Festivali i pesëdhjetë ndërkombëtar “Javët muzikore të Sofjes” do t’u japë skenë muzikantëve të shumtë bullgarë, të cilët jetojnë jashtë shtetit dhe tanimë janë të afirmuar nëpër botë, por dhe të rinjve të cilët aktualisht fillojnë karrierën e tyre.
Më 23 maj, me vepra të Shopenit dhe të Panço Vlladigjerovit, pianisti Ljudmill Angjellov, ansambli i dhomës “Solistët e Sofjes” dhe Filarmonia e Sofjes me dirigjent Pllamen Xhurov do të hapin festivalin. Pak para ngjarjes solisti u kthye në kujtimet e veta për muzikantët e mëdhenj, të cilët si nxënës i ka dëgjuar në “Javët muzikore të Sofjes”.
“Do të doja që të tregoj se çfarë impulsi të shkëlqyer për ne të rinjtë, ishte mundësia që të vinim në sallën “Bullgaria” dhe të dëgjonim muzikantë të shkëlqyer-kujtohet Ljudmill Angjellov. Kjo qe një shkollë e vërtetë dhe një ngjarje të cilën e prisnim me një padurim të madh çdo vit. Pas kësaj, vetë unë fillova të marrë pjesë në festival, por ndjenja për diçka speciale në jetën muzikore të Sofjes dhe sot e kësaj ditë nuk më ka ikur.”
340 pjesëmarrës prej 22 shteteve, partneritete të reja midis solistëve dhe grupeve të dhomës, premiera botërore të krijimeve muzikore dhe libra, klasa mjeshtërie-këto janë disa nga ngjarjet dalluese të edicionit të sivjetshëm.
“Programi ynë i sivjetshëm ii tejkalon 60 shfaqjet– tregon Momçill Gjeorgjiev, koordinatori programor i festivalit.Festivali është në formatin “Javët muzikore të Sofjes dhe shokë”, me qenë se ka bullgarë të shumtë, të cilët gjatë viteve vijnë nga jashtë, që të mund të kontribuojnë për zhvillimin e veprimtarisë sonë muzikore dhe të festivaleve. Pikërisht ato janë ura midis Lindjes dhe Perëndimit – siç është menduar festivali përpara gjysmë shekulli nga themeluesit e tij profesorët Bogomill Stërshenov, Panço Vlladigjerov, Petër Stupell.”
Po vazhdojmë ta ruajmë traditën, prandaj edhe sivjet festivali është një festival i premierave”.
Dirigjenti dhe drejtor i Filarmonisë së Sofjes Najden Todorov shprehu kënaqësinë e tij se në festival marrin pjesë muzikantë të njohur bullgar nga brezat e ndryshëm.
“Roli i një festivali është jo thjesht të mbledhë koncerte nën një kapele të përbashkët, por të ketë diçka speciale në të-mendon ai.Kurse në këtë festival ka gjëra mjaft speciale-hapim me pianistin Ljudmill Angjellov dhe mbyllim me violinistin Minço Minçev, dirigjenti Urosh Llajovic do të na befasojë me një orkestrim të ndryshëm të “Piktura nga një ekspozitë” nga Musorski, e bërë nga Leo Funtek; kuarteti elitar“Frosh” do të ekzekutojë bashkë me pianistin Evgjeni Bozhanov dhe fizarmonistja japoneze Mie Miki. Kemi dhe solist të rinj, por njëkohësisht me përvojë të filarmonisë si violinistet Bozhidara Kuzmanova dhe Jana Deshkova, të cilët do të ekzekutojnë koncert nga Baruh dhe Korngolld. Do të ketë po kështu dhe një koncert të shkëlqyer të orkestrës së radios për kujtim të Gjeorgji Badevit-në të do të jetë si solist violinisti Svetlin Rusev. Në përgjithësi festivali do ti japë nderim interpretuesve të mëdhenj bullgar, por dhe do të tregojë se kemi një të ardhme me koncertin e filarmonisë “Pioner” i cili është pikërisht më 24 maj.”
Me pjesëmarrjen e vet të parë në “Javët muzikore të Sofjes” kori “Vanja Moneva” do të shënojë përvjetorin e vet të 25. “Mos mendoni se këndojmë vetëm këngë popullore, me aranzhim të kompozitorëve bullgarë”, deklaroi dirigjentja zonja Moneva, duke thënë se në koncert do të interpretojnë krijime premierë prej autorëve tanë. Për herë të parë do të tingëllojë dhe krijimi Concerto piccolo non tanto grossonë stilin neobarok të Atanas Atanasovit, që është përfshirë në koncertin “Pasqyra-baroku takon bashkëkohoren” më 7 qershor, informon dirigjentja Virgjinia Atanasova. Titulli të nënkupton se do të kërkojmë ura midis së kaluarës dhe modernizmit, shtoi ajo.
Dhe me qenë se viti 2019 është viti i Panço Vlladigjerovit, jubileu i tij i 120 do të nderohet me një sërë shfaqjesh dhe të festivalit. “Kulmin” do ta sjellin katër nipërit e kompozitorit, të cilët do të ekzekutojnë krijime të njohura dhe pjesa në aranzhime të reja në koncertin “Familja Vlladigjerov ekzekuton Vlladigjerovin.”
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Krishtlindjet janë një festë shumë e veçantë për këngëtaren Rumjana Koceva. Për vite, ajo mbledh familjen dhe miqtë në shtëpinë e saj - momente të dashura që i ngrohin ditët e saj deri në Krishtlindjet e ardhshme. Këngëtarja e estradës këtë vit i dha..
Një nga këngët më të reja për festat që po vjen është "Mrekullia e Krishtlindjes" e realizuar nga këngëtarët e rinj Stefani Ilieva dhe Stojço Stojçev, i njohur me pseudonimin STOYCHOS. Përderisa Stefani ka dy këngë origjinale, për STOYCHOS dueti i..
Duke i qëndruar besnike stilit të saj të butë dhe elegant, këngëtarja Bellosllava arrin gjithmonë të na befasojë. “Të pëlqej” titullohet kënga e saj më e re, këtë herë me reperin Bobo. Teksti është i saj, ndërsa muzika dhe aranzhimi janë të pianistit Zhivko..
Në fund të vitit 2024, dy muaj pas “Këngë për të”, Papi Hans prezantoi projektin e tij të radhës, të ngarkuar me shumë emocione – “Parkingu”. Kënga..
Kënga më e re e Mihaella Fileva – “Loti i fundit” shoqërohet me një video të realizuar nga vetë këngëtarja. Viti 2025 është një vit i fillimit të ri për..