Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Festivali i gjellëve të malit të Rodopeve “Kënaqja rodopëse” në qytetin Devin

Më 22 dhe 23 mars në zemrën e malit të Rodopeve në qytetin Devin, nën patronazhin e kryetarit të bashkisë së qytetit Krasimir Daskallov do të zhvillohet Festivali i parë i ushqimit të Rodopeve.

Ideja lindi pak nga pak” – tregon Ani Nikollova, një nga organizatoret e festivalit. “Prej disa vjetëve punojmë në Devin në bazë të projekteve të ndryshme dhe jo njëherë kemi provuar gjellët tradicionale. Duke admiruar çdo një shije, në biseda me pronarët vendas të restoranteve dhe të hoteleve, lindi ideja për një festival i cili do të popullarizojë shijet unikale të Rodopeve mes njerëzve në të gjithë vendin, dhe pse jo dhe jashtë shtetit."

Gjatë kohës së festivalit banuesit e fshatrave përreth dhe të qytetit Devin, si dhe kuzhinierë profesionalë nga restorantet në rajon do të gatuajnë para publikut gjellë tradicionale. Cilat janë ushqimet tradicionale për këtë krahinë, të cilat do të mund t’i shijojnë miqtë?

patatnik

Patatnik” – një gjellë me patate, në të cilën mund të shtohen produkte të ndryshme. “Brënza” – një produkt qumështi në bazë të një recete të posaçme, diçka mesatare midis djathit dhe gjizës, e cila i përngjan shumë kosit të trashë, por që ka një shije të ndryshme nga çdo gjë tjetër të cilën e kemi provuar. Është shumë e vështirë të përshkruhet, thjesht duhet të provohet – i përgjigjet pyetjes Ani Nikollova.

marudnikPo kështu dhe “marudnik”, i cili përgatitet në ngjashmëri me palaçinkat, por jo me qumësht, por me kos dhe jepet për t’u ngrënë me djathë ose me reçel. Për krahinën e Rodopeve janë karakteristike dhe disa lloje të ndryshme të kaçamakut (mëmëligë me miell misri) ndaj të cilëve shtohen patate dhe shumë gjalpë. “Skripalec” – kështu i quajnë të gjitha perimet me gjethe të gjelbra pranverore, të cilat në malin e Rodopeve i përgatisin me oriz ose patate. Që të gjitha këto gjellë hahen me kos, sepse produktet e qumështit janë shumë karakteristike për këtë krahinë."

skripalec

Prodhues vendas do të propozojnë djathë, qumësht, reçele të ndryshme prej frutave të pyllit, mjaltë aromatike si dhe çaj mali, i cili jep shëndet dhe jetëgjatësi. Kurse në festivalin e kulinarisë do të përfshihen dhe nxënësit e shkollave të specializuara nga i gjithë vendi.

kaçamak

Ata do të provojnë mundësitë e veta në përgatitjen e gjellëve tradicionale. Por, kuptohet , çdonjëri mund të gatuajë diçka të ndryshme” – sqaron Ani Nikollova. “Ajo e cila do të përgatitet prej tyre, si dhe nga përfaqësuesit e vatrave të kulturës, të cilët kanë klube të kuzhinarisë, do të vlerësohet nga një juri, në të cilën do të përfshijmë përfaqësues të restoranteve vendase, kryetarin e bashkisë së qytetit Devin dhe miq të festivalit. Kështu vlerësimi i mjeshtërisë së pjesëmarrësve do të jetë absolutisht i paanshëm."

Gjatë këtyre dy ditëve arti kulinar do të gërshetohet me muzikën, me vallet dhe dëfrimet në natyrën unikale të malit, ku sipas legjendës ka lindur Orfeu – këngëtari mitik i trakëve, i cili i ka magjepsur njerëzit dhe kafshët me muzikën e vet të papërsëritshme.

Në vend të parë, kuptohet, miqtë mund të shijojnë gajdet tradicionale për këtë krahinë” – premton Ani Nikollova. Pa muzikën e gajdjës në krahinën e Rodopeve nuk bëhet asgjë, siç thonë njerëzit, as gjë e mirë, as gjë e keqe. Interpretues tradicionalë nga kjo krahinë janë grupi i gajdexhinjve “Devin” me drejtues Emill Çollakov, këngëtarja e dashur popullore Miglena Bekrieva , e cila po kështu është partnerja jonë në organizimin e festivalit. Do të ketë dhe përfaqësues nga fshatrat përreth si dhe interpretues nga i gjithë vendi, të cilët jo vetëm se do të tregojnë folklorin karakteristik për krahinën e vet, por dhe do të kontribuojnë me diçka për t'u qerasur, që të mund të provojmë dhe të shijojmë dhe gjellë nga krahinat e tjera të vendit."

Grupi i gajdexhinjve “Devin” dhe Miglena Bekrieva

Organizatorët e kanë vënë theksin mbi ushqimin, sepse ai është simbol i kënaqësisë. Por jo vetëm kaq. Ai është pjesë e gjithë atmosferës në këtë krahinë.

“Suita e Rodopeve” – grupi i gajdexhinjve “Devin” me drejtues Emill Çollakov

"Duam që të tregojmë sesa unikale dhe të veçanta janë traditat në malin e Rodopeve. Çdo gjë aty krijon një atmosferë magjike, e cila nuk mund të përshkruhet dhe të tregohet , ajo duhet të ndihet. Shijet me të vërtetë janë të shkëlqyera. Kam provuar gjëra, të cilat nuk ke se ku t'i shijosh në vend tjetër, sepse asnjë nga vendasit nuk i tregon sekretet e gatimit deri në fund” – tregon Ani Nikollova. Nuk ka sesi të hani në dy vende të ndryshme të njëjtën gjellë dhe ajo të jetë e njëjta në shije. Prandaj ia vlen të provohet shumë herë. Dhe ne i ftojmë që të gjithë në festival, që të mund të dëfrejmë, të ngrohim shpirtrat tanë në fillim të pranverës dhe të shijojmë bashkë atmosferën magjike të malit të Rodopeve."

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Fotot janë ofruar nga Shtëpia e prodhimit “ENI Fillm”



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Gjeorgjia: tërheqja nga vlerat evropiane dhe përgjigja e mundshme e BE-së

Këshilli i Punëve të Jashtme i BE-së u mblodh për të diskutuar vendosjen e masave shtesë kundër autoriteteve gjeorgjiane lidhur me përdorimin brutal të forcës nga policia, ndalimin e protestuesve dhe liderëve të opozitës dhe persekutimin e synuar të..

botuar më 24-12-17 8.40.MD
Lojat me maska

Në Sofje hapet ekspozita "Thesaret e gjalla njerëzore - Bullgari"

Instituti i Etnologjisë dhe Folklorit me Muzeun Etnografik pranë Akademisë Bullgare të Shkencave hap ekspozitën "Thesaret e Gjalla Njerëzore - Bullgaria" në qendër të Sofjes, nën kupolën “Largoto”. Ekspozita paraqet 44 elementët e trashëgimisë..

botuar më 24-12-17 5.55.PD

Një projekti ruan traditat dhe zakonet e bullgarëve të Bosilegradit

Shoqata "GLAS" - Bosilegrad mblodhi në një seri prej 25 video-raportesh histori nga e kaluara dhe e tashmja e shumicës së fshatrave të Bosilegradit të banuara nga bullgarë etnikë. Videot mund të ndiqen përmes portalit "Glaspress" dhe Agjencisë..

botuar më 24-12-16 4.04.MD