Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ekspozita “Muzika në objektiv” e Vasillka Balevskës prezanton një histori 50 vjeçare

10
Millço Leviev dhe Vasill Kazanxhiev

E njohim. Të paktën që të gjithë ne,  të cilët jemi interpretues, gazetarë muzikorë dhe adhurues të muzikës. Që prej dekadave nuk ka ndonjë koncert të rëndësishëm, të cilin ajo të mos e ketë regjistruar në fotografitë e saj, të cilat i shikojmë kudo. Shpesh prania e saj është pothuajse e padukshme, sepse zonja Balevska nuk është nga fotografët, të cilët e flijojnë kënaqësinë e publikut, që të kryejnë punën e tyre. Por ka bërë fotografi të shkëlqyera nganjëherë unikale të koncerteve të ndryshme të paharrueshme. Disa prej tyre do t’i tregojë në ekspozitën, të cilën u hap më 8 prill, në hyrjen e sallës së kryeqytetit “Bëllgaria”. Me të Vasillka Balevska feston 50 vjet veprimtari profesionale, kurse adhuruesit e muzikës klasike  e prisnin ekspozitën me një kureshtje të madhe dhe padurim. Fotografja e njohur ia përkushton ekspozitën babait të vet, në lidhje me 100 vjetorin e lindjes së tij.

Babai im ka përfunduar Akademinë Artistike në Sofje dhe akoma që atëherë ka qenë një fotograf adhurues. Pavarësisht  se qe një mësues në lëndët e pikturës dhe të historisë, kishte një pasion të madh ndaj fotografisë. Qesh 9 vjeçe, kur më dha një fotoaparat me format të gjerë “Ljubitell”. Shpesh dilnim jashtë mes natyrës pas shkolle dhe ai ma jepte fotoaparatin që të fotografoja. Doja që të mësoja filologji ruse ose histori, por babai më detyroi t’i tërheq dokumentet e mia dhe të regjistrohem në degën e fotografisë - atëherë ajo studiohej pranë Kombinatit Poligrafik. I përfundova studimet. Fillova punë në Foto-Arkivin Shtetëror, siç quhej atëherë Fotografia Bullgare, kurse që nga viti 1993 jam me praktikë të lirë. Në Arkivin Fotografik Shtetëror formonim historinë e Bullgarisë në fotografi, “i përmbushnim” që të gjitha qendrat kulturore  me foto rreth temave të ndryshme - kongrese, panaire, bujqësi, shëndetësi, pasqyronim të gjithë jetën tonë shoqërore. Kam fotografuar absolutisht çdo gjë. Si një adhuruese e muzikës çdo ditë vrapoja  që ta fotografoja muzikën. Pothuajse çdo vit qesh në qytetin Ruse për “Ditët e muajit mars”. Atëherë festivali organizonte takime nëpër uzina me kompozitorë, interpretues kështu që mundesha të “pasqyroja” tema të shumta. Dashuria ime e madhe ndaj muzikës klasike është që nga fëmijëria ime. Në qytetin tim të lindjes Trojan kishte një jetë të pasur kulturore. Gjatë viteve 60 kolektivat tona amatore qenë udhëheqës republikanë. Kishim operë amatore, teatër shtetëror. Vatra e kulturës organizonte takime me kompozitore, shkrimtarë, kurse unë këndoja dhe në korin e shkollës derisa përfundova gjimnazin. Më kujtohet se isha në një kamp pionieri në qytetin Varna. Na shpunë të shikojmë “Karmenin” në Teatrin Veror. Që atëherë u dashurova me muzikën e operës. Akoma është përpara syve të mi fustani i bardhë me një trëndafil të bukur të kuq të Zara Dolluhanovës - një këngëtare sovjetike e operës, e cila luante rolin kryesor. Më vonë i dëgjoja programet arsimuese të Radios Kombëtare Bullgare pas orës 22.

Sot Vasillka Balevska digjitalizon arkivin e vet, por thotë se, shumë prej filmave tanimë kanë humbur “mprehtësinë” e vet, imazhet në vend janë pak të mjegullta, prandaj nganjëherë u bën kopje vetë fotografive.

Në zyrë na vinin listat e ngjarjeve  dhe unë gjithmonë shikoja të zgjedh ato muzikore. Mbase diku në fund të viteve 60 të shekullit të kaluar nga revista “Muzika bullgare” më ftuan të fotografoj për ta. Kryeredaktori Dimitër Zenginov i kishte kërkesat e veta specifike, të cilat më ndihmuan shumë në punë - ai donte të shikonte interpretuesit gjatë kohës së provave, në një situatë shtëpiake, përpara koncertit, dhe jo vetëm në skenë. Tani, pavarësisht se jam në praktikë të lirë, vazhdoj të bëj histori në fushën e muzikës. Deri në ndryshimin gjatë vitit 1989, absolutisht të gjitha grupet e mëdha si dhe interpretuesit nga i ashtuquajturi kamp socialist kanë qenë në Bullgari. Atëherë të rinjtë Gjeorgjiev, Temirkanov, Vadim Repin e fillonin karrierën e vet që këtu. Kishte dhe muzikantë të mëdhenj  nga bota perëndimore - Ruxhiero Riçi, Teatri i Operës të Gjenovës, Zhan Bernar Pomie që fare i vogël vjen në Bullgari. Unë nuk mundem pa këtë art. Kthehem pas koncertit dhe përsëri dëgjoj muzikë derisa i përpunoj fotografitë”.

Ekspozita e cila u hap është retrospektive. Janë paraqitur disa nga fotografitë e para , të cilat zonja Balevska i ka bërë.

Festival muzikor me rastin e Vitit të Ri, 1991. Solistë: Vasko Vasilev, Tereza Nikollova, Svetlin Rusev, Biljana Vuçkova, Vesko Panteleev-Eshkenazi

Fotografia ime më e vjetër është e Panço Vlladigjerovit dhe Ivan Drenikovit, po kështu dhe e Vajcenberg. Ka dhe një tjetër unikale në të cilën në skenë janë bashkë violinistët  Vasko Vasilev, Tereza Nikollova, Svetlin Rusev, Biljana Vuçkova dhe Vesko Panteleev. Gjithmonë mundohem që të “kap” këngëtarin në momentin më karakteristik. Më ka rastisur të fotografoj ndonjë dirigjent, por në muzikë, e cila nuk i përshtatet dhe thjesht nuk ka sukses. Atëherë kërkoj një mundësi tjetër. Më ka rastisur të fotografoj një shfaqje të tërë to operës dhe asnjë kuadër të mos të më pëlqejë. Shkrehësi i aparatit është i zhurmshëm dhe prandaj jam shumë e vëmendshme që të mos i shqetësoj njerëzit në sallë. Teknika është mjaft e shtrenjtë dhe nuk mund të kesh më të renë që del në treg. Nuk e akuzoj brezin e tanishëm të fotografëve, të cilët mbase në bazë të shkaqeve financiare, preferojnë ngjarje të tjera. Por, për mua është një gjë e shkëlqyer ta dëgjoj dhe ta fotografoj muzikën.”


Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

“Abetarja e Peshkut” 200-vjeçare kujton për veten me një botim të ri

Në vitin 2024 mbushen 200 vjet nga shfaqja e së ashtuquajturës "Abetare me mësime të ndryshme" . Ky është titulli origjinal i librit i njohur më mirë si “Abetarja e Peshkut”, autor i së cilës është rilindësi i shquar Dr. Petër Beron. Bëhet..

botuar më 24-11-03 7.35.PD
Milena Selimi dhe Georgi Gospodinov

Milena Selimi përkthen romanin ”Kohëstrehim” të autorit bullgar Georgi Gospodinov

Shkrimtare, përkthyese, gazetare, përfaqësuese e bullgarëve në Komitetin për Pakicat Kombëtare në Shqipëri, Milena Selimi nuk rresht së promovuari kulturën, letërsinë, vlerat dhe traditat bullgare. Një nga arritjet e saj profesionale më të fundit është..

botuar më 24-10-28 2.10.MD
Maria Bakallova ia jep Çmimin e Madh në festival regjisorit Kirill Serebrennikov

Filmi-drama "Limonov" fitoi çmimin e madh në "Cinelibri" në Sofje

Drama biografike 138-minutëshe e Italisë, Francës dhe Spanjës “Limonov” fitoi Çmimin e Madh për Përshtatje Mjeshtërore Letrare në Konkursin Ndërkombëtar të Filmit me metrazh të gjatë Cinelibri . Favoriti u shpall nga kryetarja e jurisë, aktorja..

rinovuar më 24-10-27 6.29.MD