Colonia Flavia Pacis Deultensium romake, ose Deultum, është kolonia më e vjetër romake nëpër trojet bullgare. Është themeluar në fillim të viteve 70 të shekullit të parë, fill pas Luftës Judaike. Sot kujtimin për koloninë e ruan Rezervati Arkeologjik Kombëtar “Deultum-Debelt” në periferi të fshatit Debelt, bashkia Sredec, në Bullgarinë Juglindore. Kolonia është e formuar pranë burimit të lumit të sotëm Sredec, i cili është derdhur në gjirin e qytetit Burgas.
Si dhe përse është ndërtuar në këtë vend, për këtë na tregon arkeologja Krasimira Kostova, drejtoreshë e rezervatit:
“Kolonia ka një rëndësi strategjike. Ajo është ndërtuar, që të shërbejë si një lidhje navigacioni të murit me kulla për vëzhgim midis pjesës Danubjane dhe asaj të Malajzisë. Krijimi i saj lidhet me daljen në pension të veteranëve nga legjioni i 8 i Augustit, të cilit i është dhënë tokë rreth fshatit të sotëm Debelt.”
Veteranët e vendosur këtu kanë një status të lartë dhe janë të liruar nga taksat e drejtpërdrejta në Perandorinë Romake. Kolonia i është nënshtruar drejtpërsëdrejti perandorit romak. Nga kjo ajo dallohet nga qytetet e tjera në provincën e Trakisë. Supozohet se shumë përpara krijimit të saj është kryer një pasqyrë e vendit. Ndërtimi i qytezës fillon me hedhjen e themeleve të dy rrugëve qendrore – Dekumanus Maksimus (me drejtim lindje-perëndim) dhe Kardo Maksimus (me drejtim veri-jug). Që aty përcaktohen portat kryesore të qytetit romak dhe zhvillohet struktura urbanistike. Qyteti ka disponuar dhe një sistem shumë të mirë kanalizimi.
“Kolonia shumë shpejt grumbullon forca dhe në gjysmën e dytë të shekullit të 2 dhe në fillim të shekullit të 3 shënon lulëzimin e vet. Kjo është dhe koha , kur pret monedhat e veta”, –shënon Krasimira Kostova.
Mes objekteve të studiuara në territorin e rezervatit janë termat e ngrohta të cilat kanë luajtur një rol të rëndësishëm në ditët e përditshme të romakëve:
“Kjo është një godinë e madhe shoqërore, që ka dy ndarje kryesore. Termat janë shumë interesante si pajisje, në të cilat është zhvilluar jeta sociale e kolonisë – sqaron arkeologu. Para dite janë vizituar nga gratë kurse mbas dite nga burrat. Përveç për larje, romakët kanë shkuar aty dhe për takime dhe dëfrime, kanë luajtur me zare të tjera.”
Mes objekteve të studiuara në rezervat është dhe një godinë e madhe shoqërore, në të cilën është gjendur një kokë prej bronzi prej një statuje të perandorit Septimij Sever, e vendosur këtu gjatë vizitës së tij gjatë vitit 195. Supozohet se qyteti është i vizituar dhe nga familja e perandorit Filip i 1 Arab. "Në postamentet me statuja prej bronzi , të cilat i kemi gjetur në po këtë godinë, shikojmë mbishkrime përkushtimi të Filip 1 Arab të djalit të tij dhe të bashkëshortes së tij”, ve në dukje Krasimira Kostova. Janë zhvilluar dhe studime për kullën veriore të sistemit të fortifikimit të qytetit nga periudha e Bizantit të hershëm të qytetit Devellt, i cili gjatë shekullit të 4 bëhet një qendër episkopate. Ky është qyteti i tretë për nga madhësia në provincën Hemimont. Në pjesën e dytë të shekullit të 5, pas një vargu sulmesh të fiseve gote, kurse më vonë dhe të fiseve të hunëve, ndërtohet një mur i ri i kështjellës së qytetit. Ai ngushtohet, sepse dhe popullsia pakësohet.
Në territorin e shpallur gjatë vitit 1988 për rezervat arkeologjik, mund të shikohen dhe objekte të tjera shumë interesante.
“Këtu gjendet një bosht mbrojtës tepër i madh me përmasat e veta i njohur si Erkesija – kufiri i ruajtur shumë mirë midis Bullgarisë dhe Bizantit pas vitit 812, pas pushtimit të këtij territori nga hani Krum. Gjatë nënshkrimit të marrëveshjes paqësore midis Bullgarisë dhe Bizantit tek hani Omurtag kemi një korrigjim të kufirit dhe në jug nga lumi, në territorin e uzinës së sotme “Promet Stiil” ndërtohet një doganë mesjetare bizantine, kurse në afërsi të saj - një kishë mesjetare. Sot mund të shikohet vetëm kisha mesjetare, në të cilën është mbajtur arkiva e doganës. Le të rikujtojmë se, gjatë asaj kohe Bullgaria ka një territor të madh. Për shembull, Peshta atëherë ka qenë bullgare. Ka supozim se gjatë vitit 864 në kishën mesjetare është pagëzuar princi Boris 1 Mihail.”
Në rezervat mund të shikohen dhe mbeturinat e një kalaje nga periudha e Bizantit të herët, e cila gjatë shekullit të 9-10 kthehet në Develt mesjetar. Jeta nga territori i qytetit romak transferohet në jug të lumit në këtë kala të vogël, në përputhje me marrëveshjen midis Bullgarisë dhe Bizantit. Kurse në territorin e qytetit antik ndërtohet garnizoni bullgar. Qyteza Develt funksionon deri në fund të shekullit të 13, por ndërron vendndodhjen e vet. Pasi këto troje bien nën pushtetin osman, ajo transferohet në pjesët veriore të fshatit të sotëm Debelt dhe pak nga pak kthehet në një qytezë agrare. Gjatë vitit 1881, vëllezërit Shkorpil shënojnë se këtu gjenden rrënojat e kolonisë së lashtë Deultum.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: arkiv personal
Në vitin 1847, në familjen e Hristo Ivanov Bankovit - një njeri i urtë nga një familje e vjetër dhe mjeshtër i të ashtuquajturave “eminii” (pantofla), në një nga mëhallët e qytetit të Gabrovos (Bullgaria Qendore) lindi djali i dytë i Hristos...
Muzeu Historik Rajonal në Razgrad më 30 tetor në lidhje me mbylljen e sezonit turistik organizon një xhiro falas në Rezervatin Arkeologjik "Abritus". Gjatë gjithë ditës, ata që dëshirojnë të eksplorojnë Abritusin e lashtë do të shoqërohen dhe do të..
Më 26 tetor, Kisha jonë nderon kujtimin e Shën Dëshmorit të Madh Dhimitri të Selanikut, i konsideruar si një nga shenjtorët më të mëdhenj të Ortodoksisë. Në vendin tonë emri i tij lidhet edhe me rivendosjen e Mbretërisë së Dytë Bullgare në shekullin..
Statuja e parë prej mermeri e zbuluar më 3 korrik në qytetin antik Heraklea Sinthika është ndoshta e nipit të perandorit romak Oktavian Avgust - Lucij,..