Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Breza të ndryshëm të yjeve bullgare në “Javët muzikore të Sofjes”

Foto: www.sofiaweeks.com

Festivali i pesëdhjetë ndërkombëtar “Javët muzikore të Sofjes” do t’u japë skenë muzikantëve të shumtë bullgarë, të cilët jetojnë jashtë shtetit dhe tanimë janë të afirmuar nëpër botë, por dhe të rinjve të cilët aktualisht fillojnë karrierën e tyre.

Më 23 maj, me vepra të Shopenit dhe të Panço Vlladigjerovit, pianisti Ljudmill Angjellov, ansambli i dhomës “Solistët e Sofjes” dhe Filarmonia e Sofjes me dirigjent Pllamen Xhurov do të hapin festivalin. Pak para ngjarjes solisti u kthye në kujtimet e veta për muzikantët e mëdhenj, të cilët si nxënës i ka dëgjuar në “Javët muzikore të Sofjes”.

“Do të doja që të tregoj se çfarë impulsi të shkëlqyer për ne të rinjtë, ishte mundësia që të vinim në sallën “Bullgaria” dhe të dëgjonim muzikantë të shkëlqyer-kujtohet Ljudmill Angjellov. Kjo qe një shkollë e vërtetë  dhe një ngjarje të cilën e prisnim me një padurim të madh çdo vit. Pas kësaj, vetë unë fillova të marrë pjesë në festival, por ndjenja për diçka speciale në jetën muzikore të Sofjes dhe sot e kësaj ditë nuk më ka ikur.”

340 pjesëmarrës prej 22 shteteve, partneritete të reja midis solistëve dhe grupeve të dhomës, premiera botërore të krijimeve muzikore dhe libra, klasa mjeshtërie-këto janë disa nga ngjarjet dalluese të edicionit të sivjetshëm.

Programi ynë i sivjetshëm ii tejkalon 60 shfaqjet– tregon Momçill Gjeorgjiev, koordinatori programor i festivalit.Festivali është në formatin “Javët muzikore të Sofjes dhe shokë”, me qenë se ka bullgarë të shumtë, të cilët gjatë viteve vijnë nga jashtë, që të mund të kontribuojnë për zhvillimin e veprimtarisë sonë muzikore dhe të festivaleve. Pikërisht ato janë ura midis Lindjes dhe Perëndimit – siç është menduar festivali përpara gjysmë shekulli nga themeluesit e tij profesorët Bogomill Stërshenov, Panço Vlladigjerov, Petër Stupell.”

Po vazhdojmë ta ruajmë traditën, prandaj edhe sivjet festivali është një festival i premierave”.

Dirigjenti dhe drejtor i Filarmonisë së Sofjes Najden Todorov shprehu kënaqësinë e tij  se në festival marrin pjesë muzikantë të njohur bullgar nga brezat e ndryshëm.

“Roli i një festivali është jo thjesht të mbledhë koncerte nën një kapele të përbashkët, por të ketë diçka speciale në të-mendon ai.Kurse në këtë festival ka gjëra mjaft speciale-hapim me pianistin Ljudmill Angjellov dhe mbyllim me violinistin Minço Minçev, dirigjenti Urosh Llajovic do të na befasojë  me një orkestrim të ndryshëm të “Piktura nga një ekspozitë” nga Musorski, e bërë nga Leo Funtek; kuarteti elitar“Frosh” do të ekzekutojë bashkë me pianistin Evgjeni Bozhanov dhe fizarmonistja japoneze Mie Miki. Kemi dhe solist të rinj, por njëkohësisht me përvojë të filarmonisë si violinistet Bozhidara Kuzmanova dhe Jana Deshkova, të cilët do të ekzekutojnë koncert nga Baruh dhe Korngolld. Do të ketë po kështu dhe një koncert të shkëlqyer të orkestrës së radios për kujtim të Gjeorgji Badevit-në të do të jetë si solist violinisti Svetlin Rusev. Në përgjithësi festivali do ti japë nderim interpretuesve të mëdhenj bullgar, por dhe do të tregojë se kemi një të ardhme me koncertin e filarmonisë “Pioner” i cili është pikërisht më 24 maj.

Me pjesëmarrjen e vet të parë në “Javët muzikore të Sofjes” kori “Vanja Moneva” do të shënojë përvjetorin e vet të 25. Mos mendoni se këndojmë vetëm këngë popullore, me aranzhim të kompozitorëve bullgarë, deklaroi dirigjentja zonja Moneva, duke thënë se në koncert do të interpretojnë krijime premierë prej autorëve tanë. Për herë të parë do të tingëllojë  dhe krijimi Concerto piccolo non tanto grossonë stilin neobarok të Atanas Atanasovit, që është përfshirë në koncertin “Pasqyra-baroku takon bashkëkohoren” më 7 qershor, informon dirigjentja Virgjinia Atanasova. Titulli të nënkupton se do të kërkojmë ura midis së kaluarës  dhe modernizmit, shtoi ajo.

Dhe me qenë se viti 2019 është viti i Panço Vlladigjerovit, jubileu i tij i 120 do të nderohet  me një sërë shfaqjesh dhe të festivalit. “Kulmin” do ta sjellin katër nipërit e kompozitorit, të cilët do të ekzekutojnë krijime të njohura dhe pjesa në aranzhime të reja në koncertin “Familja Vlladigjerov ekzekuton Vlladigjerovin.”

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Muzikanti Dimitër Atanasov: Le t’u bëjmë një bilanc veprave të mira që kemi bërë për të tjerët

Krishtlindja ka ardhur! Jemi të lumtur nëse kemi ngrohtësi dhe arrijmë t'u dhurojmë dashuri dhe buzëqeshje njerëzve që na rrethojnë. Dhe fryma e Krishtlindjeve - është në zemrat, në dritat, dekorimet dhe .... në këngët. “Për të gjithë ne ditët e ndritura të..

botuar më 24-12-27 6.30.PD

"Ngjitës për mjekrën" - kënga për Krishtlindje që këndohet edhe gjatë verës

"Më ngadalë" ... këndon Stefan Vëlldobrev, dhe refreni prej disa vitesh përsëritet nga bullgarët brenda dhe jashtë vendit me shpresën për të ulur shpejtësinë me të cilën lëvizim akrepat e orës së përditshmërisë sonë... Stefan Vëlldobrev njihet..

botuar më 24-12-26 7.10.PD
Kirill Mariçkov

Një Vatër e re e Kulturës në kryeqytet do të mbajë emrin e muzikantit Kirill Mariçkov

Fondacioni "Natalia Simeonova" dorëzoi dokumentet për regjistrimin e një vatre të kulturës, e cila do të mbajë emrin e legjendës së muzikës rock bullgare Kirill Mariçkov . Këtë e bëri të ditur për BNR ish-prezantuesja e një prej emisioneve të..

botuar më 24-12-25 4.14.MD