Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Aktorja Milica Glladnishka në dy spektakle muzikore - “Titanike” dhe “Jeta si në kinema”

Foto: arkiv personal

Milica Glladnishka është një nga aktoret e njohura  gjatë viteve të fundit. Ajo shënon suksese si në skenën muzikore, ashtu dhe në atë teatrale, merr pjesë edhe në prodhime të ndryshme televizive, dublime filmash e kështu me radhë. Akoma si fëmijë ajo është e lidhur me muzikën, në sajë të nënës së vet, e cila është mes grave të pakta e cila i bien borisë në Bullgari. Milica i bie pianos dhe këndon akoma si fëmijë, kurse ëndrra e saj ka qenë të bëhet këngëtare e operës. Por, dashuria ndaj teatrit ka mbizotëruar dhe kështu ajo mbaron Akademinë e arteve teatrale dhe filmuese “Krëstjo Sarafov” në degën “mjeshtëri prej aktori për teatrin e kukullave”.

Kohët e fundit vëmendja e artistes është e përqendruar mbi dy spektakle muzikore-“Titanike” dhe “Jeta si në kinema”. Në të dy Milica është në skenë me muzikantë të xhazit të klasës së parë - Mihaill Josifov-bori, Vasill Spasov-piano, Boris Taslev-kontrabas dhe Atanas Popov-bateri.

Spektakli i parë është i frymëzuar nga trimëria e muzikantëve në anijen “Titanic”, të cilët mbeten në bord deri në notën e vet të fundit, kurse ajo përkon me frymën e tyre të fundit. Një version ekscentrik i orëve të fundit të anijes lundruese, do të na tregojë sesi muzikantët trima në anije e zbavitin publikun deri në fund. Më 1 maj kryeqytetasit do të dëfrejnë me ndjenjën e shkëlqyer prej humori  dhe dhe interpretimet e shkëlqyera vokale të Milica Glladnishkës. Më shumë hollësira për “Titanike” do të dëgjojmë prej saj:

Kjo është “bebja” ime skenike. Gjatë vitit 2015  në këtë spektakël investova të gjitha kursimet e mia. Por, shyqyr gjërat nisën pozitivisht që aty e tutje. Tekstet janë të Petja Rusevës dhe të Maria Moevës. Në fund të spektaklit  këndoj dhe këngën time „The Beach“,të kompozuar prej meje dhe Kirill Dobrevit nga grupi “Bullgara”. Ideja për përjetimet e njerëzve të cilët kanë udhëtuar në “Titanic” gjatë orëve të tyre të fundit është shumë interesante dhe emocionuese. Të shikojë njeriu se çfarë ngjan, sesi çdo një bie në gjendje të ndryshme –që nga e qeshura histerike deri tek dëshpërimi absolut. Në fund të fundit, përpara fytyrës së vdekjes çdo një njeri tregon thelbin dhe qenien e vet.


Dhjetë ditë më vonë, më 11 maj, Milica Glladnishka , në kompaninë e Mihaill Josifovit sekstet dhe të pianistit Vasill Spasov do të prezantojnë programin me muzikë filmash” Jeta si në kinema”.

Skena e një klubi të kryeqytetit do të gjallërohet me historitë dhe personazhet nga filmat artistikë dhe filmat e animuar, të dashur nga të mëdhenjtë dhe të vegjlit. Komedi, dramë ose triler - Milica Glladnishka simpatike dhe e hijshme, do ta dëfrejë publikun, duke kaluar përmes situatave të ndryshme jetike.

Këndojmë këngë-emblema prej filmave të dashur si “Kumbari”, “Seksi dhe qyteti”, “Maska”, “Nu pogodi” e të tjera. Aranzhime shumë interesante kanë shkruar Vasill Spasov dhe Mihaill Josifov. Do të ketë dhe disa befasi për miqtë tanë: Do të jetë shumë këndshëm siç ndodh gjithmonë në koncertet tona.

Çfarë do të ngjajë në program pas këtyre shfaqjeve, përsëri tregon Milica Glladnishka:

Më 2 qershor bashkë me këngëtaret Kamelia Todorova dhe Rut Koleva do të prezantojmë përsëri koncertin “Tre dama këndojnë xhaz” në teatrin antik në qytetin Plovdiv. Vjet qe koncerti i parë dhe qesha e befasuar nga publiku, i cili këndonte bashkë me ne, ndjenja qe e shkëlqyer. Të këndosh në këtë skenë të hapur është një përjetim unikal. Pas kësaj kam koncerte  me filarmoninë e qytetit Shumen dhe me xhaz këngëtarin Vasill Petrov, më vonë edhe me filarmoninë e qytetit Burgas dhe të qytetit Pleven....Do të marrë pjesë dhe në “Xhaz forumin” në qytetin Stara Zagora gjatë muajit qershor. Përveç kësaj kam ftesë nga regjisorja Vesellka Kunçeva nga Teatri i Kukullave i të njëjtit qytet që të vëmë në skenë spektaklin “Viti 1984” në bazë të librit të Xhorxh Oruel.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

"Më trego diçka"

Toma Zdravkovin e njohim si një nga zërat më karakteristikë të rokut bullgar. Pas një periudhe të ngopur me pjesëmarrje në formate televizive, ai sërish është angazhuar aktivisht në krijimin e këngëve të reja. Pasi prezantoi “Përpara” dhe “Mbresat..

botuar më 24-10-01 2.35.MD

"Një herë në një milion"

Kënga e fundit e Vlladi Ampov - Grafa është "Një herë në një milion". Autori i muzikës dhe aranzhimit është vetë Vlladi, ndërsa teksti është i Rushi Vidinliev. Ky takim krijues nuk është i pari për ta - bashkëpunimi i tyre i mëparshëm ishte 20..

botuar më 24-09-30 6.20.PD

“Kutia postare për përralla” vazhdon të udhëtojë mes bullgarëve jashtë vendit

Pas 17 takimesh të suksesshme në Evropë, formati i njohur letrar "Kutia postare për përralla" vazhdon turneun evropian me 11 vende të tjera. Ai paraqet një repertor tekstesh të reja dhe të preferuara nga publiku, të shkruara posaçërisht për..

botuar më 24-09-27 6.10.PD