Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Të jesh pilot ose mekanik për një ditë në Muzeun e Aviacionit në qytetin Burgas

Tu-154

A është kureshtare për ju të provoni nga ushqimi i kozmonautëve? Ose ëndërroni të jeni konstruktor i avionëve? Ose mbase do të donit të paktën për 1 ditë të jeni mekanik në aviacion? Që të mund t’i realizoni këto ëndrra thjesht duhet të shkoni në ditën e saktë dhe në vendin e duhur! Dita është 12 prill - Dita Botërore e Aviacionit dhe e kozmonautikës, vendi - Muzeu i Aviacionit në qytetin Burgas.

Në muze janë përgatitur me një zell të madh për këtë ngjarje, me hyrje të lirë. Në menynë e atyre të cilët duan të provojnë “ushqimin kozmik” do të ketë jo vetëm nga gjellët tradicionale të kozmonautëve, si mish me patate, por dhe tarator, bozë dhe ushqime të tjera tradicionale bullgare në formën e pluhurit dhe pastës, tregon Stanisllav Ivanov , drejtues i Muzeut të Aviacionit në qytetin Burgas. Do të ketë dhe punishte për aparate fluturimi:

Adhuruesit e aviomodelizmit do të kenë mundësinë, bashkë me anëtarët e klubit ajror në qytetin Burgas, të punojnë modele aeroplanësh. Do të ketë po kështu ekspozitë të makinave fluturuese dhe demonstrim të modeleve të fluturimit, të drejtuara përmes kordës”- prezanton programin për ditën e posaçme Stanisllav.

Muzeu akoma është shumë i ri, por entuziazmi i njerëzve të cilët qëndrojnë pas tij, i jep një shtytje të madhe të ecë përpara. Është krijuar gjatë vitit 2017 me iniciativë të qytetarëve më të zgjuar të qytetit Burgas, veteranë nga aeroporti “Burgas”, të Bashkisë së qytetit Burgas dhe të “Fraport Tuin Star” - koncesioner  i aeroportit të qytetit Burgas. Hap dyer më 29 qershor - në ditën e 70 vjetorit nga fluturimi i parë i Aviacionit Civil Bullgar, i realizuar midis Sofjes dhe Burgasit. Sot ekspozita e muzeut numëron 9 eksponate.

An-12

Në Bullgari vetëm këtu mund të shikohet avioni An-12.

An-2

Do të shikoni po kështu aeroplanin e prodhuar gjatë vitit 1970 me një motor An-2, i njohur me nofkën “baba/gjyshe/ Ana”, avionin e përshtatur për mësime dhe stërvitje L-29, gjuajtësin MiG-17 F Fresco, aeroplanin kryesor të Aviacionit Bullgar Tu-154 e të tjerë.

L-29

Sipas fjalëve të Stanisllavit: “Tu-154 si më i madhi është shumë interesant. Ai ka 3 motorë, të vendosur në pjesën e prapme. Është i lartë rreth 11 metra dhe është jashtëzakonisht i bukur me stabilizatorin e vet vertikal. Krahët e kanë formën e një shigjete, në ngjashmëri me avionët luftarakë MiG-21. Ata po kështu janë elastikë, gjë e cila i jep një komfort të jashtëzakonshëm gjatë kohës së fluturimit.”

MiG-17

Por, Muzeu i Aviacionit në qytetin Burgas u propozon vizitorëve të vet jo thjesht të shikojnë një ekspozitë interesante. Ai u ofron një mundësi reale adhuruesve të aviacionit të marrin pjesë aktive në rivendosjen e relikteve të aviacionit përmes dhurimeve si dhe të marrin pjesë si mekanikë. Jo rastësisht  në sajtin e tij do të lexoni: “Të jesh pilot: Të jesh mekanik. Të jesh studiues i botëve të reja”. Çfarë fshihet pas këtyre fjalëve? Stanisllavi sqaron:


“Ne i hapëm dyert gjatë vitit 2017 me ekspozitën “Homo Volans” të përpunuar nga Venelin Shurellov në avionin An-12. Ajo “nxit frymëmarrjen” e teknikës së aviacionit përmes  instalimeve të ndryshme interaktive. Vizituesit mund të ulen dhe në vendin e pilotit, që të mund të ndiejnë efektin e motorit punues të aeroplanit, të prekin kutinë e zezë. Është shumë interesante të përmendim po kështu se gjatë vitit 2018 filluam remonte për rivendosjen e Tu-154. Me iniciativën tonë formuam dhe një klub të avionëve, i cili të mbledhë njerëzit me interes ndaj aviacionit dhe me dëshirë të ndihmojnë për remontin e këtyre avionëve, me qenë se ata janë të vjetër dhe në një gjendje jashtëzakonisht të keqe. Ideja është që me punën vullnetare  bashkë t’i rinovojmë. “

Tingëllon mjaft emocionuese, apo jo?

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: avioburgas.bg



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Turistët meksikanë vijnë tek ne për turne kulturore

Fluturime çarter nga Meksika deri në Sofje do të kryhen çdo dy javë deri në fund të nëntorit 2024, raporton bgtourism.bg. Pak ditë më parë në Aeroportin e Sofjes u ul një avion i një kompanie ajrore bullgare me 320 turistë meksikanë. Ky është..

botuar më 24-05-26 6.10.PD
Bethany Hughes

Thesaret e Bullgarisë “shkëlqyen” në transmetimin e Bethany Hughes më 24 Maj (VIDEO)

Arkeologia dhe udhëtare e njohur Prof. Bethany Hughes nis një udhëtim emocionues nëpër Bullgari në episodin e ri "Thesaret me Bethany Hughes", i cili u transmetua në ditën festive të 24 Majit në kanalin Viasat History. Episodi u prit me..

botuar më 24-05-25 9.35.PD
Kisha „Shën Dhimitër i Selanikut“ (Mirovliti) u ndërtua midis viteve 1876 dhe 1892

Për fshatin Garvan, mullirin e vjetër dhe kush janë grebencite

Gjëja e parë që bën përshtypje në fshatin Garvan janë shtëpitë e bukura dhe shumë të mirëmbajtura në stilin vendas tipik për rajonin e Dobruxhës të Bullgarisë Verilindore. Fshati ndodhet në zemër të "Hambarit të Bullgarisë" jo shumë larg qytetit..

botuar më 24-05-22 7.05.PD