Kam lindur në Sofje, por në moshën 11 vjeçe nëna ime më dërgoi në Zvicër, dhe që nga atëherë jetoj në Cyrih – kështu e prezanton veten Viktoria Popova. Gjatë muajit shkurt ajo mori dekoratën Conrad Ferdinand Meyer për përkthimin e romanit “Çmenduri” të Kalin Terzijskit në gjuhën gjermane. Dekorata prestigjioze është themeluar gjatë vitit 1937 dhe mban emrin e njërit prej shkrimtarëve më të rëndësishëm zviceranë. Është e paracaktuar për njerëz nën moshën 40 vjeçe, banues të Cyrihut me një kontribut në fushën e arteve të bukura, letërsisë, shkencës... Mbajtësi i parë është shkrimtari zviceran dhe dramaturg Maks Frish.
Në historinë afro 80 vjeçare të dekoratës Viktoria është mes grave të pakta të dekoruara dhe me siguri - bullgarja e vetme. Për herë të parë dekorata jepet për përkthim. Në ceremoninë e dhënies së dekoratës mori pjesë dhe shkrimtari Kalin Terzijski.
"Qe shumë emocionuese – thotë Viktoria.Patëm dhe një lexim letrar, në të cilin prezantuam bashkërisht pjesë nga romanet e tij “Çmenduri” dhe “Alkool”. Derisa është në Bullgari, Viktorias i pëlqen të shkruajë shkrime në gjuhën e saj amtare. Duke u ndodhur në një mjedis krejtësisht të ndryshëm gjuhësor, nevojitet të mësojë njëkohësisht disa gjuhë - dialektin vendas, gjuhët zyrtare në Zvicër, Hochdeutsch dhe anglisht.
"Qe një shok i madh – kujtohet ajo. Në fillim fare nuk kuptoja se ku jam, nuk mundesha të shprehesha. “E lash pas dore” gjuhën amtare për rreth 10 vjet, por ajo gjithmonë ka ekzistuar brenda tek unë. Kjo jam unë – dy gjuhët. Gjithnjë e më tepër më bëhet e qartë se gjithmonë kam kërkuar të shkruaj në të dyja gjuhët. Këtë pjesërisht e realizoj në përkthim, ashtu siç e kuptoj unë këtë veprimtari. Asnjëherë nuk e kam menduar se do të bëhem përkthyese. Kam përfunduar filologji gjermane dhe studime krahasuese letrare – shkencë kjo e cila studion lidhjen midis gjuhëve dhe letërsisë pa kufi kombëtare. Gjithmonë jam marr me arte, kam punuar në teatër si dramaturge dhe ndihmës regjisore. Kur i lexova tekstet e shkruara nga Kalin Terzijski, qesh e tronditur thellë. Atëherë kuptova se disa shembuj nga letërsia moderne bullgare duhet të hyjnë në këmbim me traditatë tjera dhe fillova të përkthej. Përveç dy romanëve të parë të këtij shkrimtari kam përkthyer “Degrad” – një përmbledhje me tregime të Vasill Gjeorgjievit, “Ellada Pinjo dhe koha” – romani i parë i Qerana Angjellovës, si dhe “Luizza Hut” nga Toma Markov. Të 5 librat të cilat i kam përkthyer deri tani janë nga vargu bullgar i shtëpisë botuese Ink Press në Cyrih . Mendoj se është krejtësisht e domosdoshme që përkthimet bullgare të jenë në një varg, që të mund të krijohet një bazë, nga e cila të fillojë popullarizimi i tyre. Përkthej autorë, të cilët jetojnë në Bullgari dhe shkruajnë vetëm në gjuhën bullgare - për mua ky është kriteri më i rëndësishëm. Kapem me krijime, të cilët më interesojnë si formë, më çudisin nga ana gjuhësore, janë të jashtëzakonshme në kontekstin bullgar dhe do të ishin të jashtëzakonshme dhe në gjuhën gjermane, sepse janë fare të ndryshme. Për mua është me rëndësi sesi do të ndikojnë ato në vende si Gjermania, Austria, Zvicra, Lihtenshtajni. Tani për tani shtypi dhe mediet elektronike i pranojnë shumë mirë. Bile gazetarët, të cilët zakonisht shkruajnë për muzikë, e kalojnë kufirin e resorëve të vet dhe shkruajnë recensione për librat. Më intereson pikërisht një letërsi e tillë, më interesojnë njerëzit e pafrikshëm, me të cilët dua që të punoj. Përkthimi është një punë e vështirë, përgjegjësia është e madhe, por pozita ime është se përkthimi nuk është “shërbëtor” i letërsisë, por është një pjesë prej saj, ai po kështu është art. Ashtu siç shkrimtari shkruan lirshëm, kështu dhe përkthyesi përkthen lirisht. Por kjo nuk do të thotë se nuk kam kritere, mund të shpjegoj çdo gjë të cilën e bëj. Në Zvicër asnjëri nuk merret me letërsinë bullgare, nuk ka specialitet “studime bullgare”, ose filologji bullgare kurse dega filologji sllave nuk e përfshin gjuhën tonë. Askush nuk di asgjë për letërsinë tonë, për artin dhe gjuhën bullgare. Prandaj unë iu përkushtova krejtësisht përkthimit dhe e pranova si detyrën time bazë të zgjoj interes ndaj letërsisë bullgare."
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Festivali Ndërkombëtar i Kinemasë Etnografike “OKO” do të mbahet në Sofje nga data 8 deri më 15 nëntor. Forumi realizohet me mbështetjen e Qendrës Kombëtare të Filmit, Bashkisë së Kryeqytetit, Ambasadës së Ukrainës dhe Derzhkino të Ukrainës. Këtë vit,..
Në kryeqytetin shqiptar të Tiranës u zhvilluan Ditët e Kulturës Bullgare, njoftoi Ambasada e Republikës së Bullgarisë në Shqipëri. “Të inkurajuar nga Dita e Iluministëve të Popullit që e festuam së fundmi, ne bëmë çmos për t'i njohur miqtë tanë..
Në vitin 2024 mbushen 200 vjet nga shfaqja e së ashtuquajturës "Abetare me mësime të ndryshme" . Ky është titulli origjinal i librit i njohur më mirë si “Abetarja e Peshkut”, autor i së cilës është rilindësi i shquar Dr. Petër Beron. Bëhet..
Si një galerie arti në mes të pyllit e përshkruajnë dëshmitarët shatërvanin me belvedere pranë fshatit Konçerajoni i qytetit Momçillgrad të Bullgarisë..