Milica Glladnishka është një nga aktoret e njohura gjatë viteve të fundit. Ajo shënon suksese si në skenën muzikore, ashtu dhe në atë teatrale, merr pjesë edhe në prodhime të ndryshme televizive, dublime filmash e kështu me radhë. Akoma si fëmijë ajo është e lidhur me muzikën, në sajë të nënës së vet, e cila është mes grave të pakta e cila i bien borisë në Bullgari. Milica i bie pianos dhe këndon akoma si fëmijë, kurse ëndrra e saj ka qenë të bëhet këngëtare e operës. Por, dashuria ndaj teatrit ka mbizotëruar dhe kështu ajo mbaron Akademinë e arteve teatrale dhe filmuese “Krëstjo Sarafov” në degën “mjeshtëri prej aktori për teatrin e kukullave”.
Kohët e fundit vëmendja e artistes është e përqendruar mbi dy spektakle muzikore-“Titanike” dhe “Jeta si në kinema”. Në të dy Milica është në skenë me muzikantë të xhazit të klasës së parë - Mihaill Josifov-bori, Vasill Spasov-piano, Boris Taslev-kontrabas dhe Atanas Popov-bateri.
Spektakli i parë është i frymëzuar nga trimëria e muzikantëve në anijen “Titanic”, të cilët mbeten në bord deri në notën e vet të fundit, kurse ajo përkon me frymën e tyre të fundit. Një version ekscentrik i orëve të fundit të anijes lundruese, do të na tregojë sesi muzikantët trima në anije e zbavitin publikun deri në fund. Më 1 maj kryeqytetasit do të dëfrejnë me ndjenjën e shkëlqyer prej humori dhe dhe interpretimet e shkëlqyera vokale të Milica Glladnishkës. Më shumë hollësira për “Titanike” do të dëgjojmë prej saj:
Kjo është “bebja” ime skenike. Gjatë vitit 2015 në këtë spektakël investova të gjitha kursimet e mia. Por, shyqyr gjërat nisën pozitivisht që aty e tutje. Tekstet janë të Petja Rusevës dhe të Maria Moevës. Në fund të spektaklit këndoj dhe këngën time „The Beach“,të kompozuar prej meje dhe Kirill Dobrevit nga grupi “Bullgara”. Ideja për përjetimet e njerëzve të cilët kanë udhëtuar në “Titanic” gjatë orëve të tyre të fundit është shumë interesante dhe emocionuese. Të shikojë njeriu se çfarë ngjan, sesi çdo një bie në gjendje të ndryshme –që nga e qeshura histerike deri tek dëshpërimi absolut. Në fund të fundit, përpara fytyrës së vdekjes çdo një njeri tregon thelbin dhe qenien e vet.
Dhjetë ditë më vonë, më 11 maj, Milica Glladnishka , në kompaninë e Mihaill Josifovit sekstet dhe të pianistit Vasill Spasov do të prezantojnë programin me muzikë filmash” Jeta si në kinema”.
Skena e një klubi të kryeqytetit do të gjallërohet me historitë dhe personazhet nga filmat artistikë dhe filmat e animuar, të dashur nga të mëdhenjtë dhe të vegjlit. Komedi, dramë ose triler - Milica Glladnishka simpatike dhe e hijshme, do ta dëfrejë publikun, duke kaluar përmes situatave të ndryshme jetike.
Këndojmë këngë-emblema prej filmave të dashur si “Kumbari”, “Seksi dhe qyteti”, “Maska”, “Nu pogodi” e të tjera. Aranzhime shumë interesante kanë shkruar Vasill Spasov dhe Mihaill Josifov. Do të ketë dhe disa befasi për miqtë tanë: Do të jetë shumë këndshëm siç ndodh gjithmonë në koncertet tona.
Çfarë do të ngjajë në program pas këtyre shfaqjeve, përsëri tregon Milica Glladnishka:
Më 2 qershor bashkë me këngëtaret Kamelia Todorova dhe Rut Koleva do të prezantojmë përsëri koncertin “Tre dama këndojnë xhaz” në teatrin antik në qytetin Plovdiv. Vjet qe koncerti i parë dhe qesha e befasuar nga publiku, i cili këndonte bashkë me ne, ndjenja qe e shkëlqyer. Të këndosh në këtë skenë të hapur është një përjetim unikal. Pas kësaj kam koncerte me filarmoninë e qytetit Shumen dhe me xhaz këngëtarin Vasill Petrov, më vonë edhe me filarmoninë e qytetit Burgas dhe të qytetit Pleven....Do të marrë pjesë dhe në “Xhaz forumin” në qytetin Stara Zagora gjatë muajit qershor. Përveç kësaj kam ftesë nga regjisorja Vesellka Kunçeva nga Teatri i Kukullave i të njëjtit qytet që të vëmë në skenë spektaklin “Viti 1984” në bazë të librit të Xhorxh Oruel.
Përgatiti në shqip: Nataniela VasilevaE shfaqur në skenën muzikore bullgare në fillim të viteve '80 të shekullit të XX-të, në vitet '90 Irina Florin u bë një nga emblemat e zhanrit vendas pop. Kënga e saj e fundit e titulluar "Më afër" tregon edhe një herë një histori për dashurinë. Dhe,..
Mijëra admirues, të afërm dhe miq të legjendës bullgare të rockut Kirill Mariçkov u dyndën në kishën "Shën Sofia" të kryeqytetit për t'u përkulur para eshtrave mortore të muzikantit dhe për të thënë "Lamëtumirë". Në të njëjtën kohë, adhuruesit e..
Ljubo Kirov prezanton këngën më të fundit nga albumi i tij "Zemra e re". Është “një shpërthim rok” i titulluar "Vendimi i fundit". Dhe këtu, mbi muzikë, Ljubo përsëri punon me kitaristin dhe producentin muzikor Angell Djullgerov, i cili është..
Më 6 nëntor në sallën "Bullgaria" në kryeqytetin e Sofjes publiku bullgar do të ketë mundësinë të shijojë vepra pak të njohura të interpretuara nga..
Kottarashky është një nga autorët më interesantë të muzikës që u shfaq në skenën bullgare në dekadën e parë të shekullit të ri. Pas këtij pseudonimi..
Dashamirët e muzikës japoneze mund të shijojnë një koncert me daulle tradicionale japoneze tajko në ekzekutim të grupit Wadaiko-Sai - Japoni. Koncerti..