Më 8 maj në Aula Magna e Universitetit të Sofjes “Shën Klement i Ohrit” do të dëgjojmë “Mesiun” e Handelit – një nga veprat e shquara të kompozitorit. Ajo është shkruar në vitin 1741 dhe është prezantuar për herë të parë në tërësi vitin tjetër – 1742 në Dublin. Deri në fundin e jetës së Handelit vepra është ekzekutuar 70 herë. Tek ne gjithashtu ka tingëlluar shumë herë. Organizatori i koncertit të ardhshëm është kryetari i “Shoqërisë së Bahut në Bullgari” inxh. Georgi Kollçakov.
Më shumë se 10 vjet me radhë “Shoqëria e Bahut” prezanton nga një vepër të madhe vokale dhe instrumentale për vit nga epoka e barokut. Që nga viti 2011 këto koncerte janë përfshirë në programin e Festivalit Muzikor Evropian. Gjatë viteve ishin ekzekutuar “Mateus Pasion” (Matthäuspassion) – disa herë, Johanes Pasion (Johannes-Passion) , “Mesha në h-Moll” të Johan Sebastian Bah. Vitin e kaluar – “Izrael në Egjipt” të Handelit (kjo ishte premiera e kësaj vepre në Bullgari).
“Para 17-18 vjetëve për herë të parë fillova të mendoj se mund të realizohet një projekt i tillë aq i madh në Bullgari pa ndihmë financiare nga shteti. Atëherë kjo dukej si një çmenduri e vërtetë, por gjithmonë kam besuar se mund ta realizoj. Pak nga pak rreth meje u mblodhën njerëz, të cilët e duan dhe e ekzekutojnë muzikën e barokut, siç edhe shumë adhurues këtij stili. Muzika e Bhut dhe Handelit, e cila është lidhur drejtpërsëdrejti me idenë e krishtere, sipas meje është vektori moral, të cilin e kemi humbur sot në shoqërinë tonë, është diskredituar në vitet e socializmit me mjete të tmerrshme. Mendoj se mesazhet e larta morale të kësaj muzike mund të na tregojnë drejtimin e duhur. A në të vërtetë bëhet kështu – kjo është një çështje tjetër. Nuk është pa rëndësi dhe ana muzikore. Veprat e barokur kërkojnë një mënyrë specifike të ekzekutimit, fraza muzikore është e posaçme. Në Evropën Perëndimore kjo muzikë ekzekutohet me vegla të vjetra nga epoka konkrete, apo me kopje të sakta të këtyre instrumenteve. Ne nuk kemi mundësi të tilla, por është fakt se tashmë 10-11 vjet të njëjtët njerëzit mblidhen për të bërë muzikë në këtë stil dhe mund të them se kemi mjaftë përvojë në këtë mënyrë specifike të ekzekutimit. Në orkestër kemi muzikantë mbresëlënës – koncertmjeshtri Jordan Dimitrov është nga ansambli “Solistët e Sofjes”, me rëndësi është pjesëmarrja e oboistit Kalin Panajotov, siç edhe e të gjithë muzikantëve të tjerë. Këngëtarët e korit gjithashtu janë ndër pjesëmarrësit e vazhdueshëm dhe prandaj çdo vit mund të bëjmë një hap përpara. Solistët këndojnë me ne që nga fillimi. Basi Pllamen Bejkov është nxënës i Boris Hristovit, ka specializuar muzikë të barokut në Londër dhe ka e interpretuar “Mesiun” shumë herë. Tenori Virgil Hartinger është biri i kryetarit të “Shoqërisë së Bahut” në Zaltsburg – që nga fëmijëria ai jeton me muzikën e barokut dhe njoh mjaft mirë mënyrën specifike të interpretimit të kësaj muzike. Publiku i Sofjes e njoh atë si Evangjelisti i “Pasioneve” të Bahut – një këngëtar i shkëlqyeshëm me teknikë të përsosur të barokut. Olga Mihajllova – Dinova (mexosoprano), Girgina Girginova (soprano).... Figura që i bashkon të gjithë këta muzikantë të mrekullueshëm është dirigjenti Josif Gerxhikov, i orienton muzikantët në shtigjet e një mali të madh, të cilin ai e njeh mjaft mirë. Të gjithët duan shumë të punojnë me të. Këngëtarët e vlerësojnë shumë, sepse është ai specialist i teknikës vokale, një pedagog i jashtëzakonshëm dhe njohës i mirë i epokës së barokut”.
Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova
Krishtlindja ka ardhur! Jemi të lumtur nëse kemi ngrohtësi dhe arrijmë t'u dhurojmë dashuri dhe buzëqeshje njerëzve që na rrethojnë. Dhe fryma e Krishtlindjeve - është në zemrat, në dritat, dekorimet dhe .... në këngët. “Për të gjithë ne ditët e ndritura të..
"Më ngadalë" ... këndon Stefan Vëlldobrev, dhe refreni prej disa vitesh përsëritet nga bullgarët brenda dhe jashtë vendit me shpresën për të ulur shpejtësinë me të cilën lëvizim akrepat e orës së përditshmërisë sonë... Stefan Vëlldobrev njihet..
Fondacioni "Natalia Simeonova" dorëzoi dokumentet për regjistrimin e një vatre të kulturës, e cila do të mbajë emrin e legjendës së muzikës rock bullgare Kirill Mariçkov . Këtë e bëri të ditur për BNR ish-prezantuesja e një prej emisioneve të..
Krishtlindja ka ardhur! Jemi të lumtur nëse kemi ngrohtësi dhe arrijmë t'u dhurojmë dashuri dhe buzëqeshje njerëzve që na rrethojnë. Dhe fryma e..