Programi i ditës
Radioja Kombëtare Bullgare © 2022 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

“Muzikant i vitit 2018” – një festë e bukur dhe shumë emocionuese

Orkestra Simfonike e Radios Kombëtare Bullgare mori çmimin e Ministrisë së kulturës

Në një ceremoni emocionale u shpallën fituesit e njërit prej klasifikimeve më të njohura të Radios Kombëtare Bullagare, që tashmë ka një traditë 28-vjeçare në eterin e programit Horizont, në rubrikën “Allegro Vivace”. Siç dihet, fituesit përcaktohen vetëm përmes votës së dëgjuesve dhe kuptohet se kjo është dekorata më e madhe  për çdo një muzikant.

Më 8 maj qindra adhurues të muzikës klasike si dhe të rubrikës muzikore “Allegro Vivace” u mblodhën në sallën e kryeqytetit “Bullgaria” që të duartrokasin të zgjedhurit prej tyre. Gala koncertin e nisi pianistja Milla Mihova, mbajtësja e çmimit “ Muzikant i ri i vitit - 2018”, e cila ekzekutoi dy miniatura për piano të kompozitorit të madh bullgar Panço Vlladigjerov, të shkruara në vitet e tij të hershme. Për herë të tretë ishte dorëzuar dekorata “Ollga Kamburova” e themeluar për kujtim dhe nderim të drejtueses shumëvjeçare të “Allegro Vivace”. Mundësinë për të bërë incizime për fondin e Radios Kombëtare Bullgare e fitoi trumpetisti  i ri Gjeorgji Grozev. Rini, bukuri dhe dashuri ndaj artit buronin nga interpretimi i “Kuarto kuartet” dhe “Vaya Dance Studio”. Qëndrimi i tyre marramendës ndaj krijimeve klasike nga epokat e ndryshme  fitoi dekoratën  “Projekti muzikor i vitit”. Edhe një kategori tjetër e cila “hap dyer”  për qëndrimin intergral ndaj të bukurës dhe të vlefshmes është “Klasika në gjinitë e tjera”. Sivjet fitues në të është fyelltari Nedjallko Nedjallkov – solist i Orkestrës për Muzikë Popullore pranë Radios Kombëtare Bullgare. Ai është kompozitor, pjesëmarrës në projekte të dalluara, mes të cilave “GloBalKan”, si dhe në koncerte dhe incizime, të organizuara nga muzikanti i evropian Jordi Savall.

Nedjallko Nedjallkov

Mbajtës i dekoratës për kontribut të përgjithshëm sivjet është dirigjenti Georgji Dimitrov, për veprimtari aktive krijuese – prima e operës Gabriella Georgjieva, kurse ansambli  i vitit u bë “Fortisimo” nga qyteti Burgas me dirigjente Milena Dobreva.

Ansambël i vitit u bë “Fortisimo”nga qyteti Burgas me dirigjente Milena Dobreva

“Dekorata e Madhe “Muzikanti i vitit” deri tani është fituar dy herë vetëm nga Rajna Kabaivanska dhe Teodosij Spasov – tha drejtuesja e gala koncertit /si dhe të rubrikës “Allegro Vivace” Irena Gëdeleva. Fituesi sivjet po kështu e fiton për herë të dytë dhe ai është maestro Najden Todorov.”

Hajden Todorov foli në ceremoninë pas marrjes së çmimit “Muzikant i vitit 2018” nga drejtori i përgjithshëm i Radios Kombëtare Bullgare Aleksandër Velev

Dirigjenti i njohur i cili prej disa vjetëve është dirigjent i përgjithshëm i Filarmonisë së Sofjes – kohë, në të cilën e transformoi rrënjësisht jetën muzikore në kryeqytet (kuptohet në bashkëpunim me ekipin e këtij institucioni muzikor prestigjioz). Maestroja falënderoi dhe Orkestrën Simfonike të Radios Kombëtare Bullgare me të cilën ka një bashkëpunim të shkëlqyer dhe nuk la pa falënderuar dhe muzikantët, të cilët, pavarësisht nga pagat e tyre i ulëta, mbeten e qendrën e jetës kulturore muzikore tek ne dhe vazhdojnë ta përhapin lavdinë e Bullgarisë jashtë shtetit. Statuja e punuar nga skulptori Hristo Iliev, ishte dhënë personalisht nga drejtori i përgjithshëm i Radios Kombëtare Bullgare Aleksandër Velev.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: Ani Petrova

Më shumë nga rubrika

“Përballë erës” – kënga e parë e këngëtares Toni Dimitrova dhe Vëllezërve Argirovi

Para afro një muaji Vëllezërit Argirovi dhe këngëtarja Toni Dimitrova prezantuan këngën e tyre “Përballë erës”, e cila shumë shpejt fitoi popullaritet në se gjykojmë nga qasjet në rrjetet sociale. Adhuruesit e këngëve melodike pop përmbushën..

botuar më 22-11-04 10.28.PD

Vesko Eshkenazi për videon e re nga projekti "Në botën e muzikës"

Koncertmasteri i Orkestrës Concertgebouw Vesko Eshkenazi, fizarmonicistja Veronika Todorova dhe dirigjenti Georgi Miltiadov prezantuan para pak kohe videoklipin e tyre të parë të përbashkët. Pjesa muzikore, në bazë të së vilës është xhiruar klipi,..

botuar më 22-11-04 7.15.PD

Grupi vokal "Spektrum" është fitues i çmimit “Lira e Kristaltë”

U shpallën fituesit e çmimeve "Lira e Kristaltë" për vitin 2022. Themeluar në vitin 1996, ato jepen çdo vit nga Unioni i Artistëve Bullgar të Muzikës dhe Valleve dhe Radio Classic FM për arritje të jashtëzakonshme në muzikë, performancë dhe në..

botuar më 22-11-03 10.12.PD