarja e Peshkut”, autor i së cilës është rilindësi i shquar Dr. Petër Beron. Bëhet..

botuar më 24-11-03 7.35.PD
Milena Selimi dhe Georgi Gospodinov

Milena Selimi përkthen romanin ”Kohëstrehim” të autorit bullgar Georgi Gospodinov

Shkrimtare, përkthyese, gazetare, përfaqësuese e bullgarëve në Komitetin për Pakicat Kombëtare në Shqipëri, Milena Selimi nuk rresht së promovuari kulturën, letërsinë, vlerat dhe traditat bullgare. Një nga arritjet e saj profesionale më të fundit është..

botuar më 24-10-28 2.10.MD
Maria Bakallova ia jep Çmimin e Madh në festival regjisorit Kirill Serebrennikov

Filmi-drama "Limonov" fitoi çmimin e madh në "Cinelibri" në Sofje

Drama biografike 138-minutëshe e Italisë, Francës dhe Spanjës “Limonov” fitoi Çmimin e Madh për Përshtatje Mjeshtërore Letrare në Konkursin Ndërkombëtar të Filmit me metrazh të gjatë Cinelibri . Favoriti u shpall nga kryetarja e jurisë, aktorja..

rinovuar më 24-10-27 6.29.MD