Më 27 mars, në ditën e ditëlindjes së saj, në sallën numër 1 të Pallatit Kombëtar të Kulturës, Hillda Kazasjan do të këndojë këngë të dashura nga filmat më të dashur bullgarë. Si zakonisht këngëtarja e xhazit është e rrethuar prej instrumentistëve të shkëlqyer – Zhivko Petrov-piano, Hristo Jocov – bateri, Dimitër Karamfillov – kontrabas dhe Rosen Zahariev – trumbetë.
“Kjo është një nga ëndrrat e mia prej kohe – të realizoj një koncert, në të cilin ta këndoj muzikën më të bukur të filmave të vjetër bullgarë. Para viteve, bashkë me Hristo Jocovin bëmë një album me këngë të tilla. Ai titullohet “Hesht, hesht”. Por ai, sikurse kaloi pa bërë diçka më tepër. Tani aranzhimet janë krejtësisht të reja – pjesa më e madhe prej tyre janë të Hristo Jocovit kurse disa janë të Zhivko Petrovit. Do të prezantoj këngë të cilat janë të përfshira në album, si dhe të tjera, të cilat i zgjodhëm më vonë. Kur të dëgjosh bile vetëm një frazë nga këto këngë, sikurse u vu në veprim një kopsë në ty dhe të kujtohen kaq gjëra, të cilat i ke përjetuar në një periudhë të caktuar. Sepse ato janë të lidhura me jetën tonë dhe janë plotë kujtime. Kohët e fundit shpesh jam në skenë me filarmoninë e qytetit Ruse, duke prezantuar një program me më të mirën nga krijimtaria e babait tim Vili Kazasjan. Kohët e fundit realizuam 5 koncerte në qytete të ndryshme tek ne. Por projekti, premiera e të cilit është në realizim e sipër, vendosa që ta prezantoj me një xhaz kuartet. Kur punon me muzikantë kaq të mirë, salla “ mbushet” me muzikë cilësore dhe pa pasur shumë njerëz në skenë. Vendosa që ta marrë përsipër këtë rrezik dhe mendoj se, kjo do të jetë një gjë shumë e ndryshme, e bukur dhe me shumë kuptim. Kemi ftuar dy interpretues të shkëlqyer, të cilët unë i pëlqej dhe i dua shumë Vasill Petrov dhe Teodosij Spasov. Secili prej tyre me stilin e vet përfshihet në mënyrë të shkëlqyeshme në programin, të cilin e kemi përgatitur. Vasill Kërkellanov do të përgjigjet për multimedien e spektaklit – me të shpesh punojmë gjatë viteve të fundit”.
Hillda Kazasjan tregoi dhe se përse ngjarja është pikërisht në ditën e festës tepër personale për të:
“Kur e zgjidhja datën për koncertin, mora në telefon një astrolog shumë të mirë, sepse deri diku është një rrezik të bësh një koncert në një sallë kaq të madhe. Ajo u vonua rreth një jave dhe kur më mori në telefon më sugjeroi këtë datë. Ajo kishte llogaritur kaq gjatë, saqë nuk e kishte vënë re fare se kjo është data e ditëlindjes sime. Unë nuk e dija se çfarë të them, sepse prej viteve fare nuk e festoj. E, sivjet do ta festoj, shpresoj me rreth 4 000 veta në Pallatin Kombëtar të Kulturës . Kur vite të tëra me radhë nuk i ke devijuar dhe tradhtuar asaj që e bën , ke një farë përparimi dhe një publik të përhershëm. Mendoj se, në një shkallë të madhe përgjegjës për këtë është edhe Hristo Jocovi, me të cilin punoj që nga vet fillimi. Ai nuk më lejojë dhe në një milimetër të devijoj nga “rruga” të cilën e kisha marrë . Kur përgatit një koncert të ngjashëm është me shumë rëndësi të mundesh “të rikrijosh“ veten tënde, qetësinë dhe rregullsinë të cilën e mban në vetvete, inteligjencën tënde të bësh një shfaqje, në të cilën të jesh i hapur dhe i çiltër. Atëherë njerëzit do të besojnë dhe me të vërtetë nuk ka rëndësi nëse je në klub ose përpara një publiku disa mijë vetash.
Gjatë muajit korrik do ta prezantojmë këtë koncert në qytetet Varna, Burgas, Ruse. Po planifikojmë dhe një turne evropiane me të. Kjo është një muzikë shumë profesionale, shumë e vërtetë dhe shumë e përshtatshme për rikrijim. Në të njëjtën kohë këngët tanimë kanë popullaritetin e vet dhe prandaj mendoj se programi do të ketë një jetë të gjatë”.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Violinistja Iskrena Jordanova prej tridhjetë vitesh jeton në Lisbonë. Gjithçka që ajo bën si muzikante është e lidhur me muzikën barok. Një pjesë të madhe të kohës ia kushton zbulimit të dorëshkrimeve të lashta, të cilave u jep jetë me ansamblin e saj..
Dashamirët e muzikës japoneze mund të shijojnë një koncert me daulle tradicionale japoneze tajko në ekzekutim të grupit Wadaiko-Sai - Japoni. Koncerti mbahet në kuadrin e Ditëve të Kulturës Japoneze në vendin tonë. Daullet Tajko kanë një histori..
Kottarashky është një nga autorët më interesantë të muzikës që u shfaq në skenën bullgare në dekadën e parë të shekullit të ri. Pas këtij pseudonimi qëndron Nikolla Gruev, i cili pa u lodhur eksperimenton me përzierjen e zhanreve. E njohim më së..
Për Plamen Bonev De La Bona, si interpretues dhe autor i muzikës, viti 2024 është plot dashuri. “Dua” titullohet kënga e tij e fundit, e cila i ka dhënë..
Me këngën e tyre të re “Më zgjo në maj” Mary Boys Band e përmbushin premtimin e tyre për të përjetuar verën fund e krye. Besnik ndaj vetes, në prag të..