Qyteti i Pazarxhkut (Bullgari Jugore) mori vlerësime shumë të larta për kandidaturën e vet për “Qytetin Evropian të Sportit 2020”. Kjo u bë e qartë pas inspektimit të bërë nga komisioni i vlerësimit nga ACES EUROPE. Ai ishte në krye me Vinçenco Lupateli – anëtari i Bordit Ekzekutiv të Asociacionit të Qyteteve Evropiane të Sportit dhe vizitoi të gjitha objektet sportive në qytet. Sofja ishte e para dhe pas saj 10 vendbanime tashmë mund të krenohen me titullin prestigjioz dhe kjo është në dobi të njerëzve, sepse kështu ata marrin më shumë mundësi për sport dhe për një jetë më aktive, tha Lupateli. Komisioni i inspektimit do të paraqesë raportet e veta para Bordit Ekzekutiv dhe pritet se vendimi do të merret brenda një muaji.
Rekorduesja kombëtare në distancën 10 000 metra në maratonë Milica Mirçeva regjistroi një rekord të dytë kombëtar në distancën 5 kilometra në rrugë në Leicester (Britania e Madhe). Mirçeva përfundoi e 15-ta në garën elitare me kohën 15:43, dy..
Në renditjen botërore të tenistëve , të publikuar sot, tenistët më të mirë të Bullgarisë, Grigor Dimitrov dhe Viktoria Tomova, u lëvizën më përpara. Falë arritjes në fazën e 16-të në Indian Wells, Grigor Dimitrov u ngjit një pozicion më parë..
Petër Stojçev, i njohur si notari më i suksesshëm në botë në maratonë, shënoi një tjetër arritje serioze duke u bërë bullgari i parë që notoi përmes Ngushticës Kuk, e cila lidh ishujt jugor dhe verior të Zelandës së Re. Stojçev ia doli,..