Si pjesë nga “Plovdivi – Kryeqyteti Evropian i Kulturës 2019”, Muzeu Etnografik Regjional në qytet ka përgatitur një vështrim interesant ndaj realitetit rilindës. Miqtë dhe banuesit do të mund të shijojnë pjesë nga kjo histori në ekspozitën “Koha Allafrënga” (18 prill-18 qershor). Partnerë janë Instituti Komunal “Plovdivi i Lashtë” dhe fondacioni “Plovdivi 2019”.
"Allafrënga është një stil specifik i kulturës në qytetin Plovdiv në mesin e shekullit të 19 – sqaron Llora Hristozova nga Muzeu Etnografik Regjional. Qyteti afirmohet si një qendër e rëndësishme administrative, e artizanatit dhe tregtare në Turqinë Evropiane, kurse kontaktet me Evropën dhe Lindjen e Afërt krijojnë kushte të favorshme për thyerjen e stilit patriarkal dhe krijimin e një stili modern të jetesës. Pikërisht ky kalim nga tradita drejt modernitetit mban emrin “Allafrënga” – “Sipas stilit francez”. Mirëpo, kjo kohë nuk duhet të konsiderohet si një depërtim drejtpërsëdrejti i ndikimit kulturor nga Franca, por në një plan më të gjerë – si një modë e re, që vjen nga Evropa."
Fillimisht stili allafrënga është pritur keq nga shoqëria orientale konservatore, por pak nga pak fillon të pranohet si një modë zyrtare e qytetit. Ndryshimi vjen në të gjitha sferat e kulturës dhe të mënyrës së jetesës, kurse si rezultat i këtyre noviteteve formohet një përzierje e kulturës vendase dhe asaj të ardhur nga “jashtë”. Në 10 module ekspozita tregon ndryshime karakteristike:
"Tregojmë për novitetet në interierin dhe mobilimin e shtëpisë. Formohen dhomat e veçanta – kuzhinë, dhomë gjumi, dhomë për fëmijët, fillon përdorimi i mobilieve me funksione konkrete - bibliotekë për librat, komodina nate, tavolinat e tualetit. Ka modul për modën e grave dhe të meshkujve. Për një tualet zyrtar femrash pranohet vetëm fustani i cili është në ngjyra të lehta dhe të zbehta. Kurse në ditën e përditshme veshja është në ngjyra më të errëta. Del korseja dhe hyjnë aksesorët për zonjat – pelerina, dorashkat, kapela, çadra, zbukurimet, kurse në veshjen e meshkujve – kollarja, papijonet, bastuni" – tregon Llora Hristozova.
Një modul i veçantë u është kushtuar komunikacioneve moderne. Biseda e parë telefonike është zhvilluar pikërisht në Plovdiv gjatë vitit 1879. Në periudhën e shfaqjes së stilit allafrënga bie dhe ekspozita e parë e Plovdivit (1892) në të cilën janë treguar makina qepëse “Singer”, armët e “Krupit”, fonografi i Edisonit.
"Gjatë kohës së të gjithë periudhës shumë gjëra ndodhin për herë të parë pikërisht në qytetin e Plovdivit – xhirimi i parë me “fenerin magjik”, paraprijës i kinematografit, themelohet grupi i parë teatral profesional dhe godina e parë teatrale pas Çlirimit – teatri “Luksemburg”. Gjatë vitit 1878 del dhe numri i parë i gazetës së parë bullgare të Bullgarisë së lirë “Marica”. Liturgjia e parë me rastin e Krishtlindjes, e shërbyer krejtësisht në gjuhën bullgare është në kishën e qytetit Plovdiv “Shën Mëria “gjatë vitit 1859. Shoqata e parë botuese është themeluar këtu nga Hristo G. Danov" – thotë Llora Hristozova.
Në mesin e shekullit të 19 paraqiten dhe kënaqësi të reja si limonada dhe birra, e cila ofrohet me bukë të vogla të zeza dhe proshutë. Kafja tanimë nuk pihet në stilin turk, por në filxhan porcelani. Emancipimi i grave po kështu fillon në këtë periudhë, kurse disa gra bile i lejojnë vetes të ndezin cigare, që të mund të kenë imazhin e gruas fatale. Përhapen dhe ekskursionet në natyrë.
"Do të prezantojmë dhe një katalog me një hartë dhe udhëzues të allafrëngës si pjesë nga arkitektura e shtëpive në Plovdivin e vjetër dhe në muzeun tonë në shtëpinë e Kujumxhiut, sepse allafrënga quhen po kështu kamaret e murit të pikturuar me peizazhe nga qytetet e ndryshme ose të plotësuar me sende të vlefshme.
Ky do të jetë një lehtësim kureshtar për turistët, të cilët do të shikojnë një pjesë nga allafrëngat më interesante të Plovdivit me dimensione reale, kurse kjo nga ana e vet do t’i provokojë të vizitojnë shtëpitë përkatëse dhe t’i shikojnë si pjesë nga renditja e shtëpisë" – premtojnë nga Muzeu Etnografik Regjional Plovdiv.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: Muzeu Etnografik Regjional - PlovdivVullnetarë përfshihen në pastrimin dhe rimëkëmbjen e manastirit “Shën Spas” pranë majës Bakaxhik në rajonin e qytetit Jamboll të Bullgarisë Juglindore. Aksioni u organizua më 2 nëntor nga kryebashkiaku i fshatit të afërt Çargan, Stoimen..
Në vitin 1847, në familjen e Hristo Ivanov Bankovit - një njeri i urtë nga një familje e vjetër dhe mjeshtër i të ashtuquajturave “eminii” (pantofla), në një nga mëhallët e qytetit të Gabrovos (Bullgaria Qendore) lindi djali i dytë i Hristos...
Muzeu Historik Rajonal në Razgrad më 30 tetor në lidhje me mbylljen e sezonit turistik organizon një xhiro falas në Rezervatin Arkeologjik "Abritus". Gjatë gjithë ditës, ata që dëshirojnë të eksplorojnë Abritusin e lashtë do të shoqërohen dhe do të..
Në analet laike të Bullgarisë së pasçlirimit, Mitropoliti Kliment Tërnovski njihet si Vasill Drumev - një shkrimtar dhe figurë e njohur publike, që bëri..
Në vitin 2007, më 11 qershor, presidenti amerikan Xhorxh Bush – i riu vizitoi Sofjen. Sipas protokollit të kohës, konferenca për shtyp që ai dha për..