Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Mario Angjellov: “Muzikë për piano” është një prelud ndaj koncertit të ardhshëm të Orkestrës Simfonike të Radios Kombëtare Bullgare

Foto: arkiv

“Muzikë për piano” është titulli i programit të cilin Mario Angjellov e prezanton më 12 maj në studion numër një të Radios Kombëtare Bullgare. Do të tingëllojnë vepra tl Allfred Shnitke, Bah, Hajdn, Mozart dhe Betoven. Një pianist në Orkestrën Simfonike të Radios Kombëtare Bullgare për afro 30 vjet, kurse prej disa vjetëve dhe producent i muzikës simfonike në “Shtëpinë muzikore” të Radios Kombëtare Bullgare, Marioja, për asnjë moment nuk e ka ndërprerë karrierën e vet solo. Në lidhje me koncertin e ardhshëm, kolegu ynë tha:

“Fillimisht dua të nënvizoj se recitali im është i menduar si një farë preludi ndaj koncertit të Orkestrës Simfonike të Radios Kombëtare Bullgare më 17 maj në sallën e kryeqytetit “Bëllgaria”. Dirigjent është Mark Kadin. Violonçelisti i shkëlqyer Atanas Krëstev do të interpretojë Koncert numër 1 të Shostakoviçit. Veprat e tjera do të tingëllojnë për herë të parë në Bullgari: “Një muzikë e qetë” - vepër e  kompozitorit të lindur në Kiev Valentin Sillvestrov, suitë nga muzika pranë filmit “Dama Pika” nga Sergjej Prokofiev dhe suitë nga filmi “Shpirtrat e vdekur”, muzika është e Allfred Shnitke, orkestrimi është i Gjenadij Rozhdenstvenskit, ku solist jam unë. Më 12 maj në matinenë e Radios Kombëtare Bullgare, po kështu do të interpretoj një vepër të Shnitke - Fugë nga Suita në stilin e lashtë për violinë dhe piano” /përpunimi im për piano-solo/. Disa nga veprat e tjera janë të konsideruara për të lehta për t'u kryer bile dhe nga nxënësit e përparuar në Shkollën Muzikore, me përjashtim mbase të “Fantazisë kromatike dhe fugës” tëJohan Sebastian Bah, të cilën pianistët e quajnë me shaka “Fantazia Problematike dhe Fuga”. Vendosa se programi i muzikës së bukur, të interpretuar në ditën e diel do t'i sjellë gëzim publikut. Vepra e fundit është “Sonata patetike” e Betovenit.

Mes linjave bazë të cilat i ndjek Marioja në punën e tij si pianist dhe producent, është interpretimi i muzikës moderne me aksent mbi atë bullgaren, pavarësisht nga preferencat personale e të tjera. Sipas tij kultura jonë muzikore duhet të ruhet, bile dhe veprat të cilat janë që nga zanafilla e muzikës profesionale në Bullgari dhe disa e gjejnë si jo mjaft të mira. “Kjo është një pjesë e historisë sonë dhe ne duhet ta ruajmë. Nuk duhet të gjykojmë, por me nder të kryejmë punën. Në këtë drejtim Orkestra Simfonike e Radios Kombëtare Bullgare është një lloj hard disku i krijimtarisë prej kompozitorëve bullgarë. Për shembull gjatë stinës së fundit kemi incizuar kryesisht vepra të autorëve tanë, që të mund të rinovojmë fondin e vjetër të radios.

Mario Angjellov ka përfunduar Shkollën Kombëtare Muzikore “Ljubomir Pipkov” - fillimisht në klasën e Ljudmilla Çenkovës, kurse pas kësaj tek profesori Nikollaj Evrov.

Zonjës Çenkova i jam shumë i detyruar - thotë pianisti. Ajo punoi shumë me mua, më përsëriste se e vëmë themelin, mbi të cilin unë vetë do të ndërtojë. Për mua kjo është mënyra më e ndershme-të mësosh nxënësin vet të mësoj dhe të zhvillohet. I jam shumë falënderues dhe profesoreshës Mara Petkova, tek e cila mësova në Akademinë Kombëtare Muzikore. E zgjodha sepse e dija se është nxënëse e Klaudio Araut të madh, nuk e njihja personalisht. Pasi i përfundova studimet, vazhdova akoma vite të tëra të shkoj në mësim tek profesoresha Petkova dhe mendoj se atëherë mora arsimin tim të vërtetë - në këtë komunikim me të, tanimë si një koleg më i ri. Gjatë vitit 1991 shpallën konkurs për pianist në Orkestrën Simfonike të Radios Kombëtare Bullgare dhe që atëherë jam pjesë nga kjo orkestër, të cilën e gjej për një gërshetim fatmirë të rrethanave, sepse asnjëherë nuk ngriva në zhvillimin tim. Kurse puna e producentit të muzikës simfonike, puna me partitura të veprave të mëdha, pasuron dhe frymëzon jashtëzakonisht shumë.

Adhuruesit e muzikës klasike, të cilët duan të dëgjojnë programin “Muzikë për piano” më 12 maj, mund të marrin ftesa nga Informacioni në Radion Kombëtare Bullgare. Koncerti është nga ora 12.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Një koncert i daulleve japoneze tajko do të kënaqë dashamirësit e muzikës në Sofje

Dashamirët e muzikës japoneze mund të shijojnë një koncert me daulle tradicionale japoneze tajko në ekzekutim të grupit Wadaiko-Sai - Japoni. Koncerti mbahet në kuadrin e Ditëve të Kulturës Japoneze në vendin tonë. Daullet Tajko kanë një histori..

botuar më 24-11-05 9.10.PD

Kottarashky prezanton filmin "Kutia e zezë ballkanike" në Berlin

Kottarashky është një nga autorët më interesantë të muzikës që u shfaq në skenën bullgare në dekadën e parë të shekullit të ri. Pas këtij pseudonimi qëndron Nikolla Gruev, i cili pa u lodhur eksperimenton me përzierjen e zhanreve. E njohim më së..

botuar më 24-11-05 6.10.PD
Pllamena Mangova dhe Rainer Honeck

Një surprizë për publikun bullgar – koncerti i parë i përbashkët i violinistit austriak Rainer Honeck dhe pianistes Pllamena Mangova

Më 6 nëntor në sallën "Bullgaria" në kryeqytetin e Sofjes publiku bullgar do të ketë mundësinë të shijojë vepra pak të njohura të interpretuara nga muzikantë të shquar. Variacione mbi një temë nga Frank Bridge, op. 10 – një vepër e hershme e Benjamin..

botuar më 24-11-04 7.15.PD