Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

I pyesin bullgarët jashtë shtetit çfarë mund t’i kthejë në Bullgari

Foto: arkiv

Agjencia “Market Links” dhe organizata joqeveritare “Lëvizja për kauzën kombëtare” organizojnë një sondazh ndër bullgarët, që jetojnë jashtë shtetit. Sondazhi do të zhvillohet me ndihmën e vullnetarëve në ditën e zgjedhjeve evropiane në rajonin e pikave të votimit në sa më shumë vende të BE-së. Qëllimi i anketës është që të konstatojë se çfarë mund t’i provokojë bullgarët që të kthehen në Bullgari dhe cilat janë pengesat për marrjen e një vendimi të tillë. Anketa do të jetë online dhe aktive një javë para datës 26 maj. Organizata joqeveritare është duke përgatitur një platformë me emrin “BULGARIA WANTS YOU” e cila do që të krijojë lidhje mes biznesit dhe bullgarëve në botë, nëpërmjet dhënies së mundësisë për të punuar dhe banuar në Bullgari.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Presidenti apeloi edhe një herë Gjykatën Kushtetuese për ndryshimet në Kushtetutë

Presidenti Rumen Radev sot edhe një herë iu drejtua Gjykatës Kushtetuese me kërkesë që ndryshimet në Kushtetutë të bëra nga Legjislatura e 49-të të Kuvendit Popullor të shpallen jokushtetuese. Kundërshtimet e kreut të shtetit janë kundër heqjes së..

botuar më 24-11-20 5.58.MD

Ambasadorja e Austrisë u njoh me situatën në kufirin bullgaro-turk

Ambasadorja e Austrisë Andrea Ikic-Böm vizitoi dje kufirin bullgaro-turk me ftesë të drejtorit të Drejtorisë kryesore të Policisë Kufitare, njoftoi sot shërbimi për shtyp i Ministrisë së Punëve të Brendshme. Së bashku me drejtorin kryekomisionar Anton..

botuar më 24-11-20 3.44.MD

Bullgaria vlerësoi lart Presidencën shqiptare të CEI

Ministri i punëve të jashtme Ivan Kondov mori pjesë në takimin e ministrave të punëve të jashtme të vendeve anëtare të Nismës së Evropës Qendrore (CEI), që u mbajt sot në Tiranë. Ndër temat e diskutuara ishte roli i CEI në bashkëpunimin rajonal dhe..

botuar më 24-11-20 3.29.MD