Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Një paradë e makinave “retro” në qytetin Drjanovo

Gjatë vitit 2015 pronari i automobilave të vjetra Stefan Ivanov nga qyteti Drjanovo i propozon pushtetit bashkiak vendas të organizojnë një parade të makinave retro. Ideja pranohet pozitivisht dhe sivjet ngjarja do të zhvillohet tanimë për herë të katërt të radhës. Në edicionin e parë marrin pjesë 19 automobila, por me çdo vit të kaluar numri i tyre shtohet, kurse më 13 prill organizatorët  presin që banuesit dhe miqtë e qytetit të shikojnë rreth 25 makina të bukura të vjetra. 

Në vitet e mëparshme  janë treguar kryesisht automobila nga koha e socializmit – “Moskviç”, “Lada”, “Trabant”, “Shkoda”, kurse tani pritet “Gaz-21” nga viti 1968. Në edicionin e parë ka parakaluar dhe “Mercedes Benz” W 170 nga viti 1938. 


“Automobilat janë të markave të ndryshme, më shpesh takohen automobila sovjetike, por ka po kështu dhe amerikane, gjermane, çeke e kështu me radhë. Për shkak të faktit se parada e automobilave klasikë akoma nuk është pjesë nga programi kombëtar i paradave të automjeteve retro, ngjarja është më tepër një festë për qytetin Drjanovo” – sqaron Stefan Ivanov.

 Pjesëmarrësit nga i gjithë vendi do të parakalojnë nëpër rrugën kryesore të qytetit Drjanovo dhe do të parkojnë automobilat e veta në sheshin qendror të qytetit.

“Sipas traditës organizatorët do të jenë të veshur me rrobe klasike, kurse nga bashkia propozuan që vetë pjesëmarrësit po kështu të vishen në një stil të tillë” – thotë Stefan Ivanov dhe u bën thirrje miqve që të vijnë të veshur me rroba klasike, që të mund të jetë atmosfera e nismës edhe më autentike.


“Ruajtja e traditave është një gjë shumë e rëndësishme, por krijimi i tyre është jo më pak i rëndësishëm” – thotë  Stefan Ivanov – “prandaj duam që parada të kthehet në një traditë të re për banuesit dhe miqtë e Drjanovos”.

Qyteti ndodhet në rrëzat e malit Stara Pllanina, kurse natyra e shkëlqyer  dhe kureshtjet tërheqin gjithnjë e më shumë turistë. Vetëm këtu mund të vizitohet shpella e parë e përshtatur për vizita turistike në Bullgari - “Baço Kiro”, në të cilën janë gjetur disa nga gjurmët më të vjetra të jetës në Gadishullin Ballkanik. Prej saj fillon rrugica turistike e Drjanovos, e cila kalon nëpër shkëmbinjtë madhështorë afër manastirit të Drjanovos “Kryeengjëlli Mihail”

Një interes të madh provokojnë bukuritë e mëdha të mjeshtrit legjendar Koljo Fiçeto, i cili ka ndërtuar kishën “Shën Nikolla”, urën mbi lumin Drjanovska, shtëpinë e familjes Ikonomovi, koleksioni i pasur i kësaj shtëpie prej ikonave dhe të punimeve kishtare prej druri, si dhe vetë muzeu “Koljo Fiçeto”, i cili prezanton në një mënyrë interesante jetën e këtij banuesi të famshëm. Mes monumenteve  të kulturës është dhe shtëpia Lafçiev, për ndërtimin e së cilës nuk është përdorur asnjë peronë. Vëmendjen e tërheq dhe harta më e saktë me reliev e Bullgarisë, e punuar gjatë vitit 1962. 

Mes kureshtjeve të qytetit rilindës janë po kështu kulla e parë e Sahatit në vendin tonë –nga viti 1778, kisha “Shën Triadha” me një tavan të gdhendur dhe jashtëzakonisht të bukur si dhe Monumenti i alfabetit bullgar, i dhuruar Drjanovos gjatë vitit 2017.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: dryanovo.bg



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Ngjitja e gjelinës, përgatitja e kuskusit, fotografimi me kostume popullore – Ribnovo i hapet botës

Ribnovo, fshati magnetik i Rodopеvе, i cili deri një dekadë më parë ishte në botën e tij të mbyllur larg globalizimit, tani mirëpret ngrohtësisht turistët. Banorët e tij janë bullgarë muhamedanë dhe dallohen për mënyrën e tyre të ruajtur të jetesës,..

botuar më 25-02-02 8.30.PD

120 vjet nga ngjitja e parë dimërore e majës Çerni Vrëh në Vitosha

Më 31 janar të vitit 1905, 15 studentë entuziastë u ngjitën për herë të parë gjatë dimrit në majën më të lartë të malit Vitosha, rrëzë së cilës ndodhet Sofja - Çerni Vrëh /2290 m/. Të rinjtë u mblodhën më 30 janar 1905 në mesditë në zonën “Koru..

botuar më 25-01-31 8.15.PD

Turizmi bullgar i gjuetisë merr pjesë në ekspozitën ndërkombëtare "Jagd &Hund"

Deri më 2 shkurt, në Ekspozitën Ndërkombëtare të Gjuetisë "Jagd & Hund" në Dortmund të Gjermanisë, Bullgaria do të prezantohet me një rekord botëror trofe për një derr të egër nga Ferma Shtetërore e Gjuetisë "Kormisosh". Çdo vit, ngjarja mbledh së..

botuar më 25-01-30 10.08.PD