Populli e quan këtë ditë “Pashka e Kuajve” dhe në të kremton Shën Theodhorin, duke nderuar shokun e vet më të besuar në fermë – kalin. Dita e shtunë e javës së parë të Kreshmëve të Mëdha /16 marsi/ është dhe festa kishtare për kujtimin e Shën Theodhor Tironit – një ushtar romak, i cili është i djegur për fenë e tij të krishtere.
Një festë shumëngjyrëshe dhe nostalgjike me tradita për shëndet të kuajve dhe të kalorësve – e tillë është festa në fshatin në afërsi të Sofjes Vojnegovci. Para dite kalorësit në veshje popullore, do të kalojnë nga qendra e fshatit deri në bazën e kuajve, ku do t’u japin ujë kuajve dhe do t’i ushqejnë me bukë, kurse pas kësaj do t’u ndajnë nga buka dhe të gjithë miqve të festës. “Duam që njerëzit të kujtohen për traditat dhe zakonet dhe më të moshuarit të ndajnë kujtimet e veta me të tjerët”, thotë për rilindjen e kësaj tradite Ivajllo Ivanov nga baza e kuajve në fshatin Vojnegovci.
Në bazë fëmijët mund të përkëdhelin dhe të ushqejnë kuajt me karota, t’u hipin, të fotografohen me veshje popullore të siguruara prej organizatorëve, dhe të kalojnë një ditë shumë emocionuese në kompaninë e kafshëve fisnikë. Sivjet gara tradicionale me kuaj /kushija/ nuk do të zhvillohet në bazën e kuajve për shkak të rekomandimit të mjekëve veterinarë të mos të përzihen kuajt, për shkak të një anemie infektuese tek kafshët. “Por, për ne është më e vlefshme lidhja midis kalit dhe njeriut dhe jo vetë spektakli”, shton Ivajllo Ivanov.
“Në të kaluarën kali ka qenë një ndihmës i rëndësishëm dhe njerëzit kanë qenë të varur prej tij për nxjerrjen e bukës së gojës” – tregon ai. “Pikërisht prandaj dhe e kanë nderuar dhe janë kujdesur për të me vëmendje të jashtëzakonshme. Sipas traditës në këtë ditë gratë ngritin shumë herët dhe gatuajnë pogaçe, me të cilën qerasin që të gjithë bashkëfshatarët. Njerëzit besojnë se në qoftë se vonohen dhe paraqiten para të tjerëve të fundit, kuajt e tyre do të sëmuren. Meshkujt po kështu fillojnë ditën shumë herët, zbukurojnë kafshët, i shpien për të pirë ujë dhe pas kësaj përgatiten për të ashtuquajturën garë me kuaj. Pas kësaj fituesi shkon nëpër shtëpitë për shëndet dhe njerëzit u kanë dhënë kuajve për të ngrënë tërshërë, si dhe misër të zier ose bizele të cilët janë tradicionale për kreshmët e Pashkës. Ushqimin tjetër e hedhin në arë për një vit pjellor dhe të begatshëm.
Mësime në hipizëm, kampe verore për fëmijët, si dhe terapi me kuaj për fëmijë dhe të moshuar me probleme fizike dhe emocionale nën drejtimin e një pedagogu të kualifikuar, janë vetëm pjesë e veprimtarive të shumta në bazën e kuajve, të vendosur në rrëzat e malit Stara Pllanina.
“Ne punojmë jashtëzakonisht shumë me fëmijët dhe prej viteve zgjedhim kuajt më të përshtatshëm për ta – thotë akoma Ivajllo Ivanov. “Dhe kjo dha rezultate, sepse baza jonë e kuajve u bë një vend i njohur për vizita gjatë pushimeve të fundjavës, aq më tepër se ajo është fare afër Sofjes .Kemi rreth 30 kuaj, por jo të gjithë prej tyre punojnë me fëmijë, sepse disa janë mjaft temperamentë dhe janë më të përshtatshëm për kalorës më të përparuar. Kryesisht preferojmë racën e pastër arabe, bëjmë dhe kryqëzime racash, me qëllim që kuajt e rinj të kenë një karakter më të qetë dhe të butë. Pikërisht ata i përdorim për mësimet e fëmijëve dhe të njerëzve, të cilët deri në këtë moment nuk janë hipur asnjëherë mbi kalë."
Por çfarë është të shikosh një kalë në sytë dhe përse lidhja me të është kaq speciale?
“Më e rëndësishmja në lidhjen me kalin është besimi – përgjigjet Ivajllo Ivanov. Kali, është një kafshë shumë e shpejt, shumë e ndjeshme dhe shumë frikësuese dhe në qoftë se ne nuk e fitojmë besimin e tij, asnjëherë nuk do të vendosim një lidhje me të dhe ai thjesht do të ikë. Kurse, besimi fitohet me një qëndrim të mirë dhe me temperament të qetë. Çfarë do qoftë gjëje që të të ketë ndodhur gjatë ditës, ti nuk mund t’ia transmetosh kalit duke hipur mbi të, sepse ai pret prej teje të jesh i mirë me të dhe atëherë ai po kështu do të jetë i mirë me ty dhe i gatshëm të bashkëpunojë. I besuar, tepër social për të komunikuar është në vend të parë. Preferon të jetë në një grup me të përngjashmit të tij, prandaj dhe kuajt tanë janë të lumtur, me qenë se jetojnë bashkë. Kurse aty ku ka vetëm një kalë, lidhja e tij me pronarin është shumë e fortë dhe kafsha gjithmonë e pret me shumë gëzim dhe entuziazëm."
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: arkiv personal
Në edicionin e 14-të të Sistemit të Vlerësimit të Institucioneve të Arsimit të Lartë në Bullgari për vitin 2024, Universiteti i Sofjes “Shën Klementi i Ohrit” është në vendin e parë në 22 fusha profesionale. Sistemi i vlerësimit krahason performancën e 51..
Sukseset e Bullgarisë në olimpiadat ndërkombëtare të shkencës për vitin 2024 u mblodhën në ekspozitën "Mendjet fantastike". E hapur me rastin e Ditës së Iluministëve të Popullit në “Urën e të Dashuruarve” pranë Pallatit Kombëtar të Kulturës, ekspozita..
Televizioni Kombëtar Bullgar (BNT) do të shënojë më 7 nëntor të këtij viti 65 vjetorin e themelimit të tij, njoftuan mediat publike. Këtë ditë, një nga drejtueset e njohura të lajmeve Radina Çervenova do të rikthehet në emisionin qendror “Nëpër botë dhe te..
Para zgjedhjeve presidenciale në SHBA, jo vetëm amerikanët janë të emocionuar. Edhe evropianët po presin me frymë të lodhur rezultatet – a do të..
Zoti i ka dhuruar njeriut cilësinë e madhe - të ëndërrojë, dhe ne ëndërronim që pikërisht këtu, në Muzeun Getty, të dëgjonim në bullgarisht për hapjen e një..
Shpesh thuhet me ironi se njerëzit në Maqedoninë e Veriut marrin nënshtetësinë bullgare vetëm për qëllime egoiste. Prandaj, në regjistrimin e fundit..