E njohim. Të paktën që të gjithë ne, të cilët jemi interpretues, gazetarë muzikorë dhe adhurues të muzikës. Që prej dekadave nuk ka ndonjë koncert të rëndësishëm, të cilin ajo të mos e ketë regjistruar në fotografitë e saj, të cilat i shikojmë kudo. Shpesh prania e saj është pothuajse e padukshme, sepse zonja Balevska nuk është nga fotografët, të cilët e flijojnë kënaqësinë e publikut, që të kryejnë punën e tyre. Por ka bërë fotografi të shkëlqyera nganjëherë unikale të koncerteve të ndryshme të paharrueshme. Disa prej tyre do t’i tregojë në ekspozitën, të cilën u hap më 8 prill, në hyrjen e sallës së kryeqytetit “Bëllgaria”. Me të Vasillka Balevska feston 50 vjet veprimtari profesionale, kurse adhuruesit e muzikës klasike e prisnin ekspozitën me një kureshtje të madhe dhe padurim. Fotografja e njohur ia përkushton ekspozitën babait të vet, në lidhje me 100 vjetorin e lindjes së tij.
“Babai im ka përfunduar Akademinë Artistike në Sofje dhe akoma që atëherë ka qenë një fotograf adhurues. Pavarësisht se qe një mësues në lëndët e pikturës dhe të historisë, kishte një pasion të madh ndaj fotografisë. Qesh 9 vjeçe, kur më dha një fotoaparat me format të gjerë “Ljubitell”. Shpesh dilnim jashtë mes natyrës pas shkolle dhe ai ma jepte fotoaparatin që të fotografoja. Doja që të mësoja filologji ruse ose histori, por babai më detyroi t’i tërheq dokumentet e mia dhe të regjistrohem në degën e fotografisë - atëherë ajo studiohej pranë Kombinatit Poligrafik. I përfundova studimet. Fillova punë në Foto-Arkivin Shtetëror, siç quhej atëherë Fotografia Bullgare, kurse që nga viti 1993 jam me praktikë të lirë. Në Arkivin Fotografik Shtetëror formonim historinë e Bullgarisë në fotografi, “i përmbushnim” që të gjitha qendrat kulturore me foto rreth temave të ndryshme - kongrese, panaire, bujqësi, shëndetësi, pasqyronim të gjithë jetën tonë shoqërore. Kam fotografuar absolutisht çdo gjë. Si një adhuruese e muzikës çdo ditë vrapoja që ta fotografoja muzikën. Pothuajse çdo vit qesh në qytetin Ruse për “Ditët e muajit mars”. Atëherë festivali organizonte takime nëpër uzina me kompozitorë, interpretues kështu që mundesha të “pasqyroja” tema të shumta. Dashuria ime e madhe ndaj muzikës klasike është që nga fëmijëria ime. Në qytetin tim të lindjes Trojan kishte një jetë të pasur kulturore. Gjatë viteve 60 kolektivat tona amatore qenë udhëheqës republikanë. Kishim operë amatore, teatër shtetëror. Vatra e kulturës organizonte takime me kompozitore, shkrimtarë, kurse unë këndoja dhe në korin e shkollës derisa përfundova gjimnazin. Më kujtohet se isha në një kamp pionieri në qytetin Varna. Na shpunë të shikojmë “Karmenin” në Teatrin Veror. Që atëherë u dashurova me muzikën e operës. Akoma është përpara syve të mi fustani i bardhë me një trëndafil të bukur të kuq të Zara Dolluhanovës - një këngëtare sovjetike e operës, e cila luante rolin kryesor. Më vonë i dëgjoja programet arsimuese të Radios Kombëtare Bullgare pas orës 22.
Sot Vasillka Balevska digjitalizon arkivin e vet, por thotë se, shumë prej filmave tanimë kanë humbur “mprehtësinë” e vet, imazhet në vend janë pak të mjegullta, prandaj nganjëherë u bën kopje vetë fotografive.
“Në zyrë na vinin listat e ngjarjeve dhe unë gjithmonë shikoja të zgjedh ato muzikore. Mbase diku në fund të viteve 60 të shekullit të kaluar nga revista “Muzika bullgare” më ftuan të fotografoj për ta. Kryeredaktori Dimitër Zenginov i kishte kërkesat e veta specifike, të cilat më ndihmuan shumë në punë - ai donte të shikonte interpretuesit gjatë kohës së provave, në një situatë shtëpiake, përpara koncertit, dhe jo vetëm në skenë. Tani, pavarësisht se jam në praktikë të lirë, vazhdoj të bëj histori në fushën e muzikës. Deri në ndryshimin gjatë vitit 1989, absolutisht të gjitha grupet e mëdha si dhe interpretuesit nga i ashtuquajturi kamp socialist kanë qenë në Bullgari. Atëherë të rinjtë Gjeorgjiev, Temirkanov, Vadim Repin e fillonin karrierën e vet që këtu. Kishte dhe muzikantë të mëdhenj nga bota perëndimore - Ruxhiero Riçi, Teatri i Operës të Gjenovës, Zhan Bernar Pomie që fare i vogël vjen në Bullgari. Unë nuk mundem pa këtë art. Kthehem pas koncertit dhe përsëri dëgjoj muzikë derisa i përpunoj fotografitë”.
Ekspozita e cila u hap është retrospektive. Janë paraqitur disa nga fotografitë e para , të cilat zonja Balevska i ka bërë.
“Fotografia ime më e vjetër është e Panço Vlladigjerovit dhe Ivan Drenikovit, po kështu dhe e Vajcenberg. Ka dhe një tjetër unikale në të cilën në skenë janë bashkë violinistët Vasko Vasilev, Tereza Nikollova, Svetlin Rusev, Biljana Vuçkova dhe Vesko Panteleev. Gjithmonë mundohem që të “kap” këngëtarin në momentin më karakteristik. Më ka rastisur të fotografoj ndonjë dirigjent, por në muzikë, e cila nuk i përshtatet dhe thjesht nuk ka sukses. Atëherë kërkoj një mundësi tjetër. Më ka rastisur të fotografoj një shfaqje të tërë to operës dhe asnjë kuadër të mos të më pëlqejë. Shkrehësi i aparatit është i zhurmshëm dhe prandaj jam shumë e vëmendshme që të mos i shqetësoj njerëzit në sallë. Teknika është mjaft e shtrenjtë dhe nuk mund të kesh më të renë që del në treg. Nuk e akuzoj brezin e tanishëm të fotografëve, të cilët mbase në bazë të shkaqeve financiare, preferojnë ngjarje të tjera. Por, për mua është një gjë e shkëlqyer ta dëgjoj dhe ta fotografoj muzikën.”
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Çdo festë ka aromën, teshat dhe meloditë e saj. Kështu është edhe me Krishtlindjet. Dihet pak për këngët e Koledarëve (Grupet e djemve të Krishtlindjeve) dhe qëllimin e tyre, dhe flitet pak për to, madje në shumë raste ato që thuhen janë të gabuara. Por..
Si një galeri arti në mes të pyllit e përshkruajnë dëshmitarët shatërvanin me belvedere pranë fshatit Konçe, rajoni i qytetit Momçillgrad të Bullgarisë Jugore. Fillimi i ndërtimit u dha në vitin 1985 nga babai i Jusein Jusufit dhe një vit më vonë, kur..
Fitues të mëdhenj në edicionin e 28-të të Festivalit të Kinemasë Dokumentare dhe të Animuar Bullgare "Ritoni i Artë" janë filmi i animuar “Një sup i bardhë për një burrë të zi" i regjisorit Henri Kulev dhe filmi dokumentar "Dëshira e Gerit" nga Tonisllav..