Gjatë një aksioni të përbashkët të Ministrisë së Mjedisit dhe Ujërave dhe të fondacionit “Katër putra”, në Parkun Kombëtar “Ballkani Qendror” u kthyen në natyrë tre arinj të vegjël, të shpëtuar para një viti në një rrugë afër liqenit artificial “Dospat” në Rodopet Lindore. Atëherë nëna e tre këlyshëve nuk u gjet. Tre arinjtë Radostina, Mitko dhe Jonas kaluan afro një vit në qendrën shpëtimtare “Arkturos” në Greqi, ku në kuadrin e një programi të posaçëm për riadaptim u mësuan se si të mbijetojnë në natyrë. Sipas specialistëve nga ana bullgare dhe ajo greke kafshët tashmë kanë arritur moshën dhe përmasat e përshtatshme që të kthehen në mjedisin e tyre të natyrshëm. Këlyshëve u janë vendosur pajisje GPS, që të mund të ndiqen.
Vranësirat do të jenë të konsiderueshme ditën e shtunë. Do të bie shi në Bullgarinë Lindore, në Ultësirën e Trakisë së Epërme dhe në rajonet malore. Pasdite reshjet do të ndërpriten, vranësirat do të fillojnë të çahen, ndërsa në mbrëmje do të..
Në Çiprovci tashmë është duke u ngritur një monument të revolucionarit Vasill Levski . Ai iu dhurua komunës nga onkologu dhe patriot bullgar prof.dr.Ivan Gavrillov me rastin e festës së qytetit. Në prani të shumë banorëve dhe mysafirëve të qytetit..
“Më 6 shtator 1885, Bullgaria tregoi se nuk mund të ketë një kufi të përcaktuar artificialisht mes bullgarëve. Sot ne përpiqemi për heqjen e këtij të fundit, e cila na ndan artificialisht nga Bashkimi Evropian. Të bashkuar do t'ia dalim!”, shkroi..
Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve të Japonisë, Fukushiro Nukaga, mbërriti për një vizitë zyrtare në Bullgari, njoftoi BNT. Me një ceremoni zyrtare..
Pas festës së Lindjes së Hyjlindëses, Kisha nderon prindërit e saj - shenjtorët Joakim dhe Anna. Për fshatin Smoliçano në rajonin e qytetit Kjustendill,..
Edhe këtë vit Agjencia Ekzekutive për Bullgarët Jashtë Shtetit do të prezantojë çmimin vjetor "Bullgarja e Vitit - Shën Zllata Mëglenska 2023" në një..